Unë biri yt, Kosovë, t'i
njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të
pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh,
Kosovë,
Unë, biri yt.