Me shtrirjen dhe përforcimin e
regjimit të timareve. marrëdhëniet
feudale në Shqipëri u zhvilluan edhe më
tej. Shprehje e këtij zhvillimi ishte forcimi
i mëtejshëm i pozitave të spahiut në
marrëdhniet e tij me fshatarin-raja. Ndërsa
në shek. XV spahiu e ushtronte pushtetin e vet
feudal mbi rajanë e timarit ose zeametit si zotërues
i tokës, gjatë shek. XVI dhe sidomos gjatë
shek. XVII ai e shtriu pushtetin e vet feudal edhe
drejtpërdrejt mbi personin e fshatarit. Filloi
kështu procesi i robërimit të rajave
shqiptarë i cili u konsakrua gjatë gjysmës
së dytë të shek. XVI, me kanunnamenë
e sulltan Sulejmanit. Që tani e tutje fshatari
nuk mund të largohei pa lejen e spahiut prej
timarit ose zeametit ku ishte regjistruar. Nëse
largohej, ai e humbiste si dhe më parë tokën-bashtinë
dhe timarliu ose zaimi këtë tokë kishte
të drejtë t'ia jepte me tapi një fshatari
tjetër. Veç kësaj, kur spahiu e diktonte
fshatarin e larguar se ku ndodhej, nxirte prej tij
me anën e kadiut taksën e pendë-prishjes,
domethënë shpërblimin për dëmin
që kishte pësuar nga largimi i tij. Në
fillim taksa e pendë-prishjes ishte 75 akçe.
Por me vonë në Shqipëri, sikurse e
gjejmë në aktet e gjyqeve të sheriatit,
kjo taksë u shtua dhe arriti në shek. XVII
në 300 akçe. Në sanxhakun e Ohrit,
në vend të kësaj takse, fshatari i
larguar dhe i vendosur në një timar ose
zeamet tjetër ishte i detyruar të paguante
dy të dhjeta: njerën për spahiun e
ri si zotërues i tokës (sahib-i erz), tjetrën
për spahiun e mëparshëm si zotërues
i rajaseë(sahib-i rajet). Kadileret e kazave
të Shqipërisë si dhe vetë sulltanët
ndërhynin për të mbrojtur interesat
e feudalëve spahij në kurriz të fshatarëve
të larguar.
Gjatë shek. XVI, në favor të spahijve
përfundoi edhe kthimi i kategorive të ndryshme
të fshatareve gjysmë të lirë në
fshatar-naja. Jyrykët (barijtë shtegtarë)
të cilët më parë konsideroheshin,
fshatarë të lirë dhe nuk ndodheshin
nën vartësinë e asnjë spahiu,
tani gjatë regjistrimeve që kryente herë
pas here perandoria e osmanllijve filluan të
përfshiheshin në defterët e kadastrës
duke u konsideruar edhe ata raja nën vartësinë
e spahijve të timareve dhe zeameteve ku ishin
regjistruar. Në fund të shek.XVI u suprimuan
edhe kolonitë ushtarake; myselemët, dervenxhijtë,
tartarët, jajatë, etj., u shkarkuan nga
shërbimet dhe u xhveshën nga lehtësitë
që gëzonin me parë duke u kthyer edhe
ata në raja të thjeshtë.
Forcimi i pozitave të spahijve u çfaq
edhe në rritjen e rentës feudale që
ata nxirnin nga fshatarët-raja. Gjatë shek.
XVI, bashkë me të dhjetën, fshatari
i paguante spahiut edhe salalarijen, një shtojcë
e së dhjetës. Në të vërtetë
salarija ishte e dhjeta mbi kashtën e drithrave
, por këtë fshatari duhej ta paguante me
drithë, në masë prej 2,5°/°
mbi prodhimin e korrur. Kështu, e dhjeta së
bashku me salarijen arrinin në 12,5%, baraz me
një të tetën e prodhimit. Edhe ispenxha
u shtua nga 25 akçe në 35 akçe.
Gjatë shek. XVI dolën një varg taksash
të reja, të caktuara në kanunname.
Spahijtë filluan gjithashtu të përvehtësonin
në mënyrë arbitrare edhe taksa të
paparashikuara nga kanunnamete. Këto taksa të
çpikura ose bidate siç i quanin turqit,
u shtuan edhe më tepër gjatë shek.
XVII. Përveç këtyre detyrimeve, të
cilat i nxirnin në natyrë dhe në të
holla, spahijtë i shtrëngonin fshatarët
të kryenin tani edhe angari të ndryshme,
të ndërtonin një hambar për spahiun,
ta shpinin aty yshyrin me qerret e tyre, të kositnin
livadhet e hassa-çifligut dhe ta vinin barin
e spahiut në mullar. Në sanxhaqet e Ohrit
e të Vlorës, spahijtë bile i detyronin
fshatarët të punonin tri ditë angari
në vit në tokat e hassa-çifligut.
