Deri sa arriti në postin e sundimtarit
të Terhallës, Ali Pashë Tepelena kishte
kaluar një jetë kaçaku dhe plaçkitësi.
Aliu lindi më 1744 në fshatin Beçisht
të rrethit të Tepelenës. Edhe Tepelena
qysh gjatë gjysmës së parë të
shek. XVIII ishte kthyer në një pashallëk
më vehte. I ati i A1iut, Veli Beu, sundimtar
i Tepelenës, u vra më 1753, nga rivali i
tij, Islam Beu, i cili i rrëmbeu edhe sundimin.
Pas vdekjes së Veliut, kujdesin e femijëve
dhe të pronave e mori në dorë e ëma
e Aliut, Hankua, një grua energjike, ambicioze,
trime dhe e vrazhgët. Ajo trashëgoi nga
shoqi çifligun e Karjanit dhe derebejllëkun
e Hormovës. Me ndihmën e fshatarëve
të Hormovës dhe të koxhabashit të
tyre Çaush Priftit, sulmoi dhe çfarosi
familjen e Islam Beut, por sundimin e Tepelenës
nuk e siguroi dot. Më 1760, pa zgjidhur akoma
çështjen e Tepelenës, Hankua filloi
zullumet në kurriz të fshatarëve të
Kardhiqit, Kakosit e Lekëlit, duke mos kursyer
as aleatët e vet, hormovitët, të cilët
i ngarkoi me një haraç më të
rëndë. Teprimet e saj shkaktuan zëmërimin
e këtyre fshatarëve, të cilët,
me nxitjen e derebejve të Kardhiqit, sulmuan
më 1762 Hankon në fshatin Karjan, e zunë
rob bashkë me fëmijtë e saj, por me
vonë i liruan kundrejt një shpërblimi.
Aliu qysh në rini u rregj në jetën
e hajdutërisë. Edukata e s'ëmës,
jeta e kaçakut dhe ambienti i anarkisë
feudale, farkëtuan tek ai ambicjen për pushtet,
guximin në luftë, mprehtësininë
në aksione, kujdesin nga kurthet e nga pusitë
dhe mosbesimin ndaj aleatëve të tij. Me
zgjuarësi të veçantë dhe me
vullnet të hekurt, ai kishte njëkohësisht
një karakter të vrazhgët e të
egër, një shpirt hakmarrje të papërmbajtur.
Pa mbushur akoma 20 vjet, në krye të një
bande hajdutësh, Aliu filloi sulmet dhe plaçkitjet
kundër rivalëve dhe fshatarëve të
rrethit të Tepelenës. Për disa kohë
veproi jashtë Shqipërisë, në Eube
dhe në Thesali, ku kreu gjithashtu plaçkitje
të mëdha. Në vitet 1765-1767, kur derven-pasha
i Toskërisë, Ahmet Kurt Pasha, filloi operacione
të gjera kundër martallozëve, Aliu
u erdhi këtyre në ndihmë dhe bëri
për vehte mjaft nga kapedanët e tyre shqiptarë
e grekë, me të cilët bashkëpunoi
për gati gjysmë shekulli. Për t'u mbrojtur
nga ndjekjet e derven-pashës, u lidh me 1766
me rivalin e Ahmet Kurt Pashës, Kapllan Pashën,
sundimtarin e Delvinës të cilin e bëri
vjehërr. Por ai kurdisi një varg kompllotesh
edhe kundër vjerrit dhe mori pjesë në
grindjet familjare që shpëthyen pas vdekjes
së Kapllan Pashës midis djemve të këtij,
deri sa më, 1785, mori nga sulltani titullin
pasha, dhe njëkohësisht ofiqin e mytesarifit
të Delvinës. Një vit më vonë
(1786), sulltani e largoi Aliun nga Delvina dhe e
emëroi mytesarif të sanxhakut të madh
të Terhallës.
Në kohën kur Ali Pashë Tepelena u
vendos në Terhallë, sanxhaku ishte zhytur
në një anarki të thellë feudale.
Vendi ishte mbushur me banda hajdutësh e martallozësh
që plaçkisnin karvanët, bastisnin
fshatrat e qytetet, grabisnin bagëti e pasuri
të tjera, disa herë edhe njerëz, duke
mos kursyer as gra, as fëmijë.
Sapo u vendos në Terhallë, Aliu ndërmori
një varg ekspeditash kundër bandave të
hajdutëve, të cilat i shpërndau. Repartet
e martallozëve, përkundrazi, nuk i ndoqi
por i bëri për vehte. Pas këtyre veprimeve
në sanxhakun e Terhallës u vendos një
farë qetësie. Ky qe një sukses i Ali
Pashës që pati jehonë të madhe
në Greqi e Shqipëri. Si shpërblim sulltani
i dha atij më 1787 ofiqin e derven-pashës
së Toskërisë dhe Epirit, në vend
të Ahmet Kurt Pushës që vdiq atë
vit. Pasi siguroi këto funksione, Ali Pashë
Tepelena filloi të mendonte për zgjerimin
e autoritetit të vet edhe në krahinat e
tjera. Qysh në këtë kohë ai synoi
të krijonte një pashallëk të madh
që të përfshinte të gjithë
Toskërinë, Epirin dhe Thesalinë. Para
se gjithash ai i vuri syrin Janinës. Për
këtë qëllim ndërhyri në grindjet
feudale të qytetit dhe hyri në kontakt me
tarafin kundërshtar të Alizot Pashës.
Në tetor të vitit 1788, duke përfituar
nga mungesa e Alizotit, i cili bashkë me ushtritë
e tij kishte shkuar në front kundër rusëve
e austriakëve, me ndihmën e tarafit kundërshtar,
e sulmoi dhe e pushtoi Janinën. Ndërsa Shkodra
në këto vite ishte bërë qendra
e një pashallëku të madh autonom të
krijuar në Gegëri nën sundimin e Kara
Mahmut Bushatlliut, Janina u bë qendra e një
pashallëku tjetër të madh nën
sundimin e Ali Pashë Tepelenës, i cili përfshinte
edhe Shqipërinë e jugut.