Cikli Pylli është një
faqe tjetër e udhëtimit nëpër
botën e kombit, të fatit të tij. Pylli,
simbol i bashkësisë së botës dhe
të njerëzimit është shkelur, pushtuar
nga dhëmbi i ujkut. Përtej pyllit është
lumi që shuan etjet e truallit, tokës etnike,
stërgjyshore, por për të ecur lirshëm
nëpër pyll duhet të të prijë
Ylli (ideali, besimi), i shqiptuar në frymën
e një përralle popullore. i tërë
cikli "Pylli" është një mikrohistori
e rrëfyer poetikisht, me anë simbolesh dhe
aluzionesh që sjellin mesazhin për trashëgiminë
tonë etnike. Poezia "Dëftore"
pak më e gjatë se Pylli është
një tjetër perspektivë ligjërimi:
ardhja dhe ikja e pushtuesve gjatë shekujve shprehet
me gjuhë realiste. Ajo është ardhje
pushtuesish si mbretër, sulltanë, kralë,
përherë në përsëritje. Ndërsa,
njësoj si tek cikli Pylli, edhe tek Dëftore,
është i gjallë besimi i poetit, vizioni
i hapur drejt të nesërmes, lirisë:
një brez i ri, një frymë e re, por
edhe një fyell (poetik) zgjon gjakun e arbërit
dhe të Kosovës, njësoj si tek rilindasit.