Te "Poema e heshtjes", njëra
ndër më të realizuarat artistikisht,
që në katër vargjet e poezisë
së parë ndjehet pesha e rëndë
e heshtjes nëpër shekujt tanë. Gjithnjë
përmes gjuhës së figurshme, hasim heshtjen
e bëmave, historinë e pashkruar: Heshtja
emra të harruar. Megjithatë, poeti do të
zbulojë një anë të ndritshme dhe
të kësaj historie të heshtur; ajo,
heshtja jonë nuk është e shurdhër.
Përkundrazi ajo gjallëron si dhimbje, si
një plagë e gjallë që ëndërron
dhe beson se do të shërohet. Nuk është
heshtje, se mbi të, megjithatë, është
guri, është kulla, pylli e të gjitha
këto dëshmi kanë kohën e tyre,
kanë dhembjen e tyre. Heshtja është
syri i fjetur me fyell në gojë, të
cilit i cicërojnë zogjtë. Pikërisht,
kjo heshtje është më e vjetër
se guri, më e fortë se vdekja. Ja pra edhe
një variant për të sfiduar poetikisht
kohën kolektive, vazhdimësinë ekzistenciale
të qenies. Eshtë po ashtu dëshmi e
kërkimit të përhershëm të
formave dhe të shprehjes poetike, dëshmi
e individualitetit të fuqishëm poetik.