Mbramë një erë e ftohtë
acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtënt tonë bashkë me
gjethe të kësaj vjeshte
i mori andej kah dielli hijen si të pergjakët
ua lëshon zalleve
në Përndim, ku shtret e shkimet dita në
pamundsinë e vet
Enden shpirtënt tonë nëpër vise
të Përdimit të mrekullueshëm,
bajnë të fala dhe me thanë vendeve
të shuguruem
e të përitnme ndër fluide të hekunt
të zjarrmit adhurueshëm
e me një kredo gëzojnë qiellën
me çagje e të tymuem
në cilën, diku në skaj merimanga fatin
tregon
vetes dhe njerzis poshtë, që damarët
i rrahin
(si të rrahunt trompete në vorrëzë)
ndërsa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnikës, i njëmijti
fishkëllim si një fsham
shkyn ajrin
Shpirtënt tonë me një dashni tragjike
ato vise i duejnë.
n'eter të kulluet u bajnë fli ndjenjat e
veta ma të holla
E të nesërmen fatale kundrojmë një
horizont me njolla
shtegtare të mërguem. shpirtënt tonë
n'origjinë po kthejnë