Pas largimit të sulltanit, Skënderbeu
u përpoq, të çlironte Krujën
nga rrethimi dhe të shtinte në dorë
kalanë e Elbasanit, por nuk i a arriti dot. Dimri
po afronte dhe gjëndja e Shqipërisë
ishte tmerësisht e vajtueshtme. Mehmeti i II
me vandalizmat e tij e kishte shkatërruar në
një mënyrë të pashërueshme
vendin, sa s'kishte mbetur, siç thotë
Qemal Pashë-Zadeja, "as dhelpër as
ujk pa rënë në kthetrat e pushtuesit
të botës". Vëndin e kërcënonte
uria. Popullsia e masakruar ishte rralluar. Rinia
shqiptare ishte çfarosur gjatë luftave
të shpeshta të viteve të fundit. Ushtria
shqiptare që po vazhdonte luftën me shpirt
në dhëmbë, kishte nevojë për
armë, municione dhe ushqime.
Për të përballuar gjëndjen tepër
kritike, Skënderbeu u bëri aleatëve
të tij një thirrje të fundit për
ndihmë. Ai dërgoi ambasadorë në
Hungari, Venedik e Raguzë. Në dhjetor 1466,
Skënderbeu u nis vetë në Rome, për
ta bindur papën Pal i II mbi nevojën domosdoshme
të ndihmave. Skënderbeu arriti në Romë,
më 12 dhjetor, i veshur me zhgunin që mbante
gjatë luftës dhe i shoqëruar me pak
kalorës, ku u prit me nderime prej kardinalëve.
Qyteti i Romës i bëri Skënderbeut një
pritje madhështore, të denjë për
një udhëheqës të mbuluar me lavdi.
"Si hyri në Romë , të cilën
e kishte mbuluar kishte me zulmën e emrit dhe
trimërisë së vet - shkruan një
dëshmitar - menjëherë doli në
praninë e papës, dhe sa u muar vesh kjo
punë nga romakët, nga të gjithë
anët, qe një lëvizie dhe një rendje
e pabesueshme njerëzish për të parë
dhe për të nderuar, dhe Pali kur e pa Gjergjin,
u çudit për pamjen e atij burri të
fortë dhe e priti me nderime shumë të
mëdha". Ai i dha atij një relikë
të shenjtë dhe një shumë të
pakët të hollash "që nuk mund
të zihen në gojë, - thotë një
shkrimtar bashkëkohas, - pa u skuqur nga turpi
çdo i krishterë". Pas bisedimeve
të gjata Skënderbeu e bindi në fund
koncistorin roman t'i jepte atij një ndihmë
prej 5 mijë dukatash. Nga Roma, Skënderbeu
shkoi në Napoli por edhe Ferdinandi nuk i dha
veçse disa ndihma të kufizuara, pak ushqime
e municione dhe një mijë dukata.
Skënderbeu u kthye në Shqipëri, në
fillim të prillit 1467 ku iu drejtua edhe një
here masave popullore të Shqipërisë
për të bërë sakrificën supreme.
Masat fshatare, si kurdoherë, edhe tani i u përgjgjën
thirrjes së udhëheqësit të tyre.
Me ushtrinë që organizoi me të shpejtë
së bashku me Lekë Dukagjinin, duke pasur
edhe ndihmën e disa reparteve venedikase të
Shkodrës, Skënderbeu filloi sulmin kundër
ushtrive të Ballaban Pashës që mbante
gjithnjë të rrethuar Krujën. Një
ushtri turke që i vinte në ndihmë Ballaban
Pashës, nën komandën e vëllait
të tij, u thye pa i u afruar akoma Krujës.
Pastaj Skënderbeu, i ndihmuar nga garnizoni i
rrethuar që doli nga kështjella, kreu një
sulm vendimtar mbi ushtrinë turke dhe i shkaktoi
një disfatë të plotë. Vetë
Ballabani mbeti i vrarë kurse ushtria turke u
tërhoq e shpartalluar. Skënderbeu rrethoi
pastaj Elbasanin por duke mos pasur artileri përsëri
nuk e mori dot.
