Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Legjenda
 

Legjenda

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Rinjohja e Vëllait me Vëllanë

Rinjohja e vëllait me vëllanë. Zakonisht, struktura tipike e subjektit të kësaj kënge legjendare, ndërtohet nga fati i dy vëllezërve, të ciiët ndahen që fëmijë, rriten në ambiente të tjera dhe rasti e sjell që, pas vitesh, të njihen nga shënja trupore apo diçka tjetër se janë vëllezër. Tematikë e njohur prej kohësh edhe në letërsinë artistike, si p.sh. te Plauti (Menehmët) ku vëllezërit janë binjakë, te Cajupi etj. Në folklor njihet kënga legjendare e Siran Tin Alias dhe e Arnaut Osmanit, e cila për nga forma, ambienti dhe fryma e përgjithshme kuptohet qartë se është integruar në Ciklin e Kreshnikeve. (Këngë popullore legjendare, Tiranë, 1955, f. 65). Siranin e pyesin agallarët përse nuk martohet. Ai u përgjigjet se ka rënë në dashuri me gruan e Amaut Osmanit dhe se do të shkojë t'ia rrëmbejë. Niset dhe në Fushat e Kralisë "tridhetë bashkë i kite pa :/in dalë çikat te gurra tue la". Nga biseda me to kupton se cila është nusja e Arnaut Osmanit dhe atëherë e rrëmben n'vithet gjogut djali po ma ven,/me ni rryp për vedin ma ka njeshë, e për bjeshkë rrugën e ka marrë, /tridhetë çikat brimën e fillojnë". Arnaut Osmani niset ta ndalojë grabitësin, por ai është larg. Atëhere merr një gjethe dhe shkruan me gjak mbi të : "Pa trimni njat nuse e ke marrë, /ka viejtë provë me mua me u ba"! Era e merr gjethen dhe ia çon Siranit. Ky i shkruan një letër dhe cakton ditën e dyluftimit. Të dy ndeshen rreptas: "Paskan nisë me mazdraka po priten!/Kryeça-kryeça atllarët i avritkan,/paskan nisë me shpata çi po priten,/deri batall shpatat i kanë ba./Atëherë trimat n'tokë çi kanë ra, /fyt ëm fyt trimat kenkan kapë(...)/Shum janë siellë, shum janë sukullua, gjaku sytë krejt ja kite mlua,/nusja rrite n'kam tuj shikjua:/Pash ni Zot, djelmoça, çi ju ka dhanë,/nalnju pak sytë çi me i la! "Trimat ndërpresin belegun dhe pyesin njeri-tjetrin se nga janë e ç'njerëz kanë në shtëpi dhe kështu mësojnë se janë vëllezër, mbetur jetimë, Sirani që kur ishte 5-vjeçar (mbasi babanë ua kishte vrarë Muji), ndërsa Arnaut Osmani ishte ende në bark të nënës e kështu nuk e kishte njohur të atin. Edhe e ama e kishte braktisur në sarajet e Krajlit dhe për vete qe larguar. Kështu njohin njëri-tjetrin dhe pasi kërkojnë për një kohë të gjatë, gjejnë edhe nënën e tyre.
Një këngë e tillë legjendare është ambientuar edhe në kohën e Skënderbeut dhe dëshmon me këtë për vjetrinë e saj. E mbledhur nga De Rada (MH I f. 167) ajo është botuar te "Rapsodi..." dhe nis me vargjet: "Gajin buk si di vëllezër/Skanderbeku e Milo Shini". Befas dëgjohet një gjëmim. Skënderbeu nis Milo Shinin të shohë se ç'është: po të jenë turqit, ta thërrasë, po të jetë gjëmim nga qielli, të kthehet. Milo Shini shkon dhe vë re se vinin turqit. I vjen turp të kthehet dhe të thërrasë Skënderbenë dhe vendos të ndeshet me turqit ai vetë me trimat e tij. Në betejë e sipër, Milo Shini plagos njërin nga turqit. Kur e pyet se kush është, tjetri i pergjigjet: "-Jam i arbëresh u, Gjin Bardhela./-Gjin Bardhela, vëllau im,/mba tutje mos u t'vras,/se jam gjaku dejturith,/të gjakut te qenit turk."Në fund të betejës, ai e çon vëllane në shtëpi, te e ëma: "-agëzuashë, zonja mëmë, /Gjin Bardhelën, tët bir, /Gjin Bardhelën, tim vëlla,/ t'e solla. Ni mua uratën,/ uratën e tinë zoti,/ëm e të gjithë ëngjëjvet'. Në këngë nënkuptohet se si janë ndarë vëllezërit nga njeri-tjetri, me sa duket Gjin Bardhela ka qene rrëmbyer e rritur si jeniçer.

Këngë Legjendare

Hyrje
Këngë Legjendare Historike
Këngë të Rinjohjes
Legjenda
Gjergj Elez Alia
Rozafati
Besa e Kostandinit
Ymer Agë Ulqini
E Bija e Hënës dhe e Diellit


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003