Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Marrëdhënie me Jashtë, Kualifikimi, Stema

Neni 27
1. Universiteti i Tiranës ka të drejtën e vendosjes së marrëdhënieve me shkolla të larta të huaja me qëllim bashkëpunim e shkëmbim përvoje akademike, shkencore etj.
2. Universiteti i Tiranës ka të drejtën e anëtarësimit në shoqata e organizata ndërkombëtare të Arsimit të Lartë. Ai bashkëvepron me organizma joqeveritare të huaja që ndihmojnë në zhvillimin e Arsimit të Lartë.
3. Për këto aktivitete, informohet paraprakisht Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Kualifikimi
Neni 28
1. Punonjësve mësimore shkencore të Universitetit të Tiranës, u njihet e drejta e kualifikimit shkencor pasuniversitar sipas kritereve të parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 786, date 17.12.1998 dhe aktet e tjera nënligjore.
2. Mënyrat e organizimit të doktoraturës në Universitetin e Tiranës, rregullohet me akte nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të Rektorit.

Neni 29
1. Punonjësit mësimorë shkencorë të Universitetit të Tiranes kanë të drejtë që në çdo 7 vjet të kualifikohen, specializohen apo të punojnë jashtë shtetit në një sektor të fushës së tyre, për një periudhë kohe deri në një vit. Kjo kohë mund të konsumohet si e tërë ose me pjesë. Për këto raste, merret vendim nga Rektori, me propozim të fakulteteve.
2. Punonjësit mësimorë shkencorë të Universitetit të Tiranës kanë të drejtën të kryejnë studime të plota pasuniversitare, shkolla pasuniversitare, kurse kualifikimi e specializimi në përputhje me planet e kualifikimit të miratuara në fakultete, në interes të zhvillimeve shkencore e akademike të fakulteteve e të Universitetit. Këto raste përjashtohen nga kufizimi kohor i pikës 1 të këtij Neni.
3. Për rastet e pikës 1 dhe 2, midis të interesuarit dhe Dekanit të Fakultetit përkatës, pasi del vendimi i Rektorit, nënshkruhet një kontratë e posaçme, elementet e së cilës vendosen me një akt nënligjor të Rektorit.

Vula zyrtare dhe Stema
Neni 30
1. Universiteti i Tiranës ka vulën zyrtare sipas modelit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Vula ka diametrin 30 mm, me stemën shtetërore në qendër dhe rreth saj shënohet: sipër: REPUBLIKA E SHQIPËRISË, poshtë: UNIVERSITETI I TIRANËS.
2. Universiteti i Tiranës ka për simbol të tij stemën e paraqitur nga modeli 2 ne faqet pasardhese. Fakultetet e veçanta miratojnë simbolet e tyre nisur nga ky model.

Dispozita të fundit
Neni 31
Bashkëngjitur këtij Statuti ekziston dhe Rregullorja e Universitetit të Tiranës e cila miratohet, të paktën, një herë në tri vjet nga Senati i ri.

Neni 32
Në përputhje me Ligjin Nr. 8461, date 25.02.1999 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", me këtë Statut dhe Rregulloren e Universitetit të Tiranës, hartohen dhe rregulloret e njësive të tjera në përberje të tij dhe akte të tjera.

Neni 33
Ky Statut u miratua nga Senati i
Universitetit te Tiranes me 2.06.2000.
Prof. Dr. Marenglen SPIRO
Kryetar i Senatit te Universitetit te Tiranes
Rektor i Universitetit te Tiranes



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003