Rinjohja e vëllait me motrën.
Edhe në këto këngë legjendare
hasim motivin e largimit të vëllait për
arsye të ndryshme o është rrëmbyer
nga të huajt, nga pushtuesit turq dhe është
bërë jeniçer, o është hajdut
që bredh maleve, ose është mercenar
që lufton larg vendit të tij dhe rrjedhat
e luftës e sjellin rastësisht në vendlindje.
Edhe këtu rinjohja bëhet pas shenjash ose
pas një shënje që jep Perëndia
me anë të një shpendi, zakonisht të
një pëllumbi. Kënga legjendare, pra,
na flet përgjithësisht për një
përçarje të familjes shqiptare të
shkaktuar nga sundimi i huaj. Megjithatë, në
trung të këngës janë bashkuar
edhe elemente të tjera, që flasin për
një integrim të këngës në
atmosfera përrallore (zogjtë që shqetësojnë
çiftin për të mos ndodhur incesti,
stuhia që shpërthen për të ndaluar
pikërisht këtë bashkim, të mbirët
e bimëve në varrin e vëllait e të
motrës).
Këngë legjendare me këtë temë
gjenden si në Shqipëri, ashtu dhe te arbëreshët
e Italisë. Ato ndahen në dy grupe: në
grupin e parë, vëllai kthehet si ushtar
a si hajdut, rrëmben motrën dhe kërkon
të martohet me të, por pengohet nga shenjat
qiellore; në grupin e dytë, ai e blen të
motrën nga i shoqi dhe, pas shënjave, e
njeh se e ka motër.
Në grupin e parë kemi variantin arbëresh
të njohur me emrin "Olimpia dhe Vllastari".
Këtë e gjejmë të mbledhur te Dorëshkrimi
i Kieutit (Vashëza, ç'ish e mblidh lule)
ku vëllai (Vllastarthi) është jeniçer
dhe gjen motrën duke kënduar e duke mbledhur
lule dhe nga biseda mësojnë se janë
motër e vëlla. Motra këtu. quhet Shegë
dhe ngjarja zhvillohet në Napoli të Moresë.
Më pas këtë këngë legjendare
e gjejmë të mbledhur nga De Rada, por këtë
radhë ngjarja është disi
tjetër: vajza, Olimpia, është në
Koron (Morè) dhe në një mbrëmjeherë
mbledh lule e këndon e trishtuar. Andej kalon
një ushtar turk dhe e rrëmben
e ia çon të parit të tij, Kur bien
të flenë, një zog sillet rrotull
shatorres e "ulej/eqante: Mjera u, Mjera u zogë!/Puthën
i vëllau të motrën!"Të trembur,
të dy pyesin njeri-tjetrin dhe zbulohen se janë
vëllezër. Nga të dhënat (sidomos
toponimet) kuptojmë se këto janë variante
shumë të lashtë, së paku që
nga viti 1534 kur shumë shqiptarë u shpërngulen
që andej dhe u hodhën në Itali.
Varianti i dytë e këtij grupi të parë,
këndohet në rrethet e Gjirokastrës
e të Përmetit dhe quhet "Kënga
e Gjino Vakut". Është historia e një
hajduti, të cilin, pas njëzet vjetësh
e sjell rruga në vendlindje, nga ku kishte ikur
fëmijë. Rrugës ndesh me një dasëm,
turret mbi krushqit dhe rrëmben nusen. Me nusen
e rrëmbyer ai shkon në një manastir
të verë kurorë, por aty: "Fryn
një erë e një furtunë,/gjithë
kandilet i shoi, /kallogretë i vuvosi,/priftërit
i marmarosi." I trembur nga këto shenja
të qiellit, hajduti pyet nusen: "E kuja
je ti, moi vajzë? /Jam e bij'e Spiro Vakut,/jam
e motr'e Gjino Vakut, /jam e mbes'e qir Dhespotit"
/Qënkemi motr'e vëlla,/ndaj u bë këjo
hata!". Në disa variante të mbledhura
po në këto zona, hajduti quhet Konofat apo
Gjino Vaka, ndërsa në një variant,
vajza është e bija e Agramozit.
Në variantet e treta që këndohen në
tërë Veriun e vendit tonë, kemi si
hero Gjon Pretikën. Në përmbledhjen
që i bëhet te "Visaret e Kombit"
(II f.257) lexojmë: "Gjoni shkon e zen në
mal blegtoreshën dhe e ngreh rrshánë.
Blegtoresha i thotë se s'asht e shkretë,
qi me ia bà ashtu, se e ka nji vlla n'ushtri,
emnit Gjon, me ka gjashtë gishta në dorë
e në kambë. Dalin motër e vlla e prej
mallit pëlsasin ngryka ngryka".
"Ku ra Gjoni, bini ftoni,/ aty çili lule
ftoni;/ku ra blega, bini shega,/aty
çili lule shega". Motra këtu quhet
Fasile. Shenjë kjo se ka nisur
islamizimi i legjendës.
Në grupin e dytë të këtyre këngëve
legjendare, vendosim zakonisht këngën legjendare
të Ali Borxhalisë. Heroi këtu është
Ali Borxhalia (ose Lute Fukaraja), i cili mbytet në
borxhe dhe, megjithëse shet shtëpi e katandi,
nuk arrin dot t'i lajë. Atëhere ai mendon
(në disa variante këtë ia shtie në
mend e ëma) të shesë të shoqen.
Në variantin ku e këshillon e ëma (VK
I f.269), janë këto fjalët e saj: "Hiç
merak, bir, mos u ban,/ se fort kollaj na borxhin
kem me e la, /nuse e bukur, bir, ty t'ka qillue, /kur
t'na vinë ma e para e djelë,/ditë pazarit,
bir, qi ka qillue,/kem m'e veshë nusen e përdorue
(stolisë),/e n'pazar nusen kem me e çue,/pesëqind
qese nusen kem m'e shitë,/dyqind qese na qar
kem me i pasë,/treqind qese na borxh kem me i
la;/gjaja e malli prap ka me na mbetë,/nusen
prap, bir, kam me t'marrë."Djali pranon,
megjithëse nusja i lutet që të mos
veprojë ashtu. Ditën e pazarit, nusja shitet
dhe ai që e blen del më në fund se
është i vëllai. Edhe këtu, një
pullumb pengon bashkimin e tyre. Atëhere vëllai
e kthen të motrën tek i shoqi të cifit
ia fal edhe të hollat që ka paguar për
ta blerë të motrën. Kjo këngë
legjendare haset në Shqipërinë e Veriut
ku është integruar në Ciklin e Kreshnikëve.
Emri i vëllait të nuses është,
sipas krahinave, i ndryshëm: Hysen aga i vogël
në Kastrat, Hazri Asali në Kallmet, Rexhë
Demiri në Pukë, Zir Hasani në Burrel
etj. Kuptohet qartë se në këtë
variant, që është disi më i ri
nga ato që pamë në grupin e parë,
kemi reflektimin e zakonit të blerjes së
nuses dhe, sipas logjikës së kësaj
shitblerjeje, ashtu si blihet, një nuse ashtu
edhe mund të shitet...
Ndikimi islamik është i qartë, pra,
në pozicionin që i caktohet femrës,
e cila është një pjesëtare që
mund të shkëputet lehtë nga familja
edhe nëse ka lindur fëmijë, mbasi vendin
e saj, mund ta zënë fare lehtë të
tjera, madje mund të jenë në një
shtëpi shernra të ndryshme, të gjitha
në varësi të bashkëshortit, që
i ka blerë dhe mund t'i trajtojë si mall.