Po iki me trishtim i zhgënjyer
nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët
e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s'e di , veç s'dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do
prehem
me qafën e futur në jakën gri të
xhaketës.