Kongresi i Vjenës që u mblodh
prej tetorit 1814 deri në qershor 1815 për
t'i diktuar Francës së mundur kushtet e
paqes dhe për të caktuar hartën e re
të Evropës, si dhe krijimi i Aleancës
së Shenjtë në tetor 1815 për të
respektuar sistemin politik që u krijua në
Kongresin e Vjenës, patën riperkusione të
ndjeshme për Pashallëkun e Janinës.
Disa nga problemet që u biseduan në Kongresin
e Vjenës, siç ishte fati i Shtatë
ishujve, prekën drejtpërdrejtë interesat
e pashallëkut. Ali Pasha u përgatit të
dërgonte si delegatë në Vjenë,
profesor Psalidhën, për të kërkuar
aneksimin e Pargës dhe të qyteteve bregdetare.
Por, duke parë kundërshtimin e Anglisë,
e cila përpiqej të siguronte për vehte
Shtatë ishujt dhe qytetet bregdetare të
Epirit, e pezulloi dërgimin e Psalidhës
në Vjenë.
Më 15 nëntor 1815, Shtatishujt kaluan
nën mbrojtjen e Anglisë.
Sipas marrëveshjes së fshetë anglo-turke
që u lidh në fillim të vitit 1817,
Anglia mbajti vetëm Shtatë ishujt kurse
qytetet bregdetare iu kthyen Turqisë. Nga këto
qytete vetëm Parga ndodhej në duart e ushtrive
britanike, të tjerat kishin kaluar me kohë
nën sundimin e Aliut.
Me raportin e ri të forcave që u vendos
në Evropë, mundësitë e një
luftë të Rusisë ose të Austrisë
kundër Perandorisë Otomane përkohësisht
u larguan. Veç kësaj, antarët e Lidhjes
së Shenjtë, duke përfshirë edhe
Rusinë, u zotuan të mos përkrahin asnjë
lëvizje revolucionare dhe asnjë ndryshim
të hartës politike të Evropës.
Tani Porta e Lartë e kishte përsëri
rrugën e hapur për të shtypur lëvizjet
separatiste, duke përfshirë edhe atë
të Ali Pashë Tepelenës. Në këtë
gjendje të re, Pashallëku i Janinës
u gjend i izoluar.
Problemet kryesore që qëndronin përpara
Ali Pashës në këtë, kohë
ishin: aneksimi i Pargës dhe gjetja e aleatëve
në lëmin ndërkombëtar.
Çështja e Fargës u zgjidh pa luftë.
Me lejen e Turqisë, Ali Pasha u pagoi banorëve
të Pargës që ikën për të
mos rënë në duart e tij, 150 mijë
lira stërlina për pasurinë e tyre të
patundëshme që braktisën, dhe më
10 maj 1819 e shtiu më në fund në dorë
qytetin.
Çështja e aleatëve kishte si kurdoherë
një rëndësi të veçantë
për Ali Pashën, aq më tepër kur
tani parashikohej ndërhyrja energjike e sulltanit.
Aliu mendonte se Rusia me gjithë pjesëmarrjen
në Lidhjen e Shenjtë, nuk kishte hequr dorë
nga politika e saj tradicionale kundër Turqisë.
Prandaj, qysh më 1815, dërgoi në Moldavi
e Vllahi përfaqësuesin e vet. Kostandin
Dukën, i cili ra në kontakt me rusët
dhe u parashtroi atyre gadishmërinë e Aliut
për të marrë pjesë krahas Rusisë
me 25-30 mijë ushtarë, në luftën
eventuale kundër Turqisë. Si shpërblim
Aliu këkonte nga Rusia, që me mbarimin e
luftës, të njihte atë si princ më
vehte në një territor të gjerë
prej Shkodre deri në Vardar e Korinth. Aliu zotohej
nga ana tjetër se do të ndihmonte Rusinë
me 10 mijë ushtarë sa herë që
ajo do të ndodhej në luftë me cilindo
fuqi tjetër. Por qeveria ruse u përgjigj
me anën e konsullit të saj në Patre
(More). Jani Paparigopullit, se Rusia nuk kishte ndërmend
t'i prishte marrëdhëniet miqësore me
Turqinë, prandaj propozimet e Ali Pashës
nuk mund t'i merrte parasysh.
Aliu u përpoq gjithashtu të siguronte
përkrahjen e organizatës revolucionare greke
"Filiqi Eteria" (Shoqëria e Miqve)
e cila po punonte për të organizuar kryengritjen
për çlirimin kombëtar të Greqisë.
Kjo shoqëri, e themeluar më 1814, megjithëse
zhvillonte një veprimtari në rrethana ilegaliteti
po korrte sukses në organizmin e kryengritjes
çlirimtare. Aliu ra menjëherë në
dijeni të veprimtarisë së eteristëve
dhe u përpoq të afrohej me udhëheqësit
e tyre. Ai kujtonte se Rusia ishte përkrahëse
dhe nxitëse e Shoqërisë së Miqve,
si rrjedhim ajo ishte në favor të shembjes
së Turqisë. Por ky ishte një vlerësim
i gabuar i Ali Pashës, që pati pasoja jo
të mira në veprimtarinë e tij të
mëvonëshme.
Në nëntorin e vitit 1818, në takimin
që pati me J. Paparigopullin i tha haptazi se
ai e përkrahte veprimtarinë e "Shoqërisë
së Miqve" pasi edhe vetë synonte të
çlironte pashallëkun e nga vartësia
e Perandorisë Otomane. Këtë radhë
Paparigo-pulli i dha shpresë Aliut të priste
deri sa të shpallej lufta ruso-turke e cila sipas
fjalëve të tij, ishte e afërt. Me këtë
qëndrim Paparigopulli përpiqej t'i shërbente
"Shoqërisë së Miqve" antar
i së cilës ishte edhe ai vetë.
Bashkëpunimi midis Ali Pashë Tepelenës
dhe "Shoqërisë Miqve" karakterizorhej
nga kontradikta serioze. Eteristët nuk shikonin
me sy të mirë daljen me vehte të këtij
pashallëku kufijtë e të cilit Ali Pasha
synonte të përfshinte krahina greke Thesalinë,
Epirin, Akarnaninë, Etolinë etj. Eteristët
kërkonin të bashkëpunonin me Aliun
vetëm për të neutralizuar që të
mbehej vegël e sulltanit kundër lëvizjes
çlirimtare greke. Ata orvateshin bile të
armiqësonin Aliun me Stambollin dhe të nxiste
që të fillonte ai i pari kryengritjen kundër
sulltanit me qëllim që, kur ushtritë
turke të angazhoheshin në Shqipëri.
"Shoqëria e Miqve" të fillonte
kryengritjen në Greqi, dhe të kishte përballë
forca të pakta turke. Por edhe Ali Pashë
Tepelena nga ana e tij kërkonte të bashkëpunonte
me eteristët, për të mos mbetur vetëm
në luftën kundër turqve. Veç
kësaj edhe ai përpiqej t'i nxiste eteristët
të fillonin përpara tij kryengritjen, për
t'i angazhur ushtritë kryesore turke në
Greqi dhe për të lehtësuar kështu
presionin ushtarak të Stambollit kundër
pashallëkut të vet.
Duke e afruar me "Shoqërinë e Miqve".
Ali Pasha e la të lirë veprimtarinë
e eteristëve brenda pashallëkut. Në
fakt eteristët e përdorën pashallëkun
si strehë për veprimtarinë e tyre propagandistike
dhe organizative. Ata rekrutuan përkrahës
dhe brenda në oborrin e Janinës.