Lufta e shqiptarëve kundër
turqve osmanllij tërhoqi me kohë vëmëndjen
e shteteve të huaja që rrezikoheshin nga
i njëjti armik. Ato filluan të shikonin
te shqiptarët një forcë të rëndësishme
për dëbimin e turqve nga Ballkani. Edhe
Skënderbeu, nga ana e tij e kuptonte se një
luftë me forca të parabarta siç ishte
ajo e shqiptarëve kundër turqve, nuk mund
të vazhdohej me sukses për një kohë
të gjatë pa përkrahjen materiale dhe
politike të shteteve të huaja. Interesimi
i dy palëve solli si pasojë fillimin e marrëdhënjeve
të rregullta diplomatike midis Shqipërisë
dhe disa shteteve të Evropës. Me vendosjen
dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre
marredhënjeve u sanksionua dhe u përforcua
pozita e shtetit shqiptar në fushën ndërkombëtare.
Politika e jashtme që ndoqi Skënderbeu
që në fillim dhe gjer në fund të
sundimit të tij i nënshtrohej kryekëput
nevojave të mbrojtjes dhe çlirimit të
plotë të Shqipërisë nga shkelësit
turq. Por, përpjekjet e tij për të
krijuar aleanca luftarake kundër turqve osmanllij
gjetën në shumicën e rasteve kundërshtimin
e shteteve të tjera. Me Republikën e Venedikut
Skënderbeu hyri në marrëdhënie
qysh të nesërmen e fillimit të kryengritjes
së përgjithëshme. Por qëllimi
i republikës ishte të mbante zotërimet
e saja në Shqipëri, të ruante paqën
që kishte nënshkruar me sulltanin qysh më
1430 dhe të zgjeronte tregëtinë me
turqit. Veç kësaj ajo kishte filluar t'i
trembej rritjes së fuqisë së Skënderbeut,
prandaj jo vetëm nuk e ndihmoi, por përkundrazi
e pengoi atë me politikën e saj të
përçarjes që ndoqi ndaj bujarëve
shqiptarë. Me Republikën e Raguzës
Skënderbeu pati qysh në fillim marrëdhënje
miqësore, ajo i ndihmoi shqiptarët më
1446 dhe 1450 me një shumë të vogël
të hollash, por ajo nuk pranoi asnjë herë
të lidhte aleancë ushtarake në lutën
kundër turqve. Skënderbeu hyri në marrëdhënie
miqësore edhe me Papatin. Por, veç nxitjeve
për luftë dhe bekimeve apostolike, gjer
më 1450 papa nuk u dha ndonjë ndihmë
materiale apo financiare shqiptarëve. Një
shtet tjetër me të cilin hyri në marrëdhënie
Skënderbeu, ishte Mbretëria e Napolit. Por
edhe Alfonsi i V, mbreti i Napolit, i cili gjatë
këtyre viteve qe në grindje me rivalin e
tij, Venedikun, e përkrahu Skënderbeun më
tepër për ta nxitur që ta vazhdonte
luftën kundër republikës se sa kundër
turqve. Bile, kur në tetor të vitit 1448
u nënshkrua paqa shqiptare-venedikase, Alfonsi
i Napolit mbeti i pakënaqur nga Skënderbeu
dhe për pak kohë marrëdhënjet
midis tyre, u ndërprenë. Edhe despoti i
Sërbisë, Gjergj Brankovigi, i cili ishte
vasal i sulltanit dhe nuk donte t'i prishte marrëdhëniet
me turqit, i bënte gjithnjë presion Skënderbeut
që të lidhnin një aleancë ushtarake
kundër Republikës së Venedikut me të
cilën ai ishte në luftë, gjatë
viteve 1448-1450, për çështjen e
qyteteve bregdetare. Aleancë të vërtetë
ushtarake, Skënderbeu pati vetëm me Janosh
Huniadin, sepse vendet e tyre mbanin në këtë
periudhë peshën kryesore të luftës
kundër turqve. Aleanca e lidhur qysh më
1444 me inisiativën e Huniadit dhe që gjeti
gatishmërinë e menjëherëshme të
Skënderbeut u forcua edhe më tej në
vitet e mëvonëshme. Secili në sektorin
vet godiste të njëjtin armik duke lehtesuar
njëkohësisht barrën e tjetrit.
