Faqja Kryesore  >> Historia  >> Skenderbeu
 

Historia e Shqipërisë - Skënderbeu

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Shqipëria në Arenën Ndërkombëtare

Pas fitores së Belgradit që korri Huniadi më 14 korrik 1456 ajo e Skënderbeut në Albulenë qe fitorja e dytë e madhe që korrën popujt ballkanike kundër Fatihut, pas rënjes së Kostandinopojes. Të dyja këto fitore ngjallën shpresa të mëdha në opinionin publik evropian. Njerëzit më përparimtarë të kohës e kuptonin se ishte koha më e volitëshme për të grumbulluar forcat e përbashkëta në luftën kundër turqve. Tani emri i shqiptarëve ishte bërë popullor në të gjitha vendet e Evropës. Vullnetarë të huaj nga vende të ndryshme erdhën në Shqipëri dhe hynë në radhët e ushtrisë shqiptare që konsiderohej një nga ushtritë më heroike të kohës. Me vdekjen më 1456, të kapitenit të lavdishëm hungarez Janosh Huniadit, Skënderbeu u bë figura kryesore evropiane e luftës kundër turqve. "Invazioni i Evropës - shkruante atë vit kalorësi anglez Njupor - është i sigurtë, sepse s'ka fuqi tjetër që mund ta bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare>. Kërkesat që dilnin nga njerëzit largpamës për formimin e një koalicioni evropian, e nxitën papën, që rrezikohej të humbiste pozitat e fundit të kishës katolike në Ballkan, të lëshonte qysh më 1457 idenë për organizimin e një kryqëzate kundër turqve. Një vend të rëndësishëm në këtë kryqëza-të do të zinte edhe Skënderbeu, të cilit papa i dha atë vit titullin e lartë të "kapitenit të përgjithshëm të Selisë së shenjtë". Por thirrja e papës për kryqëzatë nuk gjeti gadishmërinë e menjëherëshme të shteteve evropiane. Veç kësaj vetë papa Kalisti i III nuk e kishte marrë seriozisht organizimin e saj.

Fitorja e Albulenës i dha rast Skënderbeut të bënte përsëri përçapje pranë Napolit, Romës Venedikut, Raguzës,Hungarisë dhe disa shteteve italiane për të ndihmuar rezistencën shqiptare. Ambasadorët shqiptarë që dërgoi Skënderbeu i ftuan sundimtarët e këtyre vendeve to hiqnin dorë nga grindjet vjetra dhe të bashkoheshin me shqiptarët në luftën kundër turqve. Por edhe këtë radhë ata nuk i dëgjuan thirrjet e Skënderbeut; ata dërguan në Shqipëri vetëm ndihma të parëndësishme në të holla së bashku me mesazhe përgëzimi për Skënderbeun.

Kërkesat gjithnjë më këmbëngulëse për një kryqëzatë kundër turqve, e bënë papën e ri, Piun e II. të vihej më seriozisht në krye të kësaj fushate me të cilën ai kishte gjithashtu për qëllim t'ia largonte vemendjen opinionit publik nga kërkesat për refor-mën e kishës që po përhapeshin me sukses në gjithë Evropën. Me inisiativën e tij u organizua më 1459 në Mantova një kongres në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e sundimtareve kryesorë të Evropës. Në kongres u vendos të ndërmerrej një ekspeditë ndërkombëtare kunder turqve. Këtë radhë u duk sikur edhe Republika e Venedikut do të hiqte dorë nga politika miqësore gati 30 vjeçare me sulltanin, sepse ajo kishte filluar t'i trembej rritjes së fuqisë detare të Turqisë që vinte në rrezik zotërimet e saj në Egje. Në Romë dhe Venedik filluan të hartoheshin plane, sipas të cilave do të hapeshin tri fronte kundër Turqisë. Në frontin qëndror do të vepronin forcat shqiptare bashkë me forcat frënge të Dukës se Burgonjës. Në frontin e Danubit do të vepronin hungarezët, kurse në Greqi dhe në det do të vepronte flota e shteteve italiane. Për të lehtësuar këto veprime u vendosën lidhje edhe me sundimtarin e Turkmenisë, që ishte në luftë me fehmetin a II dhe me atë të Karamanisë në Azinë a Mogël, i cili përpiqej të çlirohejj nga vartësia e sulltanit.

