Faqja Kryesore  >> Historia  >> Sundimi turk
 

Historia e Shqipërisë - Sundimi Turk

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Rezultatet e Kryengritjeve

Gjatë shek. XVI-XVII kryengritjet në Shqipëri vazhduan të kishin një karakter lokal. Forcat lëvizëse të kryengritjeve gjatë këtyre dy shekujve qenë fshatarë dhe malësorë të cilët luftuan kundër vendosjes së sistemit të timarëve në krahinat e tyre dhe njëkohësisht për të dëbuar sundimtarët turq nga vendi. Më saktë, në këto kryengritje morën pjesë fshatarët e malsorët e krishterë, pasi mbi këta rëndonte një shfrytëzim më i egër. Si rrjedhim, udhëheqjen e këtyre lëvizjeve e morën në dorë kuvendet shqiptare, në drejtimin e të cilave një rol të veçantë lojtën edhe prelatët e krishterë.

Gjatë këtyre dy shekujve feudalët spahij të Shqipërisë, të cilët në përgjithësi ishin me origjinë shqiptare, qenë, me përjashtime të ralla, bashkëpuntorët më aktive të sundimtarit turk,

Këto kryengritje, megjithëse shpesh herë morën përpjestime të gjëra, nuk e realizuan dot synimin e tyre kryesor, çlirimin e vendit. Megjithatë ato patën disa rezultate pozitive. Në radhë të parë ato mbajtën gjallë frymën e rezistencës dhe me anë të saj individualitetin e kombësisë shqiptare. Në radhë të dytë, krahinat malore fituan një varg privilegjesh për një farë administrimi autonom sipas normave tradicionale vendëse. Në sajë të këtyre sukseseve, shqiptarët e larguan rrezikun e asimilimit që i kërcenohej vendit nga armiqtë turq.

Kryengritjet shqiptare dhanë gjithashtu një kontribut në luftën e shteteve evropiane kundër Turqisë.

Në pjesën e fundit të shek. XVII u mbyll periudha kur vatrat kryesore të qëndresës shqiptare qenë krahinat malore dhe kur forcat kryesore lëvizëse qenë vetëm masat e malësorëve të krishterë, të udhëhequr nga krerët e kuvendeve. Qysh nga fundi i shek. XVII, lëvizjet kundër sundimtarëve turq në Shqipëri morën tipare të reja. Vatrat e qëndresës u shtrinë edhe në viset fushore. Forcat lëvizëse u bënë jo vetëm masat fshatare të krishtera por edhe ato myslimane, të cilat u ngritën kundër shfrytëzimit të vrazhdë turk. Roli i prelateve të kishave filloi të bjerë. Vet këtyre, qysh nga pjesa e parë e shek. XVIII, në luftë kundër sundimtarëve turq filluan të hynin edhe feudalët vendës. Këto ndryshime erdhën si pasojë e dobësisë së vazhdueshme, e dekadencës së sistemit feudal ushtarak dhe të disfatave që pësoi perandoria e osmallinjve në fund të shek.XVII dhe gjatë shek. XVIII.

Sundimi Turk

Timaret në Shek. XVI
Riorganizimi Administrativ
Marrëdhëniet Tregtare
Marrëdhëniet Agrare
Zhvillimi i Qyteteve
Kryengritjet e 1571
Kuvendet e Matit
Ekspeditat Turke
Projekti i Pjetër Budit
Përhapja e Islamizmit
Kryengritjet e Shek. XVII
Rezultatet e Kryengritjeve
Arsimi në shek. XVII
Fillimet e Letërsisë
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003