Pas vitit 1450, me gjithë fitoren që korrën
shqiptarët kundër turqve, gjëndja e
brëndëshme e Shqipërisë ishte
mjaft e tronditur. Në dimërin 1450-1451
një pjesë e mire e vendit, sidomos krahinat
fushore ishin të shkatërruara nga lufta
dhe nga qëndrimi për muaj me radhë
i ushtrive të shumta turke. Vendin e kërcënonte
një zi e madhe buke. Skënderbeu parashikonte
se turqit, pasi të grumbullonin ushtri të
reja, do t'i suleshin përsëri Shqipërisë.
Kjo u bë më e qartë në fillim
të vitit 1451, kur vendin e Muratit të II
e zuri i biri, Mehmeti i II, i cili duke hipur në
fron nuk i fshehu qëllimet për t'i zgjeruar
edhe më tepër kufijtë e Turqisë.
Dhe ndërsa Shqipëria ndodhej përpara
një kërcënimi të ri turk, brënda
vendit marrëdhënjet me bujarët Arianitas
ishin të ndera kurse ato me Dukagjinët po
keqësoheshin vazhdimisht. Pal Dukagjini dhe Lekë
Dukagjini tani u bënë armiq të Skënderbeut
dhe u afruan me turqit duke u shpallur vasalë
të sulltanit. Me një ekonomi të rrënuar
dhe pa mjete financiare, me një ushtri të
gjysmuar nga luftat dhe me bujarë armiq, Skënderbeu
kishte nevojë që në një ndeshje
të re me turqit, të mos ndodhej i vetëm.
Ai kishte gjithashtu nevojë për një
ndihmë financiare që të përballonte
shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë, meremetimin
e kështjellave të dëmtuara etj. Të
gjitha këto e shtynë Skërderbeun t'i
drejtohej përsëri Venedikut, që ishte
gjithashtu i interesuar për mbrojtjen e zotërimeve
të tij në Shqipëri, për të
lidhur një aleancë kundër turqve duke
i premtuar si peng besnikërie edhe vetë
qytetin e Krujës. Por edhe këtë radhë,
republika nuk e pranoi kërkesën e Skënderbeut.
Atëhere ky i u drejtua Mbretërisë së
Napolit.
Mbreti i Napolit, Alfonsi i V i Aragonës, ushqente
ambicjen të krijonte një perandori të
madhe në Mesdhe gjë që e detyroi atë
të hynte në konflikt si me venedikasit ashtu
dhe me turqit. Për këtë qëllim
ai kishte lidhur marrëveshje me sundimtarin e
Moresë dhe mbretin e Bosnjës, të cilët
ishin shpallur vasalë të tij. Në projektet
e tij kundër Venedikut dhe Turqisë, një
vend të rëndësishme zinte Shqipëria
dhe në mënyrë të veçantë
Skënderbeu me të cilin Alfonsin e V e lidhnin
interesa të përbashkëta, të ndalonin
përhapjen e turqve në Ballkanin perëndimor
dhe të mënjanonin zotërimin venedikas
në Adriatikun jugor. Për këto arësye
Alfonsi i V dhe të dërguarit e Skënderbeut,
peshkopi i Krujës Stefani dhe dominikani Nikolla
De Berguci, nënshkruan më 26 mars1451 një
traktat në Gaeta (Itali).
Në bazë të traktatit të Gaetës,
Alfonsi i V i Napolit merrte nën mbrojtje Skënderbeun
dhe "baronët" e tjerë shqiptarë
që ishin "farefis" me të, premtonte
se do ta ndihmonte Skënderbeun me ushtri e mjete
financiare, se do të respektonte "privilegjet"
që gëzonte gjithë Arbëria.
