Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Studimet

Neni 17
Pranimet për studimet universitare
Në Universitetin e Tiranës studimet ndiqen në sistemin me shkëputje nga puna (me ndjekje të plotë) dhe pa shkëputje nga puna (me ndjekje të pjesëshme).
1. Pranohen për të ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës:
a) Shtetasit shqiptarë që fitojnë konkursin në degën përkatëse, mbi bazën e rezultateve të arritura në provimin e pranimit;
b) Studentë të transferuar nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare të vendit apo të huaja, sipas Nenit 18 të këtij Statuti;
c) Shtetas të huaj të cilët plotësojnë kriteret e miratuara nga Këshilli i Ministrave apo të miratuara me marrëveshje qeveritare dypalëshe ose shumëpalëshe;
d) Shtetas shqiptarë e të huaj që kanë përfunduar studimet e larta (degë e dytë) dhe ata që konkurrojnë për kuota dytësore, kundrejt pagimit të tarifës së caktuar;
2. Pranohen për t'u regjistruar në konkurs kandidatët që plotesojnë kushtet:
a) Vërtetojnë me dokument zyrtar shtetësinë shqiptare
b) Kanë dokument zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në Shqiperi ose jashtë saj (ekuivalentuar sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);
c) Vërtetojnë, me dokument zyrtar, aftësinë për të ndjekur studimet e larta;
d) Depozitojnë në sekretarinë mësimore të Fakultetit përkatës, kërkesën për t'u pranuar në konkursin e degës që dëshërojnë;
e) Paguajnë kuotën e regjistrimit në konkurs;
3. Konkurset e pranimit i organizon dekanati, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe kritereve të përcaktuara në Statut. Programet e konkurimit përgatiten nga fakultetet dhe institucionet e autorizuara të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Rektori miraton programet e hartuara nga fakultetet dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës miraton programet e hartuara nga institucionet e autorizuara prej saj. Periudha e regjistrimeve, modalitetet e zhvillimit të tyre dhe të konkurseve, dokumentacioni dhe rregullat e konkurimit, përcaktohen në rregulloren e Universitetit dhe me udhëzime të posaçme të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.
4. Kandidatët që fitojnë konkursin, fitojnë të drejtën e studimeve vetëm duke konfirmuar me anë të regjistrimit për vitin akademik për të cilin kanë konkuruar; në të kundërt, Universiteti nuk merr përsipër ruajtjen e së drejtës së studimeve.

Neni 18
Universiteti i Tiranes pranon transferime studentësh nga universitete të tjera, në vite të ndërmjetme, në të njëjtën degë dhe sistem dhe lejon largimin e studentëve të tij për në universitete të tjera sipas proçedurave të parashikuara në Rregulloren e tij.

Neni 19
1. Në Universitetin e Tiranës koha e plotë e studimeve të larta universitare, nuk mund të jetë me e vogël se 4 vjet, ndërsa koha e plotë e studimeve të larta jouniversitare jo më e vogël se 2 vjet dhe ndahen në vite akademike. Koha e saktë e studimeve për fushat konkrete, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Studenti mund të qëndrojë në Universitetin e Tiranës mbi kohën normale të studimeve të degës perkatëse, për një periudhë të përcaktuar në Rregulloren e tij.
3. Fakultetet funksionojnë mbi bazën e planeve mësimore te degëve e profileve, hartuar sipas udhëzimeve të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, të miratuara nga Senati i Universitetit të Tiranës. Programet mësimore për çdo disiplinë, hartohen nga grup-lektorësh, shqyrtohen nga Këshilli i Departamentit dhe miratohen nga Dekani.

Neni 20
Me përfundimin e studimeve të larta universitare në Universitetin e Tiranës, fitohen diplomat me këto tituj:
a) Në Fakultetin e Drejtësisë:
- Jurist
b) Në Fakultetin e Ekonomisë:
- Administrator i Biznesit me profilet: Manaxher i Biznesit, Administrator i Sektorit Publik, Specialist i Marketingut, Manaxher i Turizmit
- Financier Kontabilist me profilet: Bankë, Financë, Kontabilitet
- Ekonomist me profilet: I përgjithshëm, Ekonomi e Statistikë e Aplikuar
c) Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:
- Mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën e Mesme
- Mësues i Gjuhës Frënge në Shkollën e Mesme
- Mësues i Gjuhës Italiane në Shkollën e Mesme
- Mësues i Gjuhës Gjermane në Shkollën e Mesme
- Specialist i Anglistikës dhe Amerikanistikës
- Specialist i Gjuhës dhe Kulturës Frënge
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Angleze
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Frënge
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Italiane
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Gjermane
- Specilaist i Gjuhës Greke
- Specialist i Gjuhës Turke
- Specialist i Gjuhës Ruse dhe një Gjuhe tjetër Sllave
d) Në Fakultetin e Historisë e Filologjisë
- Mësues i Gjuhës e Letërsisë në Shkollën e Mesme
- Mësues i Historisë në Shkollën e Mesme
- Mësues i Gjeografisë në Shkollën e Mesme
- Specialist i Historisë
- Specialist i Gjeografisë
- Gazetar
e) Në Fakultetin e Mjëksisë:
- Mjek i Përgjithshëm
- Mjek Stomatolog
f) Në Fakultetin e Shkencave Natyrore:
- Mësues i Matematikës në Shkollën e Mesme
- Mësues i Fizikës në Shkollën e Mesme
- Mësues i Kimisë Biologjisë në Shkollën e Mesme
- Matematikan
- Fizikan
- Informatikan
- Biolog
- Kimist i Përgjithshëm
- Kimist Ushqimor
- Kimist Industrial
- Farmacist
g) Në Fakultetin e Shkencave Sociale:
- Punonjës Social
- Filozof-Sociolog me drejtim Sociologji
- Filozof-Sociolog me drejtim Filozofi
- Filozof-Sociolog me drejtim mësuesi
- Psikolog Klinicist
- Psikolog Shkollor dhe Organizimi

Neni 21
Studentët që, në përfundim të studimeve të plota, kanë të gjitha notat dhjeta, fitojnë "Medalje të Artë" me çertifikatën përkatëse; ata që kanë jo më pak se 80% të notave dhjeta e pjesën tjetër nënta, fitojnë Certifikatën "Student i Shkëlqyer".
Në Universitetin e Tiranës dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni në çdo fakultet; për studentët që fitojnë "Medalje të Artë" ose Certifikatën "Student i Shkëlqyer", ceremonia organizohet në shkallë universiteti dhe dorëzimi i diplomave bëhet personalisht nga Rektori, në prani të përfaqësuesve të Senatit, të profesoratit, administratës e studentëve.

Neni 22
Pranë Universitetit të Tiranës hapen Shkolla Pasuniversitare. Propozimin për hapjen e tyre e bën Departamenti përkatës i cili siguron nivelin e kushtet për funksionimin e tyre. Senati e miraton dhe përcjell propozimin në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.
Afati i studimeve në Shkollën Pasuniversitare, hartimi e miratimi i planeve mësimore, rrugët e financimit, të pranimeve etj, përcaktohen në rregulloret e fakulteteve mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 786, datë 17.02.1999 si dhe në aktet përkatëse nënligjore.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003