Trim mbi trima kishte qënë
gjithmonë Gjergj ElezAlia. Vjetë e vjet
ai i kishte dal zot truallit të të parëve,
ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatë kundër armiqve të derdhur
këtej nga deti e nga toka për të shkelur
vendin, për t'a dhunuar e zhveshur. Dhe të
gjithë këta armiq Gjergj Elez Alia i kish
shtrirë përtokë pa frymë. Por
në luftrat e shumta me dhunonjës të
shumtë trimi ynë kishte marrë nëntë
plagë në shtat dhe tani kishte nëntë
vjet që dergjej në kullë. Atë
e kishin harruar të gjithë dhe e kishin
lënë në dorë të fatit. Nuk
e kishte harruar vetëm e motra që i rrinte
ditë e natë mbi krye. I lante plagët
me ujët e gurrës nëntë vjece,
ia shpëlante me lotët e syve të saj,
i terte gjakun me flokët e ballit; shtatin ia
lidhte me shamitë e nënës, ia hijshonte
me petka e moçme të tatës; armët
e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte
armët pranë, bacë Gjergji e ndjente
zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej
një fill shprese. Ai i duronte si burrë
dhembjet e plagëve kur i ndërronte motra
shtatin.Vetëm një dhembje nuk e duronte
dot Gjergji. Dhembjen për motrën e dashur
të varrosur së gjalli pranë tij, në
kullën e lartë, që t'i mjekonte plagët,
të përkujdeseshe për të. Kjo dhembje
e shtrinte Gjergjin si të vdekur, pa frymë.
E motra e Gjergjit s'kish patur kurë çaste
gëzimi. Ndërsa shoqet e saj gëzonin
të ritë e tyre, kishin dashuruar, ishin
martuar kishin lindur fëmijë, ajo rrinte
gjithnjë mbyllur në kullë pranë
Gjergjit të sëmurë.
Kështu kaluan të nëntë vjetët.
Vitin e nëntë u hap e mori dhenë fjala
gjëmëmadhe se kish dalë nga deti një
bajloz i zi, trim i fortë e i prapë, më
i lig nga gjithë bajlozët e tjerë që
kishin shkelur gjer atëherë truallin tonë.
Ky bajloz i prapë i kishte hedhur vendit një
rreng të rëndë; çdo derë
ti jepte një dash të pjekur, çdo
vatër ti dërgonte një vashë të
njomë Bajlozi vriste ditë për ditë,
digjte javë për javë një krahinë.
Kishte vrarë aq kreshnikë sa tani askush
s' kish zemër t'i dilte përpara e t'i priste
hovin, sepse topuzi i tij ishte shumë i rëndë,
shpata e tij ishte shumë e mprehtë dhe shigjeta
e tij përshkonte tej e tej trupin e kreshnikut.
Kështu tërë vendi lëndonte nën
thundrën e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjë; ai dergjej në
shtrat si i vdekur e i pakallur në varr. Askush
nuk vinte t'i qante brengën e ti kërkonte
ndihmë sepse e dinin se s'kishte forcë as
të dilte tek pragu i derës. Kur i erdhi
rradha shtëpisë së Gjergjit që
t'i jepte Bajlozit haraçin, dashin e pjekur
dhe motrën, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua
dhe nëmi
- O vëlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na
mori
Nëna e tata kalben të vdekur nën blir.
Shtati i vëllait kalbet së gjalli brenda
në shtëpi.
Shtati i motrës do të bjerë në
duart e balozit të zi ...
Pse vallë nuk shëmbet kjo kullë të
na zërë brenda të vdekur ?
Pse s'bëhet gërmadhë kjo shtëpia
jonë ?
Vdekja është më e ëmbël moj
e zeza nënë se sa jeta pa nder.
Atëherë Gjergji u zgjua, shikoi përreth
e s'dinte ç'kishte ndodhur. Kish ndjerë
që i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se
kulla i ishte rrënuar aq shumë sa ia shtinte
shiun brenda. Zemra iu bë copë, shikoi motrën;
dy vija lotësh ia përshkuan faqet e tretura.
Dhe nga pikëllimi mallkoi kullën;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Të mbuloftë
fund e krye lemashku. Paç banorë brevën
e gjarprit!
Si më lëshove ti kaq shpejt pikat e shiut
brenda në shtrat ?
Motra ia fshiu me dorë të dredhur lotët
e i tha:
- Jo, more vëlla, nuk bie shi përjashta
e nuk pikonçatia e kullës.
Ty të kanë lodhur fort plagët e shtatit
dhe shkretia,
prandaj s'di ç'flet; sytë e mi pikojnë
lot vëlla !
