Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s'jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran'në jetë
dor' për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!
Burg 1954
------------------------------------------------------
Koment
Poezi e hershme e Trebeshinës, që dëshmon
për melankoninë dhe mendimin filozofik,
karakteristika thuaj të krejt krijimtarisë
së autorit të cilit i pëlqen kurdoherë
t'i shikojë e t'i pikturojë dukuritë
e jetës e të shoqërisë në
tërë ashpërsinë dhe konkretësinë
e tyre. Tek kjo poezi, shkruar në burg, hasim
absurditetin e jetës (jemi fare pranë e
prapë larg njëri-tjetrit etj.)