Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme
në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në
dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.
Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra
gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre
në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke
forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një
gjumë.