Disfata e Ballaban Pashës e egërsoi edhe
më tepër sulltan Fatihun, i cili vazhdonte
ta konsideronte rezistencën shqiptare si problemin
kryesor të politikës së tij. Në
korrikun e vitit 1467, në krye të ushtrisë
së perandorisë, Mehmeti i II, u nis përsëri
kundër Shqipërisë dhe e rrethoj Krujën
për të tretën herë. Këtë
radhë Fatihu kishte vendosur, siç thonë
kronistët turq, të mos kthehej pa e shkatërruar
çerdhen e rezistencës shqiptare që
ishte bërë tashmë simboli i rezistencës
evropiane kundër invazorëve turq. Edhe këtë
vit turqit i përsëritën masakrat e
vitit të kaluar. Në një letër
tjetër të tij,Fatihu duke bërë
fjalë për ekspeditën e këtij viti,
shkruan se ushtritë turke të Anadollit dhe
të Rumelisë u ndeshën me ushtritë
shqiptare në luginën e Buzurshekut (ndoshta
në luginën e Shkumbinit) dhe midis tyre
u zhvillua një e përgjakëshme, në
të cilën të dy palët patën
humbje tepër të mëdha. Duke e mbajtur
Krujën të rrethuar, me pjesën kryesore
të ushtrisë, Mehmeti i II sulmoi gjithashtu
Durrësin dhe Shkodrën duke plaçkitur
dhe djegur vendin, por edhe këto nuk i pushtoi
dot. Gjatë kësaj, ekspedite, shënon
kronisti Kritobul, turqve "asgjë nuk u shpëtoi
dhe asgjë nuk u mbeti e fshehur nga gjithë
ato që s'mund të arriheshin dot, që
ishin të largëta, të egëra dhe
të fshehura brënda tokës. Brenda 15
ditëve që qëndroi Mehmeti i II, ushtritë
e shumta turke u përpoqën të çfarosnin
pa mëshirë të gjithë popullsinë
e vendit. Por edhe këtë radhë shqiptarët
luftuan me heroizëm duke tërhequr edhe një
herë më shumë admirimin e gjithë
botës së qytetëruar, që e ndiqte
me interesim fatin e kësaj lufte fatale për
Shqipërinë. Fatihu nuk e pushtoi dot Krujën
as këtë radhë. "Duke parë,
- thotë Kritobuli, - se do të ishte e pamundur
ta merrte (Krujën) me sulm me anën e armëve"
ai u largua i turpëruar në gusht për
në Konstandinopojë duke lënë aty
një pjesë të ushtrisë së
tij që ta vazhdonte rrethimin e kështjellës.
Por me largimin e tij ushtria shqiptare sulmoi dhe
e theu ushtrinë turke duke e shpëtuar edhe
kësaj here Krujën.
Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë
shtrenjtë. Shpresat për ndihma nga jashtë
pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që
vazhdonte të ishte në luftë me turqit,
i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3
mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë,
duke nxitur që të sulmonte Elbasanin. Republika
ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të
Elbasanit i qe ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin
e ta përfshinte në sanxhakun e vet. Duke
marrë Durrësin, turqit, të cilët
kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin
në rrezik epërsinë e republikës
në Adriatik. Dëbimi i turqve nga Elbasani
ishte në radhë të parë në
interesë të vetë shqiptarëve.
Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të
Venedikut nuk mund të përballohej më
lufta plot sakrifica kundër osmanllijve. Për
të kërkuar burime të reja, të
cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend, thirri
në janar të vitit 1468 në Lezhë,
një kuvend të krerëve shqiptarë.
Në pragun e kuvendit një ushtri turke, duke
ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrën. Skënderbeu,
i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në
Lezhë, nuk mundi të merrte pjesë në
luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë
luftoi pa komandantin e vet dhe korri mbi turqit një
fitore tjetër. Pas pak ditësh më 17
janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme,
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë.
Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.