Atëherë Gjergji i shtrëngoi dorën
me atë pëllëmbën e thatë,
i lëmoi ëmbël fytyrën, e shikoi
me ata sytë e mallit dhe i foli me zjarr, si
nuk kish folur kurrë:
- Pse qan moj motër ? Pse ma thyen kaq shumë
zemrën ?
Shtati im ka nëntë vjet që po kalbet
së gjalli.
Në këta nëntë vjet Gjergji yt
s'ka pasur kurrë pushim e
ka fërfëlluar gjithnjë si ai gjethi
i ahut në faqe të shullërit.
Vallë a s'ke pasur të hash e të pish
në këta nëtë vjet ?
A s'të ka mbajtur ty vëllai me të veshur
e të mbathur ?
A të ka rënduar ndonjëherë me
fjalë ?
Apo tu mërzit vëllai dhe të ka lindur
dëshira të martohesh e ta braktisësh
?
Atëherë motra, ia mori dorën, ia vuri
mbi ballin e saj dhe iu përgjigj bukur:
- Oh vëlla ! Kaq shumë të paska mërzitur
vuajtja që më flet kështu ?
Hyfsha gjallë nën dhè në më
shkon mendja për t'u martuar.
të ngrënë e të pirë kam patur
mjaft vëlla.
Edhe të veshur e të mbathur kam pasur mjaft,
Kurrë s'më ke rënduar me fjalë
si sot.
Unë ty të kam tatë, ty të kam
vëlla.
Po sot bacë Gjergji dua të qaj një
brengë të madhe.
Si nuk t'u përkëmb vallë shtati në
këta nëntë vjet që të dalësh
gjer te praku i derës ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftë vera !
Po qysh të duroj unë e zeza turpin e ti
shkoj bajlozit në derë ?
Kur dëgjoi këto fjalë, bacë Gjergji
i harroi të nëtë plagët e shtatit,
i harroi të nëtë dhimbjet dhe brofi
drejt e më këmbë sikur të mos
paskësh lënguar kurrë në shtrat:
i hollë, i gjatë, ashtu siç kishte
qënë dikur trim mbi trima. I tha së
motrës:
- O motër, merr tani gjogun e luftës e zbrit
shpejt deri tek nallban vëlami.
I thuaj: " Të dërgon falmeshëndet
Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj
hekuritë farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalë
bajlozit në shesh të burrave ".
Po s'desh të ma mbathë gjogun nallban vëlami,
hipi sërish e shko në derë të
nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti në
qytet e shkoi drejt tek nallban vëllami.
- Puna e mbarë o nallban vëllami !
- Mbarë paç, moj vashë e largët
!
- O vëllam, të dërgon falëmeshëndet
bacë Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri të farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit në shesh të burrave.
Mirëpo në këta nëntë vjetët,
që kur Gjergji ish varrosur së gjalli breda
në kullë, nallban vellami e kish harrur
fare vëllazërinë e vjetër. Ai
nisi t'i flasë së prapthi së motrës
së bacë Gjergjit.
- Po të m'i falësh - tha -moj vashë,
ata sytë e ballit,
unë do të shpëtoj Gjergjin tënd:
do t'ia mbath mirë gjogun e do t'ia bëj
të fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemërim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftë goja
?
un pandeva se pata ardhur në derë të
vëllamit,
po e shoh se paskam rënë në derë
të magjypit.
Këta dy sy unë ia kam falur një hërë
e përgjithmonë
nënës e tatës që kalben nën
dhè,
ia kam falur Gjergjit tim që kalbet me nëntë
plagë mbi dhè !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vëllamit që
e kish
harruar vëllazërinë dhe i ra kalit
e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - të dërgon
falëmeshëndet
bacë Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun
me patkonj të
farkuar dhe me thumba trungji,
se do të dalë të luftojë me bajlozin
e detit.
Nallban dashamiri s'ia bëri fjalën dy po
ia mbathi kalin mirë e bukur si për vete.
- I thuaj - tha - falëmeshëndet bacë
Gjergjit e daltë faqebardhë në luftë.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu
vasha.
Mbrëmanet vajza u kthye në shtëpi dhe
gjeti Gjergjin tek po priste nën hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armët pranë. Ai
kishte mposhtur dhimbjen e shtatit për të
ruajtur nderin e shtëpisë së vet e
të gjithë vendit për hakmarrje.
C'bëri Gjergj Elez Alia ?
Ia dërgoi falëmeshëndet Bajlozit të
detit dhe i tha :
- Unë s'kam vashë për ty o bajloz !
Deshtë e vathës nuk i kam majmur për
ty.
Kam vetëm një motër në shtëpi
po nuk ta jap dot
se s'ka kush të më lidhë plagët
e shtatit.
Pra të pres të dalësh në dyluftim
në shesh të burrave.
