Neni 40
Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen kontrollin
e zbatimit të ligjshmërisë në
shkollat e larta
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë
të shfuqizojë çdo akt të nxjerrë
nga senati i shkollës së lartë universitare,
nga këshilli i shkollës së lartë
jouniversitare, rektori ose drejtori i tyre, në
rastet kur këto akte janë në kundërshtim
me ligjin.
Rektori shfuqizon vendimet e dekanit apo të këshillit
të fakultetit, kur këto bien ndesh me legjislacionin
në fuqi.
Në rastet e konflikteve ndërmjet tyre çështja
ankimohet në gjykatën e apelit. Në
raste flagrante, kur me veprimet e tyre rektori apo
drejtori shkelin, në mënyrë të
përsëritur, aktet ligjore, nënligjore,
statutin apo rregulloren e shkollës së lartë,
Ministri i Arsimit dhe Shkencës thërret
zgjedhje të parakohshme për rektorin apo
drejtorin e ri, pasi merr paraprakisht mendimin e
senatit. Në raste të tilla të njëjta,
rektori thërret zgjedhjet e parakohshme për
dekanin apo drejtorin e ri, kurse dekani apo drejtori
thërret zgjedhjet e parakohshme për përgjegjësin
e ri të departamentit, pasi merr paraprakisht
mendimin e këshillave përkatës.
Neni 41
Çdo shkollë e lartë harton projektstatutin
e vet, në përputhje me këtë ligj
dhe me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit
dhe të Shkencës, e cila kujdeset për
harmonizimin e këtyre projektstatuteve mbi një
trung të përbashkët, duke pasur parasysh
edhe specifikat e çdo shkolle të lartë.
Neni 42
Shtetasve të Republikës së Shqiperisë,
kur plotësojnë kushtet për të
ndjekur studimet e larta, u njihet e drejta të
studiojnë e të diplomohen në më
shumë se një fushë studimi pranë
shkollave të larta. Këto të drejta
realizohen në përputhje me kriteret e përcaktuara
në statutet e shkollave të larta.
Neni 43
Mënyra e njohjes dhe të ekuivalentimit të
çertifikatave, diplomave dhe gradave të
fituara në shkolla të larta të huaja
bëhen me akte të Këshillit të
Ministrave, duke respektuar marrveshjet dhe konventat
ndërkombëtare ku Shqipëria është
palë
Neni 44
Çdo shkollë e lartë ka të drejtën
të zgjedhë emrin zyrtar dhe stemen e vet.
Emri zyrtar dhe stema e shkollës së lartë,
të zgjedhura nga shkolla e lartë, me propozimin
e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës
ose Ministrisë së Mbrojtjes ose të
Ministrisë së Rendit Publik, miratohen nga
Këshilli i Ministrave.
Neni 45
Ligji nr. 7810 datë 6.4.1994 "Për arsimin
e lartë në Republikën e Shqipërisë",
me ndryshimet e tij, si dhe dispozitat e tjera ligjore
dhe aktet nënligjore, që lidhen me arsimin
e lartë e që janë në kundërshtim
me këtë ligj shfuqizohen.
Neni 46
Ky ligj hyn ne fuqi 15 ditë pas botimit në
Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I