Gjatë shek. XVI sidomos gjatë shek. XVII,
edhe shteti turk i ngarkoi fshatarët me taksa
të ndryshme. Ndërsa në shek. XV shteti
turk me përfaqesuesin e vet kryesor, sulltanin,
merrnin nga popullsitë e shtruara kryesisht xhizjen
dhe detyrimin e divanit, tani nxorën taksa të
reja me emërtime të ndryshme. Mbi fshataret
e Shqipërisë, përveç arpallëkut
në të holla që i paguhej sanxhakbeut,
u shtua edhe arpallëku për bejlerbeun e
Rumelisë.
Shtimi i shfrytëzimit dhe i vartësisë
feudale solli varfërimin e ekonomive të
fshatarëve dhe diferencimin në radhët
e tyre.
Në shek. XVI filloi të shtohej numri i
fshatarëve që kishin gjysëm pendë
bile edhe më pak se gjysmë pende toke me
të cilën nuk mund të mbanin dot familjet
e veta. Pasojë e varfërimit të fshatarëve
qenë kryengritjet e mëdha që shpërthyen
në pjesën e parë të shek. XVI
në viset e ndryshme të perandorisë.
Të tronditur nga këto lëvizje dhe për
të evituar shpërthimin e kryengritjeve të
reja, qeveritaret turq u detyruan të merrnin
masa për të kufizuar varfërimin e mëtejshëm
të fshatareve dhe për të forcuar ekonominë
e tyre gjë që ishte në dobi si të
shtetit ashtu edhe të klasës së feudaleve.
Prandaj në kanunnamete e Shqipërisë,
sikurse edhe në ato të krahinave të
tjera të perandorisë u futen disa dispozita
të reja në dobi të fshatarëve
por që nuk i cënonin interesat e spahijve.
Fshtarëve-raja iu njohën tani të drejta
me të plota mbi pronat mylk, mbi shtëpinë,
kopshtin, vreshtën, në radhën e të
cilëve u shtuan edhe livadhet. Ndërsa në
shek. XV, kur fshatari e linte tokën e bashtinës
një vit pa punuar e humbiste të drejtën
e përdorimit, tani ky afat u shty 3 vjet. Bile
edhe në qoftë se e braktiste dhe largohej
pa lejen e spahiut, po të kthehej ai e merrte
përsëri tokën e mëparëshme
të bashticës. Veç kësaj, në
kanunnamete e Ohrit dhe të Elbasanit të
vitit 1583 porositeshin kadilerët të mos
i lejonin spahijtë që ti detyronin fshatarët
të punonin angari në tokat hassa të
spahiut, të bartnin bar për të, të
paguanin yshyrin me të holla ose të jepnin
të tjera bidate të paparashikuara nga kanunnametë.
Në shek. XVI u bënë ndryshime edhe
në trashëgimni. Ndërsa më parë
tokën-bashtinë të një fshatari-raja
mund ta trashëgonte vetëm biri i tij, tani
në kanunnamete e Shqipërisë, sikurse
edhe në kanunnametë themeltare, u sanksionua
edhe e drejta e trashëgimisë në vijë
femërore. Tani, kur fshatari nuk kishte djalë,
tokën e tij e trashëgonin kundrejt pagesës
së taksës së tapisë, sipas një
radhe të caktuar, e bija, i vëllai, e motra,
i ati ose e ëma.
Por këto të drejta që fituan fshatarët-raja
vetëm pjesërisht u respektuan nga feudalët
spahij dhe ato nuk e ndryshuan gjëndjen e tyre
si raja të varur. Në vetë kanunnamenë
themeltare të sulltan Sulejmanit fshatarët
e nënshtruar u përcaktuan si raja të
përherëshëm. "Biri i rajasë
- thuhet në këtë kanunname duhet të
jetë raja". Krejt përkundrazi, pozitat
e spahiut si një feudal që gëzonte
të drejtën absolute për të përvehtësuar
rentën nga fshatari, u konsakruan në kanunnametë
turke dhe kjo e drejtë e tyre u vesh prej juriskonsultëve
me një origjinë hyjnore.
Gjatë shek. XVI u rrit jo vetëm pushteti
feudal i spahijve ndaj fshatarëve por u forcuan
në të njëjtën kohë edhe pozitat
e tyre ndaj pronës feudale-ushtarake të
tokës. Ndërsa më parë biri i spahiut
e trashëgonte timarin ose zeametin vetëm
në rast se ai kishte aftësitë e duhura
për të përmbushur detyrimet ushtarake,
tani e drejta e trashëgmit u bë një
rregull i zakonshëm. Dalëngadalë, sidomos
gjatë shek. XVII, djemtë e spahiut filluan
të trashëgonin feudin pavarësisht në
se ishin ose jo në gjëndje të kryenin
shërbimin ushtarak. Kjo e drejtë u fiksua
edhe në dokumentat ligjore të shtetit turk.
