Në çerekun e dytë
të shek. XV turqit osmanllij i vazhduan gjithnjë
me ngulm fushatat e tyre në drejtim të Evropës
qëndrore duke mos e fshehur synimin e tyre për
të kaluar edhe në Itali, shtetet e Evropës,
ndonëse e kuptonin se rrezikut turk mund t'i
bëhej ballë vetëm me forca të
bashkuara, vazhdonin të ishin të përçara
nga rivalitetet e tyre feudale. Shteti që ishte
drejtpërdrejt i interesuar për të krijuar
një front të gjerë luftarak në
shkallë evropiane kundër turqve qe Hungaria.
Por hungarezët, të cilët po luftonin
trimërisht kundër turqve, kishin mbetur
vetëm. Bujarët feudalë të Hungarisë
e kishin kufizuar luftën kundër tyre vetëm
në mbrojtje dhe synonin t'i shtynin përtej
kufijve të tyre hordhitë e turqve pa i ndjekur
ato më tutje. Shtetet e tjera evropiane ose nuk
interesoheshin fare për atë që ngjiste
në Evropën juglindore, si për shëmbëll
shtetet gjermane: ose interesoheshin shumë pak,
si Franca me Burgundinë: ose kishin telashe të
brëndëshme të shkaktuara nga rivalitetet
midis tyre, si shtetet italiane; ose më në
fund përpiqeshin të përfitonin nga
përhapja e panikut të shkaktuar prej invazionit
turk në kurriz të shteteve të tjera,
si Venediku, Papati, Perandoria Gjermane. Venediku
si dhe Gjenova përpiqeshin të nxirnin përfitime
tokësorë në kurriz të vendeve
viktima, të ruanin marredhënie të mira
me sulltanin dhe t'u merrnin turqve me anën e
tregëtisë pasuritë që ata kishin
grabitur me anën e forcës në vëndet
ballkanike. Papa e rregullonte politikën e vet
sipas interesave të kishës dhe të qyteteve
të pasura italiane. Ky përkrahte organizimin
e kryqëzatave antiturke sa herë që
këto fushata përputheshin me interesat e
këtyre qyteteve dhe në të njëjtën
kohë përpiqej më tepër të
përfitonte nga çthuria e organizimit kishtar
orthodoks për të përhapur katolicizmin,
se sa për qëndresën kundër turqve.
Pothuajse asnjë shtet nuk donte të bënte
sakrifica në luftën kundër osmanllinjve
dhe secili përpiqej t'ia hidhte barrën e
luftës tjetrit. Shtetet evropiane prisnin t'u
vinte armiku te dera dhe pastaj të luftonin kundër
tij. Në këto rrethana turqit vazhdonin të
ruanin epërsinë e tyre politike e ushtarake
dhe të gjenin rast për t'i thyer armiqtë
një nga një.
Në vitet 1439-1442, sulmet e turqve mbi Hungarinë
arritën në kulm. Përpjekjet shumëvjeçare
të hungarezëve për ta larguar rrezikun
larg vendit të tyre kishin dështuar nga
vetë qëndrimi partikularist i baronëve
feudalë, të cilët pengonin përforcimin
e pushtetit shtetëror në duart e mbretit.
Njerëzit largpamës e shikonin qartë
se me një luftë mbrojtëse, rreziku
turk nuk largohej nga kufijtë e Hungarisë.
"Një armik që është i uritur
për grabitje dhe gati për sulm, shkruante
afërsisht në këtë kohë Janosh
Huniadi, vojvoda i përgjithshëm i Hungarisë
në Transilvani, duhet të prapset me sulm.
Është më mirë të sulmojmë
ne vetë se sa të presim dhe t'i hapim shteg
të na sulmojë". Këto kërkesa
triumfuan më 1442 kur Hungaria, nën udhëheqjen
e Jano Huniadit, kaloi nga luftat mbrojtëse në
luftat ofensive, rezultati i të cilave ishte
ndalimi i përparimit të turqve drejt Evropës
qëndrore.
Kthesa që u duk në Hungari u hapi shpresa
popujve të shtypur të Ballkanit për
çlirimin e tyre nga zgjedha e huaj. Pas disa
fitoreve fillestare që korri Huniadi më
1442 kundër turqve, në vjeshtën e vitit
1443, ky grumbulloi një ushtri të shumtë
hungarezësh ku morën pjesë edhe reparte
polakë, rumunësh e serbësh për
të shpërthyer një ofensivë të
madhe kundër tyre. Në të njëjtën
kohë Huniadi u përpoq të hynte në
lidhje me popullsitë e shtypura të Ballkanit
për të luftuar bashkërisht kundër
osmanllijve. Aleati i Hungarisë, Papati, bënte
me anën e peshkopëve një preson të
vazhdueshëm te bujarët ballkanikë që
të rrëmbenin armët kundër turqve
sapo hungarezët të lëviznin drejt jugut.
Rasti ishte i favorshëm për bujarët
shqiptarë, të cilët kishin shpresuar
prej kohësh te ndryshimi i gjëndjes ndërkombëtare
në dëm të turqve. Veç kësaj,
rrethanat për një kryengritje çlirimtare
ishin të favorëshme edhe sepse frika e ofensivës
hungareze e kishte detyruar sulltanin të tërhiqte
nga sanxhaqet e ndryshme ushtritë turke, duke
përfshirë edhe ato të spahijve, dhe
t'i grumbullonte në Danub.
