Nga keqësimi i marrëdhënieve
me rusët, Ali Pashë Tepelena pati edhe telashe
të tjera. Me ndihmën që i dha më
1799, zbarkimit të flotës në bregdetin
e Jonit, Aliu shpresonte se do t'i bashkoheshin pashallëkut
të tij qytetet bregdetare që kishte pushtuar
vetë. Por, me marrëveshjen që u nënshkrua
më 21 prill 1800 midis Rusisë dhe Turqisë,
7 ishujt jonianë u shpallën shtet autonom
me emrin Republika e Shtatë ishujve nën
mbrojtjen e Rusisë. Qytetet bregdetare i kaluan
Turqisë me përjashtim të Pargës
që mbeti në duart e rusëve. Aliu mbeti
kështu pa përfituar asgjë.
Aleanca e Rusisë me Turqinë qe lidhur
nga rreziku i Francës. Kur me mundjen e Francës
dhe nënshkrimin e paqës së Amienit
(1802) ky rrezik përkohësisht kaloi, antagonizmat
e vjetra midis tyre dolën përsëri në
shesh. Rusia tani i përkrahte haptazi popullsitë
e krishtera të Ballkanit kundër Turqisë.
Në të njëjtën kohë ajo mbajti
një qëndrim të hapur armiqësor
kundër Ali Pashës. Guvernatori rus i Korfuzit,
Konti Mocenigo, arriti të formonte kundër
tij një lidhje të feudalëve kundërshtarë.
Në këtë lidhje morën pjesë
Ibrahim Pasha (sundimtari i Beratit), Mustafa Pasha
(sundimtari i Delvinës) dhe bejleret e Camërisë,
të cilët kërcënoheshin nga synimet
e Aliut. Këtë lidhje Ali e përçau
po atë vit. Por rusët u përpoqën
t'i krijonin atij telashe të reja.
Për të kundërshtuar qëndrimin
armiqësor të Rusisë, Ali Pasha iu drejtua
më 1802 Anglisë, për të lidhur
me të një marrëveshje të veçantë.
Kjo përçapje u prit mirë në
Londër, pasi Anglia kishte interes të bënte
për vehte Aliun, për të kundërbalancuar
edhe ajo ndikimin që gëzonte Franca, rivalja
e saj mbi popullsinë e këtyre viseve. Si
rezultat i bisedimeve të fshehta që u zhvilluan
në Janinë në fillim të vitit 1803
midis Ali Pashës dhe Uiljam Hamiltonit, këshilltar
i ambasadës angleze në Stamboll, u arrit
një marrëveshje. Sipas kësaj marrëveje
Anglia do t'i jepte Aliut ndihmën e saj kundër
Rusisë, Francës dhe Turqisë në
rast se këto do të ndërhynin kundër
tij. Si shpërblim Aliu do t'i jepte Anglisë
gjithë përkrahjen kundër Francës
pa marrë parasysh në se Turqia ishte ose
jo në luftë me Napoleonin. Në përputhje
me këtë marrëveshje, Anglia emëroi,
në fillim të vitit 1804, si rezident në
Janinë J.P Morier.
Në të vërtetë qeveria angleze
arriti të merrej vesh në Petërburg
me qeverinë ruse që konti Mocenigo të
mos ndërhynte kundër Aliut dhe ky i fnndit
të mos lejohej t'i zgjëronte kufijtë
e pashallëkut. Por kjo marrëveshje nuk u
respektua nga të dy palët. Rusët e
Karfuzit vazhduan të ndërhynin dhe Ali Pasha
nuk hoqi dorë nga synimet e veta.
Në pranverën e vitit 1804, Ali Pasha u
përgatit të dërgonte ushtritë
e veta në viset bregdetare me pretekst së
do të vilte taksat e skelave që kishte marrë
në sipërmarrje nga kapudan pasha. Qëllimi
i tij ishte të rrethonte Çamërinë
dhe ta nënshtronte pastaj me lehtësi. Bejlerët
çamë të alarmuar, me nxitjen e Mocenigos
formuan në qershor 1804 "Lidhjen e Çamërisë".
