Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Financimi dhe Veprimtaria Ekonomike

Neni 16
1. Universiteti i Tiranës është institucion buxhetor dhe financohet nga shteti.
2. Universiteti i Tiranës është person juridik, buxheti i tij është zë më vete në buxhetin për arsimin. Fakultetet, kur plotësojnë standarte të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave, kanë llogari më vete.
3. Ndarjen e buxhetit sipas zërave, nënzërave e fakulteteve, me përjashtim të atyre që janë ndarë nga ligji, e miraton Senatit;
4. Fondet për kërkimin shkencor jane zë më vehte i buxhetit të Universitetit të Tiranës dhe administrohen nga ai në formë pagese për normën shkencore si dhe për paisjen e laboratorëve e për shpenzime të tjera të lidhura me veprimtarinë shkencore.
5. Universiteti i Tiranës ka të drejtë të krijojë e të përdorë të ardhura nga veprimtaritë kryesore e dytësore e nga bashkëveprimi me të tretët, vendas ose të huaj.
6. Të ardhurat e krijuara nga tarifat e shkollimit ndahen nëpër fakultete, me vendim të posaçëm të Senatit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore; një pjesë prej tyre i kalon Rektoratit për shpërblime e shërbime të ndryshme.
7. Studentëve të Universitetit të Tiranës u jepen bursa studimi sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
8. Gjithëçka tjetër lidhur me veçoritë e zbatimit të rregullave të kontabilitetit e të administrimit të vlerave materiale e monetare në Universitetin e Tiranës, përcaktohen me rregullore të miratuar nga Rektori, duke ju përmbajtur legjislacionit përkatës.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003