Papa Eugjen i IV me anën e peshkopëve
katolikë të Shqipërisë, ra gjithashtu
në kontakt me bujarët shqiptarë duke
përfshirë këtu edhë Skënderbeun,
sanxhakbeun e Dibrës. Në përgjithësi
bujarët shqiptarë u treguan të gatshërm
për kryengritje. Gjergj Arianiti që qëndronte
gjithnjë në malësitë e veta, rifilloi
sulmet kundër ushtrive turke në drejtim
të Maqedonisë. Në jug, Gjin Zenebishi,
biri i Depës i pasuar nga shumë kryengritës,
marshoi edhe ky kundër ushtrive turke të
Kosturit, por në ndeshjen që pati këtu
me Feriz Pashën, sanxhiakbeun e Karaferjes, u
mund dhe u vra. Ndryshe nga këta, Skënderbeu,
si duket, mendonte të fillonte kryengritjen pasi
të kishte shpërthyer ofensiva hungareze,
për të mos u ndodhur i izoluar. Prandaj
u nis së bashku me kalorësit e vet spahij
e xhebelij në frontin e Danubit, nën urdhërat
e Kasem Pashës, bejlerbeut të Rumelisë.
Duke vazhduar marshimin e tyre, ushtritë hungareze
iu afruan lumit Morava, në bregun e kundërt
të të cilit ndodheshin ushtritë turke.
Më 3 nëndor 1443, hunga-rezët kaluan
lumin dhe sulmuan me guxim ushtritë turke në
afërsitë e Nishit. Këto u thyen dhe
u tërhoqën të shpartalluara. Thyerja
e ushtrive turke i dha rast Skënderbeut të
vinte në zbatim planin e tij të përgatitur
prej kohësh. Së bashku me 300 kalorës
shqiptarë të repartit të tij dhe i
shoqëruar nga i vëllai, Stanishi dhe i nipi,
Hamza Kastrioti, ai e braktisi frontin dhe u nis në
drejtim të Dibrës. Barleti thotë se
Skënderbeu, para se të braktiste frontin,
mori me forcë nga sekretari i vulës së
sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumelisë,
një ferman të rremë i me të cilën
urdhërohej subashi i Krujës t'i dorëzonte
Skënderbeut kështjellën.
Në Dibër, Skënderbeu e gjeti popullsinë
të gatëshme për kryengritje. Rreth
tij u bashkuan shumë dibranë, të cilët
ai i vendosi në poste të ndryshme për
të mbrojtur qytetin nga ndonjë sulm i turqve.
Pastaj, pa humbur kohë, me një pjesë
të forcave të veta iu drejtua Krujës,
të cilën e mori pa luftë. Me anën
e fermanit të rremë, mori në dorëzim
qytetin dhe kështjellën dhe i vuri në
dijeni krutanët mbi qëllimet e veta. Sipas
udhëzimeve të Skënderbeut, natën,
në befasi, qytetarët së bashku me dibranët
që kishin qëndruar të fshehur jashtë
qytetit, sulmuan garnizonin turk, dhe e asgjësuan.
Pas kësaj nate të përgjakëshme,
të nesërmen, në vend të flamurit
turk u ngrit flamuri i kuq me shkabën e zezë
dy krenare i përshëndetur nga të gjithë,
shkruan Barleti, me thirrje të zjarrta "liri,
liri?". Pasi siguroi Krujën, Skënderbeu
u nis në krahinat e Matit e të Dibrës
që bënin pjesë në zotërimet
e Kastriotëve ftoi popullsinë të merrte
pjesë në luftën kundër turqve.
Kudo fjala kryengrititëse e Skënderbeut
u prit me entuziazëm. Në të njëjtën
kohë ai ftoi në Krujë bujarët
shaiptarë për të hartuar planin e një
kryengritjeje të përbashkët. Më
27 nëndor u kthye edhe vetë në Krujë.
Të nesërmen, më 28 nëndor 1443
në sajë të përkrahjes së
njëzëshme që gjeti e shpallën
zot i principatës së lirë dhe të
pavarur të Kastriotëve me qendër në
Krujë. Rolin e madh që lojtën masat
popullore në çlirimin e shpejtë të
principatës, na e tregojnë fjalët që,
sipas Barletit, Skënderbeu u tha atë ditë
krutanëve: "Lirinë mund të kishit
fituar me trimëtë tuaj edhe me një
çlirimtar tjetër, se Shqipërisë
nuk i mungojnë burrat... Lirinë nuk ua solla
unë, po e gjeta këtu në mes tuaj...
armët nuk ua ngjesha unë po u gjeta të
armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor,
në ballë, në shpatë dhe në
ushtat..."
Me forcat e armatosura që u grumbulluan me
shpejtësi, Skënrderbeu, duke përfituar
nga përparimi i mëtejshëm i Huniadit,
i cili po depërtonte thellë në gadishullin
ballkanik dhe kishte hyrë në Bullgari, shtiu
në dorë njerën pas tjetrës, gjatë
muajit dhjetor kështjellën e Petrelës,
Gurit të Bardhë, Stelushit, Tornaçit
në Dibër dhe pak më vonë atë
të Sfetigradit të quajtur nga turqit Koxhakhik,
duke dëbuar që këtej repartet e ushtarëve
turq. Me këto suksese u mëkëmb brënda
një kohe të shkurtër principata e lirë
shqiptare me kufij zotërimet e dikurëshme
të Kastriotëve.