Në të hynë të mërguarit suliot
të Korfuzit. Por Ali Pasha me shpejtësi
të madhe i theu kundërshtarët dhe i
ndërpreu veprimet vetëm pas ndërhyrjes
energjike të kapudan-pashës. Anglia e lidhur
ngushtë me Rusinë, nuk mundi të ndihmonte
haptazi Aliun.
Pa i prishur marrëdhëniet me Anglinë,
Ali Pashë Tepelena, më 1806, iu drejtua
për t'i kërkuar miqësinë Francës,
e cila në këtë kohë po korrte
fitore pas fitoresh në luftë kundër
Rusisë. Këtë hap e pëlqeu Napoleoni
i cili synonte të përdorte Aliun në
luftën për t'u shkëputur rusëve
Shtatë ishujtë joniane. Afrimi i tyre u
krye menjëherë. Më 1806 erdhi si konsull
i përgjithshëm i Francës në Janinë
Fransua Pukëvile. Perandori Napoleon e autorizoi
Pukëvilin t'i deklaronte Aliut se Franca, po
të shtinte në dorë Korfuzin, qeverimin
e ishullit do t'ia besonte pashait të Janinës.
Veç kësaj, Napoleoni ndërmjetësoi
pranë Portës së Lartë që
sanxhaku i Moresë dhe ai i Lepantit t'u jepeshin
dy djemve të Aliut, Myftar Pashës dhe Veli
Pashës. Nën presionin e Francës, Porta
e Lartë ia shiti Aliut qytetet bregdetare, Prevezën
dhe më vonë Vonicën. Por Pargën
Aliu nuk e mori dot pasi aty hynë ushtritë
ruse.
Kur në prill të vitit 1807 filluan në
Tilsit bisedimet për paqe midis perandorit frëng
Napoleon dhe carit rus Aleksandër, Ali Pasha
nisi për në kuartierin e Napoleonit kryetarin
e divanit të tij, Mehmet Efendiun. Për t'i
kujtuar premtimin e dhënë në lidhje
me Korfuzin. Por Napoleoni, pasi i shtiu në dorë
ishujt joniane, e shkeli premtimin dhe nuk i a dha
Korfuzin. Bile kërkoi nga Aliu që t'i dorëzonte
edhe Butrintin. Butrintin Ali Pasha nuk e lëshoi
dhe kështu, me 1807, marrëdhëniet e
tyre u keqësuan.
Po atë vit Aliu iu drejtua përsëri
qeverisë angleze dhe, megjithëse kjo ndodhej
në gjendje lufte me Turqinë, i kërkoi
armë për të ndihmuar flotën britanike
në dëbimin e francezëve nga Shtatë
ishujt jonianë. Si shpërblim Aliu kërkoi
t'i jepej garanci që kur të dëboheshin
ushtritë franceze nga Shtatë ishujt, ai
të merrte ishullin e Santa Maurës. Anglezët
i pranuan këto kërkesa dhe iu zotuan se
do të ndihmonin të ruante sundimin e tij
të pavarur edhe sikur Turqia të humbiste
luftën dhe të dëbohej nga Ballkani.
Pas marrëveshjes me Anglinë filluan grindjet
midis pashallëkut dhe ushtrive franceze të
Korfuzit. Ali Pasha gjeti rastin për t'u furnizuar
nga anglezët me armatime. Por edhe francezët
nuk qëndruan duarkryq. Gjatë viteve 1808-1809
organizuan disa komplote kundër Ali Pashës.
Ata bënë vazhdimisht presion në Portën
e Lartë për të shkarkuar atë nga
posti i sundimtarit të Janinës. Më
1809 nxitën kundër tij një revoltë
të martallozëve grekë në Thesali
dhe të armiqve të tij të vjetër
në Toskëri. Revolta i shkaktoi Aliut mjaft
telashe. Por ai e shtypi atë duke i ndjekur me
egërsi martallozët e famshëm grekë,
Kagandonin, Bukuvalen, etj. Pastaj, pasi i mënjanoi
feudalët çamë nga revolta, në
krye të ushtrive të tij sulmoi Beratin.
Me përdorimin e artilerisë e detyroi vezirin
plak, Ibrahim Pashën, të shpërngulej
nga Berati, të vendosej në Vlorë, të
zotohej për nënshtrim dhe të dërgonte
në Janinë si peng birin e tij. Në vend
të Ibrahimit, Aliu i kërkoi Portës
së Lartë dhe sulltani pranoi të emëronte
mytesarif të Beratit djalin e tij, Myftar Pashën.
