Ara e misrit është kallur
(nata si kalë hamshor vrapuar ka
jashtë e brenda shtëpisë sime
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur është)
dhe livadhi rrëzë shtëpisë
dhe vreshta ime e vogël
dhe plepi.
gjithë natën e lume kallur janë
me sytë e mi të përgjakur
Ara e misrit është herrur
Plepi ka rënë
Dhe zogu im i mbramë.
Unë kam kafshuar etjen
Deri sa vdekja pikon
- O, si ta ndjell atë zog të bardhë,
si të bëhem dritë, o vëlla, mbi
varrin tënd?
Medet, na i dogj krejt
Fushat e bukës
Dhe livadhet tona