Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Organet Drejtuese në Fakultet

Neni 12
Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe departamentet ndërfakultetore të tij janë njësi mësimore shkencore të Shkollës së Lartë që mbulojnë shkenca me trung të përbashkët. Hapja e mbyllja e tyre bëhet me vendim të Keshillit të Ministrave.

Neni 13
Këshilli i Fakultetit
1. Këshilli i Fakultetit është organ epror kolegjial, i zgjedhur i Fakultetit, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrative e financiare.
2. Këshilli i Fakultetit përbëhet nga përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit, të punonjësve mësimore, të administratës dhe të studentëve. Përbërja e tij dhe mënyra e zgjedhjes përcaktohen në Rregulloren e Zgjedhjeve dhe dispozita të veçanta për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.
3. Mandati i Këshillit të Fakultetit është 3 vjeçar; mandati i anëtarit të tij merr fund sipas rasteve të parashikuara per mandatin e anëtarit të Senatit në këtë Statut. Mënyrat e mbledhjes, votimi e gjithçka tjeter që ka të bëjë me to, vendosen me Rregullore të Brendëshme të Këshillit të Fakultetit.
4. Këshilli i Fakultetit drejtohet nga Dekani dhe ka këto kompetenca:
a) Zgjedh Dekanin e Fakultetit;
b) Zgjedh perfaqësuesit e vet në Senat;
c) I propozon Senatit drejtimet e zhvillimit perspektiv të Fakultetit;
ç) I propozon Rektorit vendosjen e lidhjeve me shkolla të larta të vendit e të huaja, anëtarësimin në shoqata kombëtare e ndërkombëtare që shfaqin interes për proçesin mësimor e shkencor;
d) I propozon Senatit hapjen e degëve e kurseve të reja të studimit, departamenteve, njësive të tjera në përbërje të Fakultetit, hapjen e shkollave e kurseve pasuniversitare.
e) Shqyrton Rregulloren e Fakultetit dhe ja propozon Rektorit për miratim.
f) Shqyrton planet mësimore dhe i propozon Senatit ndryshimet në to.
g) Shqyrton propozimet e departamenteve për dhënien e titujve shkencore personelit mësimor shkencor dhe merr vendimet e rastit në përputhje me rregullat.

Neni 14
Dekani i Fakultetit
1. Dekani ështe drejtues i Fakultetit dhe emërohet në detyrë nga Rektori në bazë të kandidaturës së zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit për një mandat 3 vjeçar, por pa qëndruar në detyrë më shumë se dy mandate rradhazi.
2. Dekani duhet të ketë titullin "Profesor".
3. Dekani i Fakultetit ka këto kompetenca:
a) Drejton të gjithë punën mësimore e shkencore në Fakultet;
b) Organizon konkurset e pranimeve të studentëve të rinj në Fakultet, kryeson komisionin e pranimeve dhe shpall fituesit e këtyre konkurseve;
c) Miraton rregulloret e brendëshme të njësive në përbërje të Fakultetit;
ç) Drejton shkollat e kurset pasuniversitare të Fakultetit;
d) I propozon Rektorit kandidaturën për Zëvendësdekan dhe atë për Kancelar të Fakultetit;
e) Emëron përgjegjësit e zgjedhur të departamenteve si dhe përgjegjësit e seksioneve mbi bazën e propozimeve të përgjegjësave të departamenteve;
f) Emëron personelin mësimor shkencor të Fakultetit si dhe atë administrativ e teknik; nënshkruan kontratën me personelin e jashtëm mësimor shkencor;
g) Miraton anëtarët e kryetarët e komisioneve të provimeve të pranimit, të provimeve të formimit dhe të mbrojtjes së diplomave, miraton tezat e provimeve të pranimit, të provimeve të formimit dhe temat e projekt diplomave;
h) Vendos për përjashtimin nga Universiteti i Tiranës të studentëve universitarë apo pasuniversitarë për rastet e parashikuara në Rregulloren e Fakultetit;
4. Kur me veprimet e tij, Përgjegjësi i Departamentit shkel, në mënyrë të përsëritur, aktet ligjore, nënligjore, Statutin e rregulloret e Universitetit, ai thërret zgjedhjet e parakohëshme të Përgjegjësit të ri, pasi merr mendimin e Departamentit;
5. Përcaktimi i hollësishëm i detyrave të Dekanit, i detyrave e kompetencave të Zëvendësdekanit dhe të Kancelarit të Fakultetit, bëhet në Rregulloren e Fakultetit.

Neni 15
1. Departamenti është njësia themelore mësimore shkencore në Universitetin e Tiranës; ai përbëhet nga seksione. Objekti i mësimdhënies dhe kërkimit të Departamentit përfshin disa disiplina të një shkence ndërsa objekti i mësimdhënies e kërkimit të Seksionit përfshin disiplina të afërta të një shkence.
2. Departamentet me një personel mësimor shkencor mbi dhjetë vetë, krijojne Këshillin e Departamentit ku bëjnë pjesë Përgjegjësi i Departamentit, përgjegjësit e seksioneve dhe disa anëtarë të zgjedhur nga mbledhja e përgjithëshme e Departamentit. Numëri i anëtarëve të zgjedhur varet nga numëri i studentëve dhe punonjësve mësimorë shkencore;
3. Këshilli i Departamentit:
a) Shqyrton programet mësimore të përgatitura nga çdo lektor e grup lektoresh anëtarë të Departamentit;
Diskuton mbi planet mësimore të lëndëve që mbulon si dhe për drejtimet e zhvillimeve të Departamentit dhe i bën propozimet përkatëse Këshillit të Fakultetit;
b) Diskuton mbi propozimet që paraqiten në Departament për kriteret e konkurimit për punonjës mësimore shkencorë të brendshëm dhe i propozon Dekanit kriteret që i gjykon më të përshtatshme;
c) Diskuton për aktivizimin e punonjësve mësimorë shkencorë të jashtëm, për lëndët që duhet të japin dhe i propozon Dekanit lidhjen e kontrates me ta.
Kompetenca më të hollësishme trajtohen në rregulloret e fakulteteve.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003