Por përgatitjet e koalicionit po bëheshin jashtëzakonisht ngadalë për shkak të mosmarrëveshjeve që ekzistonin midis pjesëmarrësve. Ndërkohë, Mehmeti i II nisi po atë vit në Shqipëri një ekspeditë tjetër turkë, kundër së cilës Skënderbeu korri një fitore të re. Pas kësaj disfate, Mehmeti i II i propozoi Skënderbeut, me anën e rojeve kufitare turke, që të lidhnin paqë. Me shpresë të kryqëzatës, Skënderbeu nuk e pranoi paqën. Por kur më 1460 e pa se kryqëzata po vonohej Skënderbeu e pranoi kërkesën e sulltanit dhe, me gjithë zemërimin e papës, lidhi me të një armëpushim prej 3 vjetësh.

Armëpushimi ishte i domosdoshëm per shqiptarët, të cilët kishin nevojë të çlo-dheshin dhe të shëronin plagët e shkaktuara nga luftat 15 vjeçare. Nga ana tjetër, armëpushimi i dha mundësinë Skënderbeut t'i vinte në ndihmë aleatit të tij, Ferdinan-dit, mbretit të Napolit.

Ferdinandi, biri i Alfonsit të V që kishte vdekur më 1458, ndodhej në rrezik nga kryengritja e baronëve të Italisë së jugut, të cilët ishin bashkuar me princin Rene të Anzhuinëve që pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit. Skënderbeu kishte interes që në Italinë e jugut të fitonte aleati i tij, që përkrahej edhe nga papa, prej të cilit shpresonte të merrtë pastaj ndihmat e nevojëshme kundër turqve. Per këtë arësye, ai i dërgoi në ndihmë aleatit të vet, më 1460, një kontigjent kalorësish shqiptarë duke i premtuar se së shpejti do të vinte edhe vetë. Një nga kundërshtarët e Ferdinandit, Xhiovani Antonio Orsini, princi i Tarantos, me një letër që i drejtoi Skënderbeut më 10 tetor 1460, u përpoq ta bindëte që të hiqte dorë nga ekspedita në Itali. Ai kërkonte t'ia mbushte mëndjen Skënderbeut se ardhja e trupave shqiptare, të armatosura lehtë dhe të pamësuara të luftonin kundër kalorisë së rëndë italiane, nuk do të ndryshonte fatin e Ferdinandit. Skënderbeu, në përgjigjen që i bëri princit të Tarantos, më 31 tetor 1460, i thoshte ndër të tjera, se ai nuk mund të harronte ndihmën që i kishte dhenë Alfonsi në luftën kundër turqeve dhe i kujtonte se pa luftën me sukses që kishin bërë shqiptarët, jo vetëm Shqipëria, por edhe por edhe Italia do të kishte kaluar nën zgjedhën e osmanllinjëve. Në këtë vështrim , sipas Skënderbeut , ishte më mirë të ndihmohej ky mbret se sa baronët kryengritës dhe anzhuinët, të cilët nuk kishin dhënë asnjë kontribut në luftën kundër turqve. "Dhe pasi thoni, - shkruante Skënderbeu, - se me shqiptarët unë nuk do të mund ta ndihmoj as ta mbroj (Ferdinandin), dhe as t'i dëmtoj armiqtë e tij të fuqishëm, po u përgjigjem: ka ndryshuar puna, e në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi Epirotë dhe duhet ta dini se në kohë të tjera, stërgjyshët tanë kanë kaluar në vendin tuaj që ju mbani sot dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha dhe e dimë se më të shumtën e herës u ndanë me nder se me turp".

Në gusht të vitit 1461, Skënderbeu u nis me një ushtri të vogël, prej 2500 vetësh për në Itali. Rrugës ai vetë u ndal në Raguzë, ku më 24 gusht, u prit në një mënyrë madhështore nga senati i republikës. Kur arriti në Pulje, gjëndja e Ferdinandit ishte e dëshpëruar. Përveç qytetit të Napolit atij i kishin mbetur në dorë vetëm dy kështjella të tjera, ajo e Tranit dhe e Barletës, të rrethuara edhe këto nga ushtritë e baronëve kryengritës. Skënderbeu sulmoi me një herë dhe i theu ushtritë kundërshtare në Barleta. Pasi mori në dorëzim kështjellën, me kalorësinë e tij të lehtë e ndoqi kalorsinë e rëndë të princit të Tarantos, duke e thyer herë pas here dhe duke kallur tmerrin në radhët e saj. Pas disa veprimesh të tjera, Skenderbeu, shpëtoi në fund të atij viti edhe kështjellën e Tranit dhe e ndihmoi me këtë mënyrë Ferdinandin të shtypte kundërshtarët e vet.

