Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Ismail Kadare
 

Ismail Kadare

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

Ju po shikoni kete autor Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

--------------------------------------------
Poezia "Mall" është, pas shumë gjasash, i vetmi rast në krijimtarinë e Kadaresë ku shiu nuk është përdorur si simbol i grisë, por është përftuar në ndërgjegjen kritike të kohës thjesht si shi, i padyshimtë, produkt i natyrës së madhe, fenomen i zakonshëm në botën tonë që quhet tokë, madje, në të kundërtën, jo si shenjë errësire, por si simbol bardhësie, gjë e habitshme kjo për faktin e thjeshtë që tashmë ai përbënte një figurë të paragjykuar.
Malli, kjo dhunti përjashtimore e njeriut qysh prej kohëve më të lashta, është i pranishëm në tërë veprën e Kadaresë. Kadare zbuloi mungesën dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Ai përjetoi mungesën e atdheut, të qytetit të lindjes, të bisedës së plakave katënxhika në oda me dylbi në duar, të miqve dhe njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e ktheu shkrimtarin e madh nga rruga e kotësisë në atë të krijimit.
Fenomeni i mungesës e ka tërhequr Kadarenë që në fillimet e kriiimtarisë. Këtë ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.
Poezia "Mall" është, si duket, shprehja më e përkryer e këtij fenomeni. Ndoshta pse malli i saj vinte nga një mungesë jo e largët, përkundrazi, nga një mungesë që të bën të çuditesh. "jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë shihemi, sa rrallë!'
E prandaj ai mall kryeneç lind këtë poezi të bukur, intime.