Me vdekjen e Skënderbeut populli
shqiptar mbeti pa udhëheqësin e vet të
shquar në çastin më tragjik të
historisë së tij. Nga njëra anë
qëndronin turqit e egërsuar, forca ushtarake
e të cilëve po rritej. Nga ana tjetër
shtetet evropiane vazhdonin të ishin të
përçara pa shpresë se do të
ndërmernin ndonjë fushatë serioze të
përbashkët kundër osmanllijve. Brenda
në Shqipëri, tani, nuk kishte ndonjë
personalitet që të gëzonte edhe aftësitë
ushtarak, edhe autoritetin politik për të
cilën kishte nevojë rezistenca shqiptare.
Biri i Skënderbeut, Gjoni, ishte shumë i
ri për të zënë vendir e udhëheqësit.
Bile, bashkë me t'ëmën, ai e la vendin
dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit,
në feudet që Ferdinandi i kishte dhuruar
si shpërblim Skënderbeut. Krerët e
tjerë feudalë, i humbën shpresat për
fitore dhe njëri pas tjetrit ose e braktisën
vendin dhe shkuan përtej detit ose dezertuan
dhe u bashkuan me armikun. Masa të mëdha
fshatarësh, sidomos nga viset e ulta, për
t'i shpëtuar zgjedhës turke, zgjodhën
si rrugë shpëtimi mërgimin jashtë
vendit dhe u vendosën në Itali dhe në
qytetet e Dalmacisë.
Megjithatë pjesa e popullsisë që
mbeti e vazhdoi luftën kundër turqve. Në
krye të forcave shqiptare u vu Lekë Dukagjini,
zotërimet të cilit ishin drejtpërdrejt
në rrezik tani që turqit i përqëndruan
sulmet e tyre kundër kalave të Shqipërisë
së veriut (Lezhës, Drishtit, Danjës,
Shkodrës). Tani Republika e Venedikut e cila
vazhdonte të ishte në luftë me turqit,
tregonte një interesim më të madh për
rezistencën shqiptare. Sidomos më 1470 kur
pësoi disfata të rënda në Greqi,
ajo u përpoq të ndihmonte Lekë Dukagjinin,
që ta vazhdonte luftën kundër turqve
me qëllim që të shpëtonte zotërimet
e saj në Shqipëri dhe të siguronte
kushte më të mira në paqën që
përpiqej të lidhte me turqit. Lekë
Dukagjini, duke pasur nevojë për ndihmën
e republikës, hyri krejtësisht nën
mbrojtjen e saj. Mbrojtjen e qyteteve e morën
tashti përsipër kryesisht forcat shqiptare.
Sulltan Fatihu kujtoi se me vdekjen e Skënderbeut
do ta thyente lehtë rezistencën shqiptare.
Për këtë qëllim ai nisi kundër
Shqipërisë repartet kinxhijve turq, të
cilët dy here në vit, në kohën
e korrjeve dhe të mbjelljeve, përshkonin
me zjarr e me hekur krejt vendin e panënshtruar.
Por edhe këto vale shkatërrimtare nuk e
thyen dot moralin e shqiptarëve.
Më 1474, një ushtri e madhe turke e udhëhequr
nga bejlerbeu i Rumeli Sulejman Pasha, u drejtua kundër
Shqiperisë së veriut, për të marrë
Shkodrën. Mehmeti i II ngutej ta mposhte rezistencën
shqiptare për të kaluar sa më parë
në Itali. Turqit e rrethuan Shkodrën dhe
e bombarduan për një muaj rresht me artileri,
por kështjellën nuk e morën dot. Lëvizja
në drejtim të jugut e ushtrive hungareze
të mbretit Mathias, e detyroi sulltanin ta pezullonte
përkohësisht rrethimin e Shkodrës.
Në vend të Sulejman Pashës, i cili
u dërgua në fronte të tjera, Fatihu
dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes, Skënder Pashën
i cili u dërgua në fronte të tjera
, Fatiu dërgoi sanxhakbeun e Bosnjes Skënder
Pashën, që ta shkretonte me anën e
akinxhijve gjithë Shqipërinë veriore.
Pak më vonë Mehmeti i II pësoi dy
disfata të mëdha, njërën në
Hungari, tjetrën në Lepant. Për të
kompensuar këto dy humbje Fatihu, kërkoi
të pushtonte po atë vit Shkodrën dhe
me këtë barrë, ngarkoi gjeneralin e
vet të shquar Gjedik Ahmet Pashën, një
devsh shqiptar, por ky nuk pranoi të merrte përsipër
këtë detyrë ndoshta sepse nuk donte,
sipas kronistit turk Hami Danishment, të luftonte
kundër bashkatdhetarëve të tij ose
parashikonte, sipas kronistit Ahmet Bahaudin, se do
të pësonte disfatë si dhe komandantët
e mëparshëm turq. Gjedik Ahmet Pasha u burgos
dhe organizimin e ekspedites kundër Shqipërisë
mori në dorë vetë sulltani.
Ekspedita u përgatit për një kohë
të gjatë. Para së gjithash u dërguan
reparte speciale të cilat sheshuan rrugët
dhe ndreqën urat. Pastaj në vitin 1476,
një ushtri e madhe turke nën komandën
e Ahmet Bej Evrenozit erdhi në Shqipëri
dhe rrethoi për të katërtën herë
Krujën me qëllim qe ta mbante të bllokuar
deri sa ta detyronte të dorëzohej nga uria.
Rrethimi vazhdoi edhe në vitin 1477. Nga bllokimi
i gjatë ushqimet mbaruan dhe uria arriti kulmin
duke e bërë të dëshpërueshme
gjendjen e të rrethuarve. Një ushtri shqiptaro-venedikase
e udhëhequr nga Lekë Dukagjini dhe Antonio
Loredano i vajti në ndihmë qytetit të
rrethuar. Më 2 shtator 1477 ata sulmuan ushtrinë
turke dhe pas një lufte të ashpër në
të cilën mori pjesë edhe garnizoni
i Krujës që doli nga kështjella e thyen
Ahmet Bej Evrenozin. Por forcat shqiptare e venedikase
nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren e tyre.
Duke rënë pas plaçkës, ata i
dhanë mundësinë komandantit turk ta
grumbuIlonte përsëri ushtrinë dhe t'i
sulmonte duke i thyer ata keqas. Pastaj Ahmet Bej
Evrenozi vazhdoi përsëri bllokimin e keshtjellës.
Me 1478 kundër Shqipërisë u nis edhe
vetë sulltan Mehmeti i II me pjesën tjetër
të ushtrive turke, i vendosur t'i jepte fund
me çdo kusht rezistencës shqiptare, të
pushtonte Shkodrën dhe qytetet e tjera. Për
të katërtën herë sulltani pushtues
u duk përsëri nën muret e Krujës
që po rezistonte heroikisht. Por tani gjëndja
e të rrethuarve ishte keqësuar aq shumë,
sa përveç, ushqimeve ata tani, nuk kishin
as armë me se të mbroheshin. Të shtrënguar
nga uria dhe nga mungesa e armëve, mbrojtësit
e Krujës, më në fund, pranuan, më
16 qershor 1478 propozimin e sulltanit që të
dorëzonin kështjllën kundrejt së
drejtës për t'u larguar të lirë
nga qyteti. Por Mehmeti i II e theu fjalën. Me
urdhërin e tij, turqit u ranë me të
pabesë mbrojtësve heroikë që po
linin qytetin bashkë me familjet e tyre. Një
pjesë e madhe u therën në vend ndërsa
gratë e fëmijtë u shitën si skllevër.