Në qershor 1820, një muaj
pas shpalljes së Ali Pashë Tepelenës
fermanlli, ushtritë turke, nën komandën
e përgjithshme të Ismail Pasha Beut, së
bashku me flotën, u nisën për të
sulmuar pashallëkun në katër drejtime.
Një pjesë e ushtrive turke, në komandën
e Dramalli Pashës dhe Pehlivan Pashës, u
nisën në drejtim të Thesalisë
për të sulmuar pashallëkun nga jugu.
Në Thesali ato patën qysh në fillim
sukses meqenëse repartet e martallozëve
grekë, që kishin caktuar të bënin
qëndresë, u larguan. Disa nga kapedanët
e tyre tradhëtuan kurse komandantët shqiptarë
së bashku me Veli Pashën u tërhoqën
pa bërë qëndresë dhe u grumbulluan
në Prevezë. Terhalla, Lepanti, dhe qytetet
e tjera të Thesalisë dhe të Etolisë
ranë në duart a turqëve pa luftë.
Ushtri të tjera turke, nën komandën
e valiut të Rumelisë, u nisën nga Manastiri
në drejtim të Beratit. Këtu do të
takoheshin me forcat e Mustafa Pashë Bushatlliut
për të sulmuar pashallëkun nga veriu
dhe për të nënshtruar Toskërinë.
Por repartet e Mustafa Pashë Bushatlliut, pasi
pushtuan Durrësin, Tiranën, Ohrin, Dibrën
dhe Elbasanin u detyruan të ktheheshin me shpejtësi
për t'u bërë ballë malazezëve
që sulmuan Shkodrën. Valiu i Rumelisë
e vazhdoi marshimin drejt Toskërisë pa gjetur
pengesë. Disa komandantë shqiptarë
u bashkuan me valiun kurse Myftar Pasha pa bërë
ndonjë qendresë të madhe la Beratin
dhe bashkë me komandantët e tjerë u
tërhoq në Gjirokastër.
Në të njëjtën kohë, nga
deti, flota turke nën komandën e kapedan-pashës
së bashku me ushtritë tokësore të
Pehlivan Pashës rrethuan Prevezën. Këtu
ata ndeshën në qëndresën e Veli
Pashës. Njësi të tjera të flotës
turke me ndihmën e bejlerëve të Vlorës
sulmuan dhe pushtuan Vlorën, Kaninën, pak
më vonë Sarandën e Butrintin. Pas një
qëndrese të vogël Parga u dorëzua
dhe Arta ra në duart e Pehlivan Pashës me
tradhëti. Me përjashtim të Prevezës,
të gjitha qytetet bregdetare ranë në
duart e turqve.
Pas këtyre sukseseve të para që patën
turqit, në korrik nis nga Stambolli pjesa kryesore
e ushtrive otomane nën komandën e Ismail
Pasho Beut, në drejtim të Janinës.
Synimi i tyre ishte të sulmonin ushtritë
e Ali Pashës që mbronin qëndrën
e pashallëkut nën komandën e Omar Bej
Vrionit dhe të dy ndimësat e tij, Aleks
Nuços dhe Mantho Ekonomit. Pasi kapërcyen
lumin Aspropotam, ushtritë turke u ndodhën
ballë për ballë me fuqitë e pashallëkut.
Por ushtritë e Aliut, ndonse ndodheshin në
pozita më të mira, nuk ranë fare në
luftë me ushtritë turke. Kryekomandanti
i tyre, Omer Bej Vrioni, bashkë me ndihmësit
e vet, tradhëtuan haptazi dhe shkaktuan çthurjen
e ushtrive shqiptare. Megjithëse Aliu mbeti pa
pjesën kryesore të ushtrisë përballë
një armiku shumë, të fuqishëm,
nuk u dëshpërua. Ai vendosi të vazhdonte
qëndresën brenda në Janinë, mbrojtur
nga dy kështjellat e qytetit ku kishte municione
dhe depozita ushqimore të mjaftueshme për
një qëndresë të gjatë. Në
garnizonet e ndryshme atij i kishin mbetur akoma 5
mijë luftëtarë.
Me afrimjn e usntrive turke. Popullësia e Janinës
u largua nga qyteti dhe u shpërnda nëpër
fshatra kurse ushtritë e Aliut u vendosën
në dy kështjellat. Në qytet turqit
hynë më 20 gusht 1820.
I rrethuar në Janinë Aliu vendosi të
qëndronte deri në fund. Ai u bëri ballë
për mjaft kohë sulmeve turke. Në luftë
kundër ushtrive otomane ai përdori nga njëra
anë artilerinë e kështjellave dhe nga
ana tjetër dinakërinë. Një nga
kapedanet e Aliut, Odhiseu, u shtir sikur u arratis
bashkë me 1.500 ushtarë dhe kaloi në
kampin e Ismail Pasho Beut. Me propagandën që
ata zhvilluan, tronditën disiplinën dhe
shkaktuan grindje në radhët e reparteve
turke. Pas pak kohe filluan dezertimet e shumë
ushtarëve turq. Por këto qenë suksese
të vogla. Në luftë kundër forcave
të Aliut turqit korrën suksese të mëdha.
Flota e principatës, që ishte grumbulluar
në gjirin e Prevezës, me tradhëtinë
e detarëve grekë, u dorëzua te kapudan-pasha.
Pas tri ditësh Ismail Pasho Beu duke u siguruar
faljen i bindi Veli Pashën, Myftar Pashën
dhe disa komandantë të tjerë shqiptarë
të grumbulluar në Prevezë dhe Gjirokastër
të dorëzoheshin. Me dorëzimin e tyre,
përveç Janinës dhe Tepelenës,
të gjitha qytetet e Toskërisë, të
Epirit dhe të Thesalisë ranë njëri
pas tjetrit në duar të ushtrive turke. Në
nëntor 1820 Ali Pashë Tepelena me gardën
e tij personale mbeti vetëm, i rrethuar në
Janinë nga një ushtri e madhe turke.