ç'gurron guri në gurinë
gur guri ndër gurë më i guri
gur i gurëzuar pranë gurit
gurth i nguruar rreth gurit
gurron guri në gurë gurësh
guro guroje gurin në gurinë
ç'guri pranë gurit gur guri
vrimë e parë e fyellit tim.
-------------------------------------------------------
Kjo poezi është e shkëputur nga cikli
Guri. Njëjëzimi ndërmjet subjektit
poetik dhe gurit është aq sugjestiv, sa
vetvetja e poetit shndërohet në metaforë
për gurin. Me këtë rast guri, pra urtia,
lashtësia, durimi… janë qenësi e tërësisë
dhe e trollit të poetit, janë të gjithëpranishme
njësoj si shpirti dhe kënga e zërit
poetik. Latër distikët e kësaj poezie
dallojnë nga të tjerat për efektin
emocional që nxit përsëritja e shpeshtë
e bashkëtingëlloreve dhe e zanoreve të
caktuara (asonanca dhe aliteracioni), ku mbizotëron
kombinimi ndërmjet r- së dhe u- së.
Po të lexohet disa herë me radhë, është
e pamundur t'i shmangesh ndjenjës së përjetimit
të një ritmi gurgullues, plot gjallëri
dhe freski rinore, të një vargu jetësor
të pakëputur, unik dhe këmbëngulës
në shpërthimin dhe kapërcimin e pengesave
gjatë rrjedhës. Dhe në vazhdimësi
në poezitë e tjera të ciklit Guri,
poeti vë veshin mbi gur dhe dëgjon impulsin
epik të tij, që arrin deri në të
tashmen dhe synon të ardhmen
-------------------------------------------------------