Neni 26
Personeli i shkollave të larta përbëhet
nga:
a) personeli akademik i brendshëm dhe i jashtëm;
b) personeli ndihmës mësimor-shkencor;
c) personeli administrativ;
ç) personeli bibliotekar;
d) personeli i shërbimit.
Detyrat dhe të drejtat e personelit të shkollave
të larta, që burojnë nga legjislacioni
në
fuqi, përcaktohen në statutin e shkollës
së lartë dhe në rregulloren brendshme
të njësive përbërëse të
shkollës, në përputhje me aktet ligjore
e nënligjore në fuqi.
Neni 27
Komisioni i Kualifikimit Shkencor, i ngritur nga Këshilli
i Ministrave, miraton klasifikimin për personelin
akdemik në shkollat e larta.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos për
numrin e vendëve të punës për
personelin akademik, si dhe për klasifikimin
dhe numrin e vëndeve të punës për
personelin administrativ, bibliotekar dhe të
shërbimit të shkollave të larta publike
civile. Për shkollat e larta ushtarake ose të
Policisë vendosin ministritë përkatëse.
Vendet e punës për punonjësit e brendshëm
akademikë, personelin ndihmës mësimor-shkencor,
personelin administrativ dhe atë bibliotekar
fitohen me konkurs dhe mbi bazën e kontratës
së punës, në përputhje me legjislacionin
në fuqi, statutet e shkollave të larta dhe
rregulloret e veçanta të tyre.
Neni 28
Në shkollën e lartë publike personeli
akademik i brendshëm është i detyruar
të shërbejë, duke qënë i
zënë me punë të paktën deri
në kufirin minimal të normës mësimore-shkencore
vjetore. Në rastet kur ndërmjet shkollave
të larta shqiptare, ndërmjet tyre dhe shkollave
të larta të huaja ose institucioneve kërkimore-shkencore,
vendase apo të huaja, nënshkruhen marrëveshje
për shkëmbim personeli akademik, norma minimale
mund të realizohet në më shumë
se një institucion.
Për të plotësuar nevojat e realizimit
të proçesit mësimor-shkencor, shkolla
e lartë kërkon punonjës të jashtëm
akademikë, me kontratë me afate të
ndryshme. Mënyrat etrajtimit të punonjësve
të jashtëm të shkollave të larta
publike caktohen nga Ministri i arsimit dhe Shkencës.
Këshilli i Ministrave përcakton numrin e
orëve mësimore të papaguara nga buxheti
i shkollave të larta, që një punonjës
i institucioneve shkencore, në varësinë
e Akademisë së Shkencave, është
i detyruar të kryejë në shkollat e
larta.Kjo ngarkesë mësimore është
pjesë përbërëse e detyre funksionale
për të cilën këta punonjës
paguhen nga Akademia e Shkencave.
Kriteret e përzgjedhjes së këtyre specialistëve
përcaktohen me një rregullore të përbashkët,
të nxjerrë nga shkolla e lartë dhe
Akademia e Shkencave.
Neni 29
Shkolla e lartë funksionon në bazë
të këtij ligji, të akteve nënligjore
të nxjerra në zbatim të tij, të
statutit dhe rregulloreve të brendshme.
Statuti i shkollës së lartë hartohet,
përkatësisht, nga senati i universitetit
apo këshilli i shkollës së lartë
dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Statuti i shkollave të larta ushtarake ose të
policisë miratohet nga ministri përkatës.
Rregullorja e zgjedhjeve të organeve dhe autoriteteve
drejtuese hartohet nga senati ose këshilli i
shkollës së lartë dhe miratohet nga
Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Rregullorja e brendshme e fakultetit miratohet nga
rektori. Rregullorja e brendshme e departamentit miratohet
nga dekani i fakultetit ose drejtori i shkollës
së lartë jouniversitare. Këto rregullore
hartohen nga këshillat përkatës.
Në zbatim të këtij ligji, statutet
e shkollave të larta paraqiten për miratim
në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
jo me vonë se tre muaj nga data e hyrjes në
fuqi të këtij ligji. Në qoftë
se brenda një muaji nga data e paraqitjes për
miratim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk
shprehet mbi këtë statut, ai konsiderohet
i miratuar.
Neni 30
Personeli akademik i shkollave të larta ka të
drejtë që, çdo 7 vjet, të kualifikohet,
specializohet ose të kryejë jashtë
shtetit veprimtari akademike në fushën përkatëse,
për një periudhë kohe deri në
një vit.
Kjo kohë mund të realizohet si e tërë
gjatë një viti akademik ose në periudha
të shkëputura.
Kriteret e mësipërme nuk zbatohen në
rastet e studimeve të plota pasuniversitare jashtë
shtetit, të cilat realizohen në përputhje
me planet e kualifikimit të miratuara nga këshilli
i fakultetit, në bazë të propozimit
të departamenteve përkatëse.
Në të gjitha rastet nënshkruhet një
kontratë e posaçme me shkollën e
lartë, sipas mënyrave që përcaktohen
në statutin e saj.