Përballë formulimit "biri i rajas duhet
të jetë raja" u formulua edhe norma
që u sanksiononte të drejtën e birit
të spahiut të ishte spahi. Shtresa e spahijve
filloi kështu të kthehej në një
klasë-kastë. Kthimin e tyre në kastë
spahijtë filluan t'ia atribuonin pozitës
që zinin si zotërues timaresh dhe zeametesh,
më tepër të drejtës së trashëgimit
se sa aftësisë ushtarake. Në këtë
mënyrë, qysh gjatë shek. XVI, kur regjimi
feudal-ushtarak ishte në kulmin e fuqisë
së vet, filluan në të njëjtën
kohë të lindnin edhe elementet e dobësimit
të tij.
Nga ana tjetër, duke i forcuar pozitat e tyre
ndaj timareve dhe zeameteve spahijtë filluan
t'i kushtonin kujdes të veçantë dhe
hassa-çifligjeve. Ndryshe nga shek. XV kur
hassa-çifligu i një spahiu përfshinte
vetëm vreshta,
pemishte, ullishte dhe ndonjë mulli, tani ai
përfshiu edhe ara. Këto ara, në fillim
të vogla, spahiu i punonte vetë me pjestarët
e familjes së vet. Por me vonë lindi tendenca
që t'i zgjeronin arat e hassa-çifligut
dhe veç kësaj t'i punonin ato me anën
e fshatarëve që kishin humbur tokat e tyre.
Këta fshatarë-bujq nuk kishin asnjë
të drejtë mbi ngastrën e tokës
që punonin, as ta shisnin as ta dhuronin dhe
as ta trashëgonin. Marrëdhënjet midis
tyre dhe spahijve nuk parashiheshin nga kanunnametë,
këto përcaktoheshin më tepër nga
tradita që u formua me kohë. Zakonisht spahiu,
veç tokës, jepte edhe farën me pendën
e qeve, kurse fshatari punën, duke i ndarë
të ardhurat përgjysmë ose me të
tretë (një të tretën spahiu, dy
të tretat fshatari-bujk). Kështu, me zhvillimin
e mëtejshëm të marrëdhënieve
feudale, dolën në skenë bujqit gjysmatarë
dhe tregtarë,(ortakçij, dhe më vonë
u quajtën çifçij) të cilët
më vonë u shtuan me shpejtësi. Në
fillim bujqit ishin juridikisht krejt të lirë.
Ata nuk konsideroheshin fshatarë-raja dhe si
të tillë qenë përjashtuar nga
detyrimet e sulltanit. Por më vonë edhe
ata u përfshinë në kategorinë
e rajave dhe u regjistruan në defterët e
timarëve. Pa asnjë të drejtë mbi
tokën që punonte, fshatari-bujk i hassa-çifligut,
ishte ndaj spahiut edhe më i varur se fshatari
i tokës-bashtine. Edhe ky nuk mund të largohej
pa lejen e spahiut nga ngastra ku punonte.
Të ardhurat më të mëdha që
nxirnin spahijtë nga hassa-çifligjet i
nxitën ata t'i rritnin këto hassa në
kurriz të tokave-bashtinë. Por në shek.
XVI-XVII ligjet turke e ndalonin spahiun t'i kthente
bashtinat e timarit të tij në çifligje.
Megjithatë kanunnametë nuk e pengonin spahiun
ose ndonjë feudal tjetër që të
merrte në përdorim një, dy e më
tepër bashtina në një timar tjetër
dhe t'i qeveriste ato si çifligje me anë
fshatarësh bujq. Filluan kështu të
lindnin çifligjet të cilët morën
një përhapje më të madhe sidomos
gjatë shek. XVIII-XIX. Çifligari nuk ishte
akoma pronar absolut i tokave të çifligut
pasi ato konsideroheshin gjithnjë toka mirie.
Ai ishte gjithnjë i detyruar të merrte nga
spahiu tapinë dhe t'i jepte atij të dhjetën
dhe detyrimet e tjera. Megjithëse gjatë
shek. XVI sipërfaqet e hassa-çiflgjeve
mbetën shumë të kufizuara, ato tregonin
se në kurriz të pronës feudale-ushtarake,
mbi të cilën mbështetej perandoria
e osmanllijve, po lindte prona private feudale. Lindja
dhe zgjerimi i tyre shënoi fillimet e çthurjes
së regjimit feudal-ushtarak turk.