Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër
kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për
muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të
mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona
përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një
kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë
vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime
të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra
të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës
së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë
sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë
simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë
mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin
të lumtuna.