Veprimtarinë e parë Ali Pasha
Tepelena e hodhi drejt limanit bregdetar të Artës.
Arta ishte pas Janinës qyteti i dytë kryesor
i Epirit. Si skelë në detin Jon, Arta lehtësonte
marrëdhëniet tregëtare të Janinës
me tregjet mesdhetare.
Pasi e nënshtroi Artën, Ali Pasha iu drejtua
Toskërisë. Me cilësinë e derven-pashës
dhe me pretekst se do të vendoste qetësinë,
Aliu nisi po atë vit ushtritë e veta bashkë
me bandat e martallozëve greke drejt luginës
së Vjosës. Gjatë kësaj fushate
ai nënshtroi Konicën, Përmetin, Këlcyrën,
Libohovën dhe Tepelenën. Këto vise
ndodheshin nën vartësinë e sundimtarit
të Pashallëkut të Beratit, Ibrahim
Pashë Vlorës, që kishte zënë
vendin e Ahmet Kurt Pashës. Për shkak të
këtyre pushtimeve, midis tyre plasi një
konflikt i armatosur, i cili nuk zgjati shumë
dhe përfundoi me marrëveshjen e të
dy palëve. Sipas marrëveshjes, biri i Aliut,
Myftari, u martua me vajzën e Ibrahim Pashës.
Nga ana e vet Ibrahimi i dha Myftarit krahinat e pushtuara
si prikë për këtë martesë.
Në të vërtetë këto krahina
i mbetën Aliut, i cili me këtë mënyrë
përfshiu brenda kufijve të Pashallëkut
të Janinës viset qendrore të Toskërisë.
Pushtimi i Artës që solli daljen e Pashallëkut
të Janinës në bregdet si dhe depërtimi
i Ali Pashës në Toskëri nuk u panë
me sy të mirë nga Republika e Venedikut,
e cila filloi të ndjente rrezikun që po
i kërcënonte tashti qytetet bregdetare të
Eprit dhe ishujt jonianë që ishin në
zotërimin e saj. Për këtë arësye
ajo lidhi me Portën Lartë një konventë
me të cilën Turqia zotohej, të mos
ndërtonte kala në bregdet. Veç kësaj
Republika mori një numër masash për
të thyer autoritetin e Aliut. Ajo strehoi në
zotërimin e saj feudalet e ndjekur dhe të
shpronësuar prej pashait të Janinës,
armatosi krahinat gjysmë-autonome të Sulit,
të Himarës, si dhe feudalët e Çamërisë
që ndodheshin në afërsitë bregdetit
dhe u premtoi ndihma në rast se këta nuk
do t'i nënshtroheshin autoritetit të Aliut.
Përpara se të hynte në konflikt të
armatosur me Republikën e Venedikut, Ali Pasha
vazhdoi të përforconte edhe me tej pushtetin
e vet Brenda pashallëkut. Ai kërkoi të
nënshtronte më parë viset malore gjysmë-autonome
të suliotëve, të cilët po nxiteshin
kundër tij nga Republika e Shën-Markut.
Në pranverën e vitit 1790 ushtritë
e Aliut filluan marshimin kundër Sulit. Në
fillim ato patën disa suksese. por kur arritën
në bjeshkët e larta, ndeshën në
qëndresën e ashpër të suliotëve.
Ekspedita u ndërpre, pasi Aliu me urdhër
të sulltanit u detyrua të shkonte me ushtritë
e veta po atë vit kundër rusëve në
frontin e Danubit.
Aliu u kthye nga fronti i Danubit më 1791.
Gjatë largimit të tij nga pashallëku,
në Shqipërinë e jugut ishte formuar,
me inisiativën e Republikës së Venedikut,
një besëlidhje feudalësh rivalë.
Në krye të besëlidhjes ishte vënë
Ibrahim Pashë Vlora. Me feudalët rivalë
ishin bashkuar edhe suliotët. Aliu u përpoq
të përçante besëlidhjen duke
i bindur feudalët kundërshtarë të
hiqnin dorë nga bashkëpunimi me suliotët
e krishterë që përkraheshin nga Rusia,
armike e Turqisë. Bësëlidhja u përça
dhe Aliu u pajtua përsëri me Ibrahihim Pashë
Vlorën duke lidhur me të krushqi të
dytë. Pastaj i drejtoi ushtritë kundër
Sulit. Sulmi filloi më 20 korrik 1791. Edhe këtë
radhë ushtritë e Aliut në fillim patën
disa suksese, por më vonë u detyruan të
tërhiqeshin pa mundur t'i nënshtronin suliotët.
Pas këtij dështimi Ali Pasha i ndërpreu
për disa vjet me radhë fushatat ushtarake,
për të mos i thelluar dyshimet që kishin
filluar të lindnin në Stamboll, në
një kohë kur gjendja ndërkombëtare
nuk ishte e favorshme për një konflikt të
armatosur midis pashallëkut dhe Portës së
Lartë.