Në kohën kur Turqia ishte
e zënë me luftën që i kishin shpallur
Rusia (1787) dhe Austria (1788) dhe kur vëmendjen
e vet Stambolli e kishte drejtuar në Shkodër.
Ali Pashë Tepelena gjeti rastin të ndërmerrte
një varg fushatash luftarake, për të
formuar një pashallëk të madh dhe autonom.
Për t'ia arritur këtij qëllimi, Ali
Pashës i duhej të ruante marrëdheniet
e mira me sulltanin deri sa t'i thyente feudalët
kundërshtarë dhe të forconte pozitat
politike dhe fuqinë e vet ushtarake. Aliu iu
bind formalisht fermanëve të sulltanit që
e urdhëronin atë, më 1787, të
merrte pjesë në ekspeditën e Mahmut
Pashë Ajdosit kundër Shkodrës dhe pastaj,
po atë vit, në luftimet në frontin
e Danubit kundër rusëve. Por në të
njëjtën kohë ai e kuptonte se për
të formuar një pashallëk të madh
atij i duhej të kishte përkrahjen jo vetëm
të popullsisë vendase, por edhe të
fuqive të mëdha që të njihnin
atë sundimtar të këtij pashallëku,
në rast se Turqia do të mundej. Prandaj
qysh më 1787 ai hyri në kontakt me agjentë
e Rusisë në Greqi dhe Shqipëri dhe
me anën e tyre mundi të lidhej me kryekoman-dantin
e ushtrive ruse, princin G. A. Potjomkin. Princi i
dha premtime të zbehta Aliut dhe i vuri si kusht
që të mos merrte pjesë në luftën
kundër Rusisë. Për të ruajtur
miqësinë me rusët, Aliu nuk qëndroi
veçse pak kohë në frontin e Danubit.
Me pretekstin më të parë u kthye në
Terhallë dhe vitin tjetër pushtoi, siç
u tha më parë, Pashallëkun e Janinës.
Më 1788 kur pushtoi Janinën, pozitat e
Ali Pashës ishin, mjaft të dobëta.
Qytetarët e shikonin me frikë dhe urrejtje
sundimtarin e ri që kishte kaluar deri atehëre
një jetë kaçaku dhe plaçkitësi.
Feudalët e mëdhej ishin gjithnjë të
fuqishëm dhe përpiqeshin akoma për
të siguruar për vehte sundimin e pashallëkut.
Marrëdhëniet me Portën e Lartë,
për shkak të pushtimit me forcë të
Janinës, ishin mjaft të ndera.
Por Ali Pasha brenda një kohe të shkurtër
i përmirësoi pozitat e veta. Qysh në
e ditët e para shpalli se do të administronte
me drejtësi, do të vendoste qetësinë
e brendëshme, do të ndiqte shkaktarët
e trazirave dhe do të trajtonte njësoj të
gjithë banorët, si shqiptarët edhe
grekët, si myslimanet edhe të krishterët.
Pastaj filloi ndjekjet kundër feudalëve
kundërshtare, agallarëve derebej dhe koxhabashëve
të fuqishëm të pashallëkut që
nuk pranuan t'i nënshtroheshin autoritetit të
tij. Në këtë fushatë ai nuk kurseu
as feudalët që e kishin ndihmuar të
pushtonte qytetin. Repartet e tyre i shpërndau.
Mjaft kundërshtarë të tij u arratisën.
Pastaj, në marrëveshje me kapedanët
e martallozëve me të cilët kishte lidhje
të vjetra, i ndoqi bandat e hajdutëve pjesërisht
duke i çfarosur, pjesërisht duke i detyruar
të largoheshin jashtë. Për të
siguruar qetësinë vendosi garnizone ushtarake
në qendrat kryesore të pashallëkut.
Kundër atyre që shkaktuan trazira shpërtheu
pesha e dënimit të pamëshirshëm
të organeve të Aliut.
Në përfundim të kësaj fushate,
në pashallëkun e Janinës bashkë
me qetësinë u vendos edhe autotiteti i Ali
Pashës. Sipas shprehjes së Haxhi Shehrretit,
oborrtarit dhe apologjistit të Ali Pashës,
në Pashallëkun e Janinës "qëngji
mund të flinte pa frikë pranë ujkut".
Në të njëjtën kohë Ali
Pasha i kushtoi kujdes të veçantë
grumbullimit të të ardhurave fiskale. Për
këtë qëllim vuri dorë mbi pasuritë
e feudalëve të aratisur ose të burgosur,
dhe mbi çifliqet e tyre së bashku me fshatrat
që kishin në derebejllëk. Pjesën
më të madhe të çifliqeve e ktheu
në personale. Pjesën tjetër ua shpërndau
agallarëve të vet. Nga këto të
ardhura u dërgoi dhurata dhe ryshfete të
majme funksionarëve të lartë të
Stambollit. Me anën e dhuratave ai largroi dyshimet
e qeverisë turke dhe siguroi kështu fermanët
me të cilat sulltani e njohu atë sundimtar
të Janinës, ndërsa birin e Veli Pashën,
mytesarif të Terhallës.
Me të hollat që grumbulloi Aliu filloi
ndërtimin dhe meremetimin e kalave si dhe organizimin
e një ushtrie të përherëshme e
të disiplinuar. Me të pergatitur ushtrinë,
Ali Pasha filloi 1789 fushatën për zgjerimin
e sundimit të vet.