Skënderbeu u kthye në Shqipëri më 1462, në një kohë kur çështja e kryqëzatës ishte gjithnjë në rend të ditës, pa u vënë akoma në vijë organizimi i saj. Në Shqipëri ai gjeti një gjëndje jo fort të qetë. Republika e Venedikut, e shqetësuar nga forcimi i aleancës shqiptaro-napolitane, filloi prapë nga provokimet e saj të vjetra. Duke kujtuar se gjëndja Skënderbeut ishte e dobësuar, sulltan Fatihu dërgoi atë vit kundër shqiptarëve tri ekspedita njerën pas tjetrës. Por edhe këtë radhë shqiptarët i bënë ballë furtunës turke. Si gjithmonë, nën udhëheqjen e Skënderbeut, të tri ekspeditat turke u thyen, e para më 27 gusht 1462 në grykën e Mokrës, e dyta pak ditë më vonë në fushën e Pollogut, dhe e treta në shtator 1462, në Livad afër Ohrit.

Vazhdimi i luftës kundër turqve në një kohë kur Shqipëria ishte e shkretuar dhe e izoluar dhe zgjatja pa shpresë e përgatitjeve të kryqëzatës që kishte ndërmarrë Piu i II, e detyruan Skënderbeun të pranonte paqën propozuar përsëri nga Mehmeti i II, i cili synonte me këtë mënyrë të shkëpuste Skënderbeun nga koalicioni evropian. Paqja u nënshkrua në Shkup më 27 prill 1463.

Edhe këtë radhë paqja shqiptare-turke nuk u pa me sy të mirë nga Piu i II i cili e shfrytëzonte figurën e Skënderbeut në fushatën propagandistike kryqtare. Paqja e shqetësoi edhe Republikën e Venedikut, e cila tani që po hynte në luftë kundër turqve për t'u marrë Morenë donte t'i shfrytëzonte shqiptarët si diversion në prapavijat e armikut. Papa dhe Venediku ushtruan mbi Skënderbeun një presion të madh për ta detyruar ta prishte paqën me turqit. Skënderbeu në fillim nuk pranoi. Si duket ai donte të shikonte më parë makinën kryqtare të vihej në lëvizje. Në nëndor 1463 kryqëzata u shpall zyrtarisht nga papa dhe ushtritë kryqtare filluan të grumbulloheshin në skelat e Italisë për t'u nisur kundër turqve. Atë vit, midis Skënderbeut dhe Venedikut u lidh më në fund një traktat miqësie dhe aleance në luftën kundër turqve. Kjo aleancë u plotësua me një aleancë tjetër midis Venndikut dhe Hungarisë. Në të njëjtën kohë, Dukagjinët hoqën dorë një herë e përgjithmonë nga qëndrimi i vjetër armiqësor dhe u bënë aleatë të ngushtë të Skëndetbeut. Me presionin e republikës, e cila i premtoi ndihma ushtarake, dhe me nxitjen e papës, Skënderbeu u bind më në fund të solidarizohej me kryqëzatën dhe më 27 nëndor 1463 i shpalli luftë Turqisë duke kryer një varg veprimesh luftarake në zotërimet turke të Maqedonisë.

Por ushtritë kryqtare, megjithëse po grumbulloheshin nëpër skela, nuk u nisën as në verën e vitit 1464. Mosbesimi që ekzistonte midis pjesëmarrësve të kryqëzatës, mungesa e organizimit paraprak, dhe më në fund edhe vetë vdekja e Piut të II me 14 gusht 1464, sollën dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj shqiptarët mbetën përsëri vetëm përballë furisë turke.

Skënderbeu

Kuvendi i Lezhës
Fitoret e Para
Lufta kundër Venedikasve dhe Turqve
Rrethimi I i Krujës
Formimi i Shtetit Shqiptar
Politika e Jashtme
Rënia e Kostandinopojës
Beteja e Beratit
Shqipëria në Arenën Ndërkombëtare
Rrethimi II i Krujës
Rrethimi III i Krujës
Rrethimi IV i Krujës


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003