Kundër Ali Pashë Tepelenës
vazhdonin të vepronin feudalët rivalë,
shqiptarë dhe turq, të dëbuar nga pronat
dhe pozitat që gëzonin më parë
në Shqipëri. Epir e Thesali. Nga këta,
rivali më aktiv ishte Ismail Pasho Beu. Në
sajë të miqësisë që lidhi
me Halet Efendiun, këshilltarin më të
afërt të sulltanit, dhe të konsideratës
që filloi të kishte për të vetë
sulltan Mahmuti i II, Ismail Pasho Beu u bë udhëheqësi
kryesor i bllokut të feudalëve rivalë
të grumbulluar në Stamboll. Halet Efendiu
ishte njëkohësisht edhe agjent i fshehur
i Fanarit dhe, nëpërmjet Fanarit. agjent
i eteristëve. Si feudalët rivalë ashtu
edhe eteristët bënin presion të vazhdueshëm
pranë sulltanit dhe Portës së Lartë
për të organizuar një ekspeditë
ndëshkimore kundër Ali Pashë Tepelenës.
Për të përmiresuar pozitën e
vet, Aliu kërkoi nga Anglia e Austria të
ndërhynin në Stamboll për të ndaluar
ekspeditën, përgjegjësinë e së
cilës ai ua ngarkonte vetëm rivalëve
të tij. Por as në Londër as në
Vjenë nuk gjeti përkrahje.
Pas dështimit të këtyre përpjekjeve.
Aliu filloi t'i godiste me anë atentatesh rivalët
e vet edhe brenda në Stamboll. Atentati i parë
u krye por pa sukses kundër Ismail Pasho Beut,
në afërsi të pallatit të sulltanit.
Njëri nga atentatorët u kap nga garda turke
dhe e kallzoi Aliun si shtytës të atentatit.
Shtrirja e dorës së Aliut deri në afërsitë
e pallatit të sulltanit u dha fund lëkundjeve
të Mahmutit të II. Në fillim të
vitit 1820, sulltani dekretoi shkarkimin e Ali Pashës
nga funksionet zyrtare. Dekretin e sulltanit e aprovoi
edhe Sheih-ul-Islami. Ky urdhëroi që Aliu
të paraqitej brenda 40 ditëve në Stamboll
për të dhënë llogari. Në
vend të Aliut, si qeveritar i Janinës dhe
i Delvinës u emërua Ismail Pasho Beu.
Ali Pasha u përpoq me anën e dhuratave
të mëdha që deri në Stamboll të
anullonte vendimin e sulltanit. Ai nisi në Stamboll
delegacione pas delegacionesh të përbëra
nga shqiptare e grekë, myslimanë e të
krishterë, të cilët iu lutën Portës
së Lartë mos e largonte Aliun pasi nga qeversja
e tij kishin qenë përherë të kënaqur.
Këto orvatje nuk dhanë fryt. Aliu i u drejtua
qeverisë angleze dhe kërkoi prej saj që
të ndihmonte duke mos lejuar flotën turke
të afrohej në bregdetin e Jonit. Qeveria
angleze nuk pranoi t'ia jepte këtë ndihmë.
Aliu atëherë bëri një hap tjetër.
Me shpresë se do të drejtonte Portën
e Lartë kundër lëvizjen çlirimtare
greke, ai e vuri atë në dijeni mbi përgatitjet
e "Shoqërisë së Miqve", por
pa ndonjë rezultat.
Në përfundim të afatit, Ali Pasha
nuk u paraqit në Stamboll. Kjo donte të
thoshte se ai po hynte në luftë me Turqinë.
Në pranverën e vitit 1820 marrëdhëniet
me Stambollin u prenë. Aliu filloi të merrte
masa ushtarake për mbrojtje. Qendër kryesore
e rezistences u caktua Janina. Kalatë rreth Janinës
u forcuan. Nëpër rrugët nga ku mund
të marshonin ushtritë turke u vendosen garnizone
ushtarake. Një pjesë e ushtrisë, nën
komandën e Myftar Pashës, u vendos në
Toskëri, në kalatë e Beratit, Gjirokastrës,
Ohrit, Tepelenës dhe në vende të tjera
për të mbrojtur pashallëkun nga veriu.
Një pjesë tjetër e ushtrisë nën
komandën e Veli Pashës, u vendos në
Thesali e Lepant për të mbrojtur pashallëkun
nga jugu. Pjesa kryesore e ushtrisë, nën
komandën e Omer Bej Vrionit, u vendos në
lindje të Janinës për të mbrojtur
qendrën e pahallëkut. Flota u ngarkua të
mbronte gjirin e Artës.
Në të njëjtën kohë Ali
Pasha dërgoi deleacione në Gegëri,
Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Moldavi dhe në
Vllahi, për t'i nxitur këto vende të
fillonin luftën kundër Turqisë. Në
prill 1820 ai u takua me J. Paparigopullin të
cilit i kërkoi ndërmjetësimin e tij
dhe të qeverisë ruse për të bërë
një kryengritje të përbashkët
me "Shoqërinë e Miqve". Përfaqësuesi
rus nuk i dha përgjigje të prerë por
i premtoi se këtë propozim do t'ia parashtronte
ambasadorit të tij në Stamboll.
Mospranimi i Aliut për t'u paraqitur në
Stammboll dhe përgatitja e tij për qëndresën
e armatosur, e shtytën sulltan Mahmutin e II,
në maj të vitit 1820, të shpallte Ali
Pashë Tepelenën "fermanlli".
Për të mobilizuar popullësinë
e pashallëkut, Aliu thirri, më 28 maj 1820,
në një mbledhje të posaçme krerë
shqiptarë e grekë, hoxhallarë e priftërinj.
Me një fjalim të gjatë pasi u kujtoi
politikën që kishte ndjekur deri atëherë,
qetësinë dhe barazinë që kishte
vendosur, përkrahjen që u kishte siguruar
të krishtërëve, ndihmën që
u kishte dhënë në zhvillimin e zejtarisë
e tregëtisë, në fushën e arësimit
dhe të kulturës, në ndërtimin
e rrugëve dhe të kishave, u kërkoi
atyre të bashkoheshin me të kundër
ushtrive të sulltanit. Ai u premtoi dëgjuesve
të tij se po të thyheshin turqit osmanlli
do të krijonte një shtet kushtetues që
do të përfshinte Shqipërinë e
Thesalinë kurse Greqia qendrore dhe Morea do
të organizoheshin në një shtet autonom
nën mbrojtjen e vetë Aliut. Kryengritësve
grekë u premtoi ndihmën e tij, dhe si hap,
të parë u jepte 1.500.000 grosh.
Me programin e vet Ali Pasha gjeti përkrahje
vetëm në popullësinë shqiptare
të pashallëkut, grekët qëndruan
të lidhur pas "Shoqërisë së
Miqve". Grekët e oborrit të tij, në
pjesën më të madhe eteristë, e
nxitnin Aliun t'u qëndronte me armë ushtrive
turke duke i dhënë shpresë së
në të njëjtën kohë do të
fillonte edhe kryengritja e përgjithëshme
greke. Ali Pashë Tepelena e kuptoi me në
fund gjendjen e vet të dëshpëruar dhe
se po luftonte më parë edhe me tepër
për lirinë e Greqisë se sa për
pavarësinë e pashallëkut të tij.
Por tashmë lufta kundër sulltanit ishte
e pashmangëshme.