Pala shqiptare nga ana e vet, duke qenë më
e interesuar premtonte siç ishte zakoni në
mesjetë, ta njihte Alfonsin si kryezot, pasi
ky të dërgonte në Shqipëri ndihmë
ushtarake në luftën kundër turqëve.
Në të vërtetë traktati i Gaetës
ishte një hap taktik i Skënderbeut që
i shërbente luftës kundër turqve. Ai
ishte i kondicionuar nga gjëndja e vështirë
e vendit. Ai kishte për qëllim të tërhiqte
në luftën kundër turqve edhe ushtritë
e Mbretërisë së Napolit dhe ta përdorte
njëkohësisht si presion kundër Venedikut.
Ngjarjet e më vonëshme treguan se Skënderbeu
mbeti gjithmonë i pavarur në veprimtarinë
e tij. Menjëherë pas nënshkrimit të
traktatit Alfonsi dërgoi në Shqiperi vetëm
një repart simbolik prej 100 ushtaresh katalanë,
të cilët qëndruan në Krujë
dhe nuk morën pjesë në luftime. Skënderbeu,
i cili do të konsiderohej vasal për tokat
që do të çliroheshin me ndihmën
e ushtrive napolitane, mbeti si dhe më parë
sundimtar i pavarur në Shqipëri. Ai nuk
i dërgoi Alfonsit asnjë tribut dhe nuk i
bëri atij asnjë herë betimin e besnikërisë,
që ishin caktuar në traktat. Kështu
që marredhënjet midis Skënderbeut dhe
Alfonsit të V mbetën në të vërtetë
deri në fund marrëdhënje aleancë.
Traktate pak a shumë të njëllojtë
me atë të Gaetes, Alfonsi i IV lidhi edhe
me Gjergj Arianitin, Pal Dukagjinin dhe me bujarë
të tjerë shqiptarë e ballkanikë,
Me traktatin e Gaetës, Skënderbeu siguroi
përkrahjen e Mbretërisë së Napolit,
një nga shtetet me të fuqishme të kohës.
Gjatë kësaj kohe Skënderbeu u përpoq
t'i afronte edhe bujarët Dukagjinë dhe Arianitë.
Ai pati një farë suksesi vetëm me Gjergj
Arianitin. Si mjet për forcimin miqësisë
midis tyre shërbeu martesa e Skënderbeut
me Donikën, vajzën e Giergj Arianitit në
prill të atij viti.
Megjithatë giëndja e Shqipërisë
nuk u përmiresua. Senati i Venedikut, i shqetesuar
nga afrimi i shqiptareve me Napolin, rifilloi ndërhyrjet
e vjetra kundër Skënderbeut. Ai ia preu
menjëhere atij pensionin prej 1.400 dukatash
në vit duke denencuar me këtë menyrë
traktatin e vitit 1448. Proveditorët venedikas
organizuan me anë të bandave një varg
provokimesh të armatosura në tokat shaiptare
për t'i shkaktuar shqetësime prapa krahëve
Skënderbeut, në një kohë kur ky
po merrte masa por të mbrojtur kufijtë lindorë.
Në fund të vitit 1.451 marrëdhënjet
midis tyre u kenqësuan aq tepër sa Skënderbeu
për t'u dhënë fund provokimeve, ndërmorri
një varg sulmesh kundër zotërimeve
venedikase të Durrësit, Lezhës, Drishtit.
Danjës dhe Shkodrës. Këto e detyruan
Senatin të hiqte dorë nga provokimet e hapta
dhe të rifillonte në janar 1452, pagesën
e pensionit të mëparshëm. Por marrëdhënjet
e tyre vazhduan të mbeteshin të acaruara.
Më 1459, Dukagjinët, të nxitur edhe
nga Venediku gati sa nuk hynë në luftë
kundër Skënderbeut.