0 grue, që të ndesha në
ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unë jam fli
të një ndjesi si ti.
0 grue, q'u ndeshme ditnë e fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball për
ball
e ndjesitë n'u shprehën me mall
më një vall':sahall...
Dhe kështu në rrugë të madhe
e shitme zemrën tonë,
njerzve që vetëm një të përqeshun
dhanë për të
e shkuen të kënaqun e tu' u gëzue pse
panë mfshehsinat intime të kësaj jetesës
sonë.
E na, dhe një dhimbë të sinqertë
tue ndijë,
vuejshim me zemër të ndrydhun si dy fëmijë
të humbun ndër vise të hueja natën,
vonë,
o grue, q'u ndeshme në ditn e fatkobit tonë.