Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Organizimi i Studimeve Universitare

Afati i Studimeve
Neni 14
Afati i studimeve në një degë apo profil të caktuar, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Afati i studimeve universitare në Universitetin e Tiranës, në sistemin me shkëputje nga puna, nuk është më i vogël se 4 vjet. Në sistemin pa shkëputje nga puna, këto studimet zgjasin një vit më shume se në degën përkatëse të sistemit me shkëputje nga puna.

Neni 15
Afati maksimal i përfundimit të studimeve të plota universitare në Universitetin e Tiranës është deri në dyfishin e afatit të rregullt.
Studentët që nuk arrijnë të përfundojne studimet brenda këtij afati maksimal, humbasin të drejtën e vazhdimit të studimeve.
Po ashtu, të drejtën e vazhdimit të studimeve e humbasin edhe studentët të cilët shpallen përsëritës të të njëjtit vit akademik tri herë.
Afati maksimal i mbrojtjes së diplomës, është deri në 3 vjet nga koha e përfundimit të studimeve të plota. Brenda këtij afati, studenti ka te drejtë të provohet për mbrojtje (temë ose provim formimi) deri në katër herë.

Neni 16
Studenti mund të ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit, për një afat jo më tepër se tri vjet dhe vetem për këto raste:
- kur sëmuret për periudha të gjata, të dokumentuara me raport nga komisioni mjeko - ligjor, ku të jenë shprehur qarte diagnoza e rekomandimi;
- kur mbetet kryefamiljar, në raste fatkeqësish e në kushte ekonomike të vështira, të dokumentuar nga zyrat e Pushtetit Lokal;
- kur, për arësye ekonomike, detyrohet të punësohet jashtë vendit, i justifikuar me dokumentet përkatëse.

Neni 17
Ndërprerja e studimeve për një vit bëhet me lejen e Dekanatit; për afate më të gjata (deri 3 vjet) bëhet me miratimin e Rektoratit, në bazë të propozimit të Dekanatit.
Studenti paraqet kërkesën për leje në dekanat si dhe dokumentet e tjera; ndërpreja e studimeve është e rregullt kur ai merr miratimin e kërkesës së tij nga organi përkatës. Në të kundërt, studenti mban vetë përgjegjësi për rrjedhojat e mundëshme.
Ndërpreja e studimeve me miratimin e organit përkatës quhet e justifikuar dhe nuk llogaritet në vitet e përsëritura. Cdo ndërprerje e pamiratuar e studimeve është e barazvlerëshme me mosparaqitjen në procesin mësimor dhe viti llogaritet në përsëritje.
Rikthimi i studentit, pas ndërprerjes së justifikuar të studimeve, bëhet vetëm në fillim të çdo simestri dhe jo më vonë se dy javë nga fillimi i tij.

Format e Mësimit dhe Kontrollit të Dijes
Neni 18
Në Universitetin e Tiranës format kryesore të punës mësimore janë leksionet, seminaret, ushtrimet, punët laboratorike, praktikat profesionale, detyrat e kursit, provimet e kursit, provimet e formimit, temat e diplomave.
Departamentet, me miratim të Dekanatit, mund të përcaktojnë edhe forma të tjera të punës mësimore, veçanërisht të kontrollit të dijeve të fituara.

Neni 19
Puna mësimore zhvillohet në bazë grupi e kursi. Leksionet zhvillohen në bazë kursi deri në 90 studentë; seminaret, ushtrimet etj, në grupe me rreth 20 - 25 studentë.
Dekanati zbaton përcaktimet e mësipërme në përputhje me mundësitë reale të Fakultetit në mjedise shkollore dhe personel, duke patur të drejtën e një tolerance të pranueshme. Për raste të veçanta, ndryshimet mund të bëhen vetëm me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Neni 20
Ndarja e studenteve në grupe fiksohet në regjistrat e vitit të cilët kanë dokumente zyrtare ku evidentohet zhvillimi i orëve të mësimit nga pedagogët.

Neni 21
Leksionet, si formë e punës mësimore, si rregull, janë me frekuentim fakultativ, por për disa lëndë specifike në disa degë, sipas përcaktimit të këshillave të fakulteteve, frekuentimi është i detyrueshëm për të paktën 75% të orëve mësimore.
Seminaret, punët laboratorike, ushtrimet e format e tjera të kontrollit të dijes, sipas përcaktimeve të këshillave të fakulteteve, janë të detyrueshme për frekuentim, për të paktën 75% të orëve mësimore.
Studenti që frekuenton gjatë vitit më pak se 50% të orëve mësimore të detyruara, shpallet i paklasifikuar dhe nuk lejohet të hyje në asnjë nga sesionet e provimit të asaj lënde. Ai, qoftë si student përsëritës në vitin përkatës, apo si mbartës i kësaj lënde në vitin pasardhës, i nënështrohet të njëjtit rregull të përcaktuar për frekuentimin; në të kundërt, studenti cilësohet përsëri i paklasifikuar në atë lëndë, duke mbajtur vetë përgjegjësitë për rrjedhojat.
Studenti që frekuenton vetëm 50% - 75% të orëve mësimore të detyruara, shpallet i paklasifikuar, nuk lejohet të hyje në provimin e sesionit të parë të asaj lënde, por ka të drejtën të hyjë në provimin e sesionit të vjeshtës.

Neni 22
Koha dhe auditori i zhvillimit të mësimit përcaktohet në orarin e shpallur nga sekretaria mësimore. Orari duhet të respektohet plotësisht nga të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit.
Orari mësimor ndërtohet mbi kritere pedagogjike, mbi bazën e harmonizimit të formave të mësimit dhe të shpërndarjes racionale të ngarkesës së studentit.
Ndryshimet eventuale në orar bëhen vetëm nga sekretaria mësimore.

Neni 23
Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta ose 90 minuta.

Neni 24
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Notat nga pesë e lart janë kaluese.
Në format e kontrollit me shkrim përdoret sistemi i vlerësimit me pikë, rezultati i të cilit, detyrimisht, kthehet në notë.

Neni 25
Kontrolli i dijes së një lënde (provimi) mund të bëhet: a) me shkrim, b) me gojë, c) i kombinuar, me shkrim e me gojë; mënyrat e kontrollit të dijes përcaktohen nga Departamenti përkatës, mbështetur në planin mësimor.
Tezat e provimit, në të gjitha rastet e kontrollit, hartohen nga titullari i lëndës së bashku me asistentin e tij (aty ku ka) dhe miratohen e nënëshkruhen nga Përgjegjësi i Seksionit apo i Departamentit.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003