Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Dispozita të Përgjithshme

Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë arsimi i lartë është publik dhe jo publik.
Arsimi i lartë publik garantohet dhe financohet nga shteti, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.
Arsimi i lartë publik është laik.

Neni 2
Misioni i arsimit të lartë civil është:
a) të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të transmetojë dijet me anën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, të zhvillojë dhe të çojë përpara artet, edukimin fizik dhe sportet;
b) të formojë specialistë të lartë;
c) të përgatisë shkencëtarë të rinj.
Arsimi i lartë i strukturave të Forcave të Armatosura,
si dhe i strukturave të tjera që kanë statusin e ushtarakut, ka per mision të formojë, të përgatisë e të kualifikojë oficerë dhe specialistë të lartë, të aftë e të përkushtuar në mbrojtjen e Atdheut dhe në zbatimin e detyrave që përcaktohen me ligj.
Arsimi i lartë i policisë ka për mision të formojë, të përgatisë e të kualifikojë specialistë të aftë e të përkushtuar për mbrojtjen dhe sigurinë publike.

Neni 3
Arsimi i lartë civil kryhet në shkollat e larta universitare dhe në shkollat e larta jouniversitare. Shkollat e larta universitare dhe jouniversitare më poshtë do të quhen "shkolla të larta".
Arsimi i lartë i strukturave të Forcave të Armatosura, atyre të policisë, si dhe i strukturave të tjera që kanë statusin e ushtarakut, kryhet në shkollat e larta përkatëse, të cilat më poshte do te quhen "shkolla të larta ushtarake ose të policisë".

Neni 4
Shkollat e larta dhe shkollat e larta ushtarake ose të policisë janë persona juridike.
Shkollat e larta drejtohen dhe përfaqsohen nga rektori ose drejtori.
Shkollat e larta ushtarake ose të policise drejtohen dhe përfaqsohen nga komandanti ose drejtori.

Neni 5
Shkollat e larta universitare janë institucione mësimore-shkencore
që kanë për detyrë :
a) të realizojnë arsimimin profesional dhe formimin shkencor, nëpërmjet mësimdhënies e kërkimit shkencor;
b) të kryejnë studime shkencore në fushat që mbulojnë dhe të përgatisin shkencëtarë të rinj.
Shkollat e larta jouniversitare janë institucione mësimore dhe detyrë kryesore kanë përgatitjen e specialistëve me kualifikim të lartë.

Neni 6
Shkollat e larta kanë liri akademike në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.
Liria akademike qëndron në respektimin e opinioneve, të ideve e metodave dhe në garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e të kërkimit shkencor, në përputhje me planet dhe programet përkatëse.

Neni 7
Shkollat e larta publike civile janë institucione autonome. Në këtë kuadër:
a) shkolla e lartë zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese;
b) personeli i shkollës së lartë ka të drejtë të zgjidhet në organet drejtuese të shkollës së lartë në përputhje me statusin e shkollës së lartë;
c) shkolla e lartë përcakton fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor;
ç) shkolla e lartë përzgjedh personelin e vet;
d) buxheti i çdo shkolle të lartë publike është zë më vete në buxhetin për arsimin dhe
administrohet prej saj sipas rregullave të përcaktuara me akte ligjore. Buxheti i shkollave të larta ushtarake ose të policisë është zë më vete në buxhetin e ministrisë përkatëse;
dh) shkolla e lartë ka të drejtë të ofrojë shërbime në fushat që kanë lidhje me aspektet e zbatimit praktik të mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe të realizoje të ardhura prej tyre;
e) shkolla e lartë ka të drejtë të lidhë marrveshje me shkollat e larta të huaja për
shkëmbim përvoje dhe për bashkpunim në proçesin mësimor-shkencor, si dhe për kualifikimin e personelit;
ë) shkolla e lartë ka të drejtë të vendosë marrdhënie dhe të antarësohet në shoqata ose
organizata ndërkombëtare të arsimit të lartë;
f) shkolla e lartë ka të drejtë të bashkëpunojë me subjekte, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e arsimit të lartë.

Neni 8
Shkollat e larta ushtarake ose të policisë kanë të drejtë të përzgjedhin personelin e tyre mësimdhënës e drejtues, të cilin ia propozojnë për miratim ministrisë përkatëse.
Shkollat e larta ushtarake ose të policisë kanë të drejtë të vendosin marrëdhënie me shkollat simotra te huaja për shkëmbim përvoje e bashkëpunim në proçesin mësimor-shkencor, në kualifikimin e kuadrit , si dhe të marrin pjesë në shoqata dhe organizata ndërkombëtare në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara ose të miratuara nga ministria përkatëse.

Neni 9
Shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre.
Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose me lejen e titullarit të shkollës së lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një krimi flagrant dhe në rastet e një fatkeqësie natyrore, organet e rendit publik ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të shkollës së lartë.
Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas dispozitave ligjore.

Neni 10
Vlerësimi i cilësisë së shkollave të larta dhe akreditimi akademik kryhen nga Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit. Krijimi dhe kompetencat e tyre përcaktohen nga Këshilli i Ministrave



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003