Kur zuri drita të zbardhë majat ata të
dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolën kaluar
në fushë të luftës dhe zunë
t'a thumbojnë shoqishoqin me fjalë. Bajlozi
ish veshur me parzmore të rënda hekuri,
kish vënë në kokë përkrenare
celiku ish armatosur me
këpucë të rënda dhe shpatë
të gjatë dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka
hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin të
ligur e të tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi
me të madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkë ngritur o Gjergj!
Pse më ke nxjerë kot bre burrë në
fushë të luftës ?
A nuk e di ti se mua më thonë bajloz deti
?
Unë kam shembur nga kali shumë kreshnikë
dhe i kam dërguar në botën tjetër.
Ty do të shemb me gishtin e vogël !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirë po thua o bajloz të lumtë goja
!
Vërtetë unë kam nëntë vjet
që kam marrë udhën e varrit
se kam nëntë plagë në shtat, po
pa arritur ende në varr
ti më ktheve prapë, sepse ti më ke
kërkuar motrën
përpara se të më kërkosh dyluftimin,
ke kërkuar berat përpara se të kërkosh
barinë,
unë kam ardhur këtu të tregoj se ç'na
thotë kanuni i të parëve tanë;
të mos lëshojmë gjënë para
se të lëshojmë armët,
të mos i japim kurrë motrat bajlozit para
se të vritemi me shpatë në shesh të
luftës.
Bëhu gati bajloz se të ka ardhur dita e
fundit. Këtu i thonë Gjergj Elez Alia.
I lëshuan kuajt vrap në fushën e luftës
tym më tym . Bajlozi i prapë mori në
shenjë i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit
përkuli të dy gjunjët dhe u ul. Topuzi
i rëndë i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi
krye dhe u ngul tutje dymbëdhjetë pash thellë
nën lëndinë. Pluhuri u ngrit dymbëdhjetë
pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur
topuzin e vet dhe e qëlloi bajlozin në shteg
të ballit. Bajlozi u përkul dhe u gremis
i vdekur. Kur u gremis u tund tërë fusha.
Kali mori arratinë . Gjergji nxori menjëherë
shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga
trungu. Kryet ia vari në modhë të shalës.
Trungun ia hoqi zvarë për këmbe nëpër
fushë përmes ferrash dhe drizash dhe ia
hodhi në një përrua. Gjaku i bajlzoit
të zi rrodhi nëpër përrua, nxiu
gjithë lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark
kundërmoi erë kërme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar në
shtëpi, mblodhi gjithë shokët e u tha
: -pa dëgjoni o shokët e mi, falë ju
qofshin kullat e mia, falë ju qofshin gjithë
paret e mia, falë ju qoftë gjithë malli
dhe gjëja ime, amanet motrën e Gjergj Elez
Alisë.
Dhe trimi u hodh të përqafonte motërzezën
që e priste me gëzim. Të dyve zemrat
u pushuan përnjëherësh. Vëlla
e motër ranë përdhe të vdekur.
Vdekje më e lehtë dhe më e ëmbël
s'ish parë kurrë. Shokët vajtuan me
gjëmë të madhe, hapën pastaj një
varr të gjerë sa t'i nxërë të
dy vëlla e motër të përqafuar.
Varrin e rrethuan me një muranë të
bukur që të mos harrohej kurrë se sa
shumë e kishte dashur vëllai motrën
dhe motra të vëllanë, të mos harrohej
trimi i madh Gjergj Elez Alia, që mbrojti nderin
e vet dhe të shtëpisë dhe që shpëtoi
vendin nga dhunat e bajlozit të zi. Mbi krye
shokët u mbollën atyre të dyve një
bli të bukur, atje pushon ngaherë zogu i
verës...
Kur nisi të dushkohet mali qyqja qëndroi
mbi muranën e varrit të ri se e gjeti blirin
të tharë. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe
e gjeti tërë kulmin të shëmbur
përdhe. Atëherë zuri vend në një
dritare dhe i tha me përbetim shtegtarit që
shkonte udhës:
- Dëgjo o shtegtar i malit, në qofsh duke
kënduar
kur të afrohsh kësaj ane pushoje këngën
tënde,
në qofsh duke qarë kur të afrohesh
kësaj ane
shtoje dhe më shumë vajin e gjëmën.
Unë kërkova bjeshkë më bjeshkë,
verova verim më verim,
mjerova shtëpi pas shtëpije
por kërkund nuk e pashë një trim si
Gjergj Elez Alia.
Të gjitha shkuan e vanë,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartë u shemb dhe murana e varrit s'njihet
më,
as kulla e dikurshme,
po doli kënga që shkon si një yll drite
nëpër shekuj
për të kënduar trimërinë
e vëlait dhe dashurinë e motrës,
fismërinë e shpirtit të madh shqiptar
dhe kënga nuk vdes kurrë....