Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Organet Drejtuese të Universitetit të Tiranës

Neni 8
Senati
1. Senati i Universitetit të Tiranës është organ epror kolegjial, i zgjedhur i Universitetit. Ai vendos për problemet më të rëndësishme të institucionit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrativ e financiar.
2. Anëtarët e Senatit që përfaqësojnë personelin mësimor shkencor duhet të kenë titull shkencor dhe zgjidhen me shumicë votash nga këshillat e fakulteteve. Anëtarët e Senatit përfaqësues të administratës dhe ata studentë, zgjidhen, përkatësisht, nga administrata dhe studentët, me përfaqësi, sipas një proçedure të përcaktuar në Rregulloren e Zgjedhjeve. Anëtarët e jashtëm propozohen nga institucionet përkatëse.
3. Senati përbëhet nga 35 anëtare si më poshtë:
- Rektori i Universitetit, i cili është dhe Kryetari i Senatit;
- Zëvendësrektori;
- 3 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Drejtësisë,
- 4 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Ekonomisë,
- 3 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja,
- 3 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit Histori - Filologji,
- 4 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Mjeksisë,
- 4 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës,
- 2 përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit të Shkencave Sociale,
- 3 përfaqësues të administratës (njëri nga të cilët Kancelari i Universitetit),
- 3 përfaqësues të studentëve universitarë (2) e pasuniversitarë (1),
- 2 anëtarë të jashtëm,
- 2 vende që lidhen me praninë në Senat të Rektorit dhe Zëvendësrektorit që nuk rizgjidhen në këto poste, për të siguruar vazhdimësinë e drejtimit dhe që, në varësi të rastit, plotësohen eventualisht me një përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe përfaqësuesin e Departamentit të Kulturës Fizike (përgjegjësi i tij).
Në numërin e përfaqësuesve të çdo Fakulteti në Senat, përfshihet dhe Dekani.
4. Mandati i Senatit është 3 vjeçar. Mandati i anëtarit të Senatit merr fund:
- me mbarimin e afatit të mandatit;
- kur jep dorëheqjen,
- me largimin nga Universiteti i Tiranës;
- kur mungon pa arsye në 6 seanca mbledhjesh të Senatit;
Në këtë rast bëhet zëvendësimi i anëtarit të larguar me anë të zgjedhjeve të reja, brenda dy javëve, në njësinë që përfaqëson anëtari i larguar
5. Senati mblidhet në seanca të zakonshme të paktën dy herë në tri muaj. Rendi i ditës propozohet nga Rektori dhe miratohet në çdo rast nga Senati. Ai mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme me një rend të caktuar dite:
- me nismën e Rektorit,
- me kërkesë me shkrim nga 1/3 e antarëve.
6. Mbledhja e Senatit zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e antarëve të Senatit; vendimet e tij merren me shumicën e thjeshtë (mbi 50%) të antarëve të Senatit.
7. Për marrjen e vendimeve, mirkuptimi dhe votimi i hapur është proçedurë e zakonshme. Mënyra e votimit të fshehtë është e detyrueshme në rastin e votimeve nominale, pro4edurave të klasifikimit të punonjësve mësimorë shkencorë dhe sa herë që kërkohet nga Kryetari ose vetë Senati.
Cdo antar e ushtron vetë të drejtën e votës, pa patur të drejtë ta delegoje atë.
8. Seancat e Senatit nuk janë publike, por në to mund të ftohen persona të jashtëm për mendime. Vendimet e Senatit janë të detyrueshme për të gjitha instancat e Universitetit të Tiranës.
9. Në mbledhjen e tij të parë Senati zgjedh nënkryetarin e tij i cili zëvendëson Kryetarin në rast mungese dhe miraton edhe Rregulloren e tij të Brendëshme.
10. Senati ka këto kompetenca:
a) Zgjedh Rektorin e Universitetit të Tiranës;
b) Përcakton drejtimet e zhvillimit të Universitetit dhe politikat e kërkimit shkencor të tij;
c) Miraton planet mësimore të specialiteteve të Universitetit të Tiranës;
ç) I bën kërkesë Këshillit të Akreditimit për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin e kurseve të studimit, fakulteteve apo vetë Universitetit;
d) I propozon Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës hapjen dhe mbylljen e fakulteteve dhe institucioneve të tjera të përfshira në strukturën e Universitetit të Tiranës si dhe hapjen e shkollave pasuniversitare;
e) I propozon Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin mësimor shkencor;
f) I propozon Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të gjitha llojet e kuotave të pranimeve të studentëve në Universitetin e Tiranës në sistemin me dhe pa shkëputje nga puna si dhe tarifat e përgjithshme e të veçanta të shkollimit për çdo vit shkollor;
g) Nëpermjet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, i propozon Qeverisë projekt buxhetin për Universitetin e Tiranës dhe, pas miratimit të tij, miraton ndarjen e buxhetit;
h) Miraton Statutin e Universitetit të Tiranës (dhe Rregulloren e Universitetit bashkëngjitur) dhe ja përcjell Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës për miratim;
i) I bën propozime Komisionit të Kualifikimit Shkencor për klasifikimin e personelit mësimor shkencor, sipas vendimeve e rregullave në fuqi.
j) Ratifikon marrëveshjet e nënshkruara nga Rektori në emër të Universitetit të Tiranës për antarësimin e institucionit në organizata kombëtare e ndërkombëtare të Arsimit të Lartë, për bashkëpunim me universitete e shkolla të tjera të larta të vendit e të huaja, marrëveshje bashkëpunimi me organizma joqeveritare, donatore vendas e të huaj që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Universitetit si dhe çdo marrëveshje që Rektori nënshkruan në emër të Universitetit të Tiranës;
k) Në punën e tij krijon komisionet (të përherëshme ose të përkohëshme) për probleme që i quan të rëndësishme, me antarë të Senatit e të ftuar, sipas përcaktimeve në Rregulloren e tij.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003