Pas këtyre fitoreve, Ali Pasha dhe ushtritë
e veta u drejtuan kundër feudalëve të
mëdhej të Çamërisë, Hasan
Çaparin dhe Islam Pronjës. Këta u
dorëzuan dhe që të dy u futën
në burgun e Janinës. Pastaj Aliu u nis kundër
himariotëve, të cilët pas një
lufte prej 3 ditësh pranuan të nënshtroheshin.
Francezët protestuan në Stamboll për
këto veprime dhe sidomos për përkrahjen
që Aliu u dha anglezëve, të cilët
pushtuan Shtatê ishujtë. Më 1810 Napoleoni
e kërcënoi qeverinë turke me prerjen
e marrëdhënieve diplomatike dhe me një
fushatë ushtarake nga Dalmacia në rast se
nuk do të merrte masa kundër Ali Pashës.
Por Aliu nuk u trondit nga ky presion. Përkundrazi
sulmoi dhe pushtoi Vlorën, ku ndodhej miku i
francezëve, Ibrahim Pasha. Ky u arratis në
malet e Labërisë, kur më vonë
u kap dhe u internua në Konicë.
Jashtë kontrollit të Ali Pashës tani
mbeti vetëm Pashallëku i Delvinës.
Guvernatori francez i Korfuzit u orvat dhe një
herë të organizonte më 1811 kundër
Ali Pashës një lidhje të feudalëve
kundërshtarë. Në këtë morën
pjesë armiqtë e vjetër të Aliut,
Mustafa Pasha i Delvinës, bejlerët e Gjirokastrës
e të Kardhiqit bashkë me disa bejlerë
çamë. Në tetor 1811, Aliu i theu
ushtritë e Lidhjes, pushtoi Delvinën dhe
pak më vonë, pas një bombardimi me
artileri, e detyroi Gjirokastrën të dorëzohej.
Mustafa Pasha bashkë me mjaft bejlerë të
tjerë u grumbulluan në kalanë e Kardhiqit.
Këtu u përgatitën për një
rezistencë të gjatë me shpresë
se do të shkaktonin ndërhyrjen e sulltanit
në favor të tyre. Por Aliu në shkurt
të vitit 1812 e sulmoi me vendosmëri Kardhiqin
ku ndodhej edhe delegati i Portës së Lartë
dhe i detyroi bejleret të dorëzoheshin.
Me pushtimin e Kardhiqit gjithë Toskëria
ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës.
Me këto suksese, pashallëku u rrit së
tepërmi. Ai përfshinte tani një teritorr
të gjerë ku bënin pjesë gjithë
Toskëria, Epiri dhe Thesalia. Ndikimi i Ali Pashës
shtriheje dhe më larg, edhe në sanxhaqet
fqinje ku sundonin bijtë e nipërit e tij
si dhe në pashallëqet e Shqipërisë
së mesme, sundimtarët e të cilëve
qenë bërë vasalë të tij.
Me përjashtim të Pargës, Ali Pasha
kishte nën kontroll, gjithë bregdetin perëndimor
të Ballkanit që nga Durrësi deri te
Gjiri i Korinthit.
Por, me gjithë këtë shtrirje, baza
e këtij pashallëku u bë Toskëria
me popullsinë e saj shqiptare te e cila gjeti
mbështetjen e vet Ali Pashë Tepelena.
Rritja e vazhdueshme e pashallëkut dhe ndërhyrja
aktive e Ali Pashës në ngjarjet ndërkombëtare
tërhoqën interesimin jo vetëm të
shteteve të huaja, por edhe të personaliteteve
e të turistëve evropiane. Udhëtarë
të vendeve të ndryshme, anglezë, francezë,
italianë, austriakë, gjermanë, filluan
të vinin në pashallëkun e tij dhe kërkonin
të takoheshin me "asllanin" shqiptar,
siç quhej në atë kohë Ali Pashë
Tepelena. Më 1809 erdhi në Shqipëri
edhe poeti i shquar romantik anglez, lordi Bajron,
i cili gjatë këtij udhëtimi u frymëzua
për të shkruar këngën e dytë
të poemit të tij të bukur "Cajlld
Harolld", kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.