Neni 35
Kohëzgjatja e plotë e studimeve në
shkollat e larta universitare llogaritet në vite
akademikë dhe nuk është me e vogël
se katër vjet.
Për shkollat e larta jouniversitare kjo kohëzgjatje
nuk është më e vogël se dy vjet
akademikë.
Kohëzgjatja e plotë e studimeve në
shkollat e larta ushtarake ose të policisë
kanë jo me pak se tre vjet akademikë. Për
kandidatin që pranohet pas përfundimit të
një shkollë të lartë civile, kjo
kohëzgjatje është jo me pak se një
vit akademik.
Neni 36
Shkollat e larta funksionojnë në bazë
të planeve mësimore, që hartohen prej
tyre dhe miratohen nga senati ose këshilli i
shkollës së lartë.
Programet mësimore hartohen nga çdo lektor
ose grup lektorësh, që shqyrtohen në
mbledhjen e seksionit ose departamentit dhe miratohen
nga përgjegjësi i departamentit.
Neni 37
Arsimimi pasuniversitar është hallkë
e sistemit të arsimit të lartë dhe
organizohet pranë shkollave të larta. Ai
përfshin kualifikimin shkencor pasuniversitar,
kurset e specializimit dhe kurset e kualifikimit afatshkurtër
e afatgjatë.
Neni 38
Kualifikimi shkencor pasuniversitar realizon përgatitjen
e specialistëve, të aftë për të
kryer veprimtari kërkimore-shkencore. Kualifikimi
shkencor pasuniversitar kryhet pranë shkollave
të larta universitare dhe përfundon me dhënien
e gradës "Doktor i shkencave". Diplomë
ndërmjetëse është "Diploma
e studimeve të thelluara pasuniversitare".
Diploma e studimeve të thelluara pasuniversitare"
jepet pas mbarimit me sukses të shkollës
pasuniversitare. Hapja dhe mbyllja e shkollës
pasuniversitare bëhet me të njejtat proçedura
si ato të përcaktuara në nenin 13 (paragrafi
i shtatë dhe i tetë) të këtij
ligji.
Fondet për organizimin dhe funksionimin e shkollave
pasuniversitare publike përballohen nga buxheti
i shtetit dhe nga burime të tjera financiare,
sipas legjislacionit në fuqi.
Studimet për doktoraturë kryhen pranë
shkollës së lartë universitare, ku
është hapur shkolla universitare. Të
drejtën për ndjekjen e këtyre studimeve
e kanë vetëm personat që kanë
marrë "Diplomën e studimeve të
thelluara pasuniversitare" apo diploma të
tjera, të huaja, të barazvlefshme me të.
Personat që ndjekin shkollën pasuniversitare
apo doktoraturën, gëzojnë të drejtat
dhe u nënshtrohen detyrimeve të studentëve,
të përcaktuara në kreun V të këtij
ligji, si dhe në statutin dhe rregulloret e brendshme
të shkollës së lartë universitare
përkatëse.
Neni 39
Kurset e specializimit dhe të kualifikimit afatshkurtër
e afatgjatë hapen pranë shkollave të
larta, në përputhje me kriteret e përcaktuara
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.