Krenare ngrihet mbi Bunën e
gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella
e lashtë e Rozafatit.
Kur është hedhur guri i parë i në
themelet e kësaj
kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në
mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve
të mocëm të kësaj mënge.
Një gjë dihet mirë e qartë ; atë
e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët,
që ishin fise të forta ilire.Në atë
kohë tërë bregu i këtejshëm
i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo
Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më
vonë u derdhën këtej romakët pastaj
sllavët, normanët, venetikët turqit
e shumë popuj të tjerë të huaj.
Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën
muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës
, janë lagur me përrenj gjaku të atyre
që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë
mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse
populli ynë mbeti ngulur në këtë
tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një
gojëdhënë të bukur por dhe të
hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në
ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë.........
I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë
. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë
. Pas tri ditësh e tri
netësh fryu një erë e hollë dhe
e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer
në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës
punonin tre vëllezër. Ndërtonin një
kështjellë. Murin që e bënin ditën
u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin
dot . Na shkon aty një plak i mirë.
- Puna e mbarë , o tre vëllezër.
- Të mbarë paç o plak i mirë
. Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di
të na thuash një fjalë të mirë
.
C'të bëjmë që të nbajmë
muret në këmbë ?
- Unë di - u thotë plaku - po e kam për
mëkat tua them .
- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona ,
se ne duam që ta qëndrojmë më
këmbë këtë kështjellë..
Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të
tre vashat tuaja ?
- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të
tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç'të bëjmë që
ta qëndrojmë këtë kështjellë
?
- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa
besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi
mos kuvendoni për fjalët që do t'u
them unë . Atë nga të tri kunatat që
do të vijë nesër t'ju sjellë bukën
, t'a merrni e t'a muroni të gjallë në
mur të kështjellës . Atëherë
keni për ta parë se muri do t'u zërë
vend e do t'u qëndrojë për jetë
e mot.
Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa ,
pastaj s'u pa.
Vaj !
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën
: ia tregoi të gjitha vashës së vet
kështu e kështu , i tha të mos
vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e
shkeli besën e fjalën : ia tregoi të
gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli
e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në
shtëpi , nuk i tha gjë vashës së
vet .
Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt
e shkojnë në punë . Cekanët godasin
, gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë
. I thotë së madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë
; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s'mund të shkoj se
jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë
: duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek
fisi për të bujtur.
- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël
.
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !
- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan
kungullin me verë.
- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin
të vogël. Druhem se do gji të pijë
e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta
lëmë të qajë - , i thonë
të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë,
merr kungullin me verë, puth djalin e vogël
në të dy faqet,
niset e bie në Kazenë; që aty ngjit
kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë
të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe
i shoqi.
- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c'është kështu? Cekanët ndalen
e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat
zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin
nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur në ditë të zezë
, moj kunata jonë . Ne e kemi bërë
me fjalë të t'murojmë të gjallë
në mur të kështjellës.
- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë
do t'ju lë një porosi:
kur të më muroni në mur, synë
e djathë të ma lini jashtë, dorën
e djathtë të ma lini jashtë, gjirin
e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin
e kam të vogël. Kur të nisë të
qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën
dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë
do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të
pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella
qëndroftë, djali im u trimëroftë,
u bëft mbret e mbretëroftë !
Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë
në themel të kështjellës. Dhe
muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më
parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot
të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë
të pikojnë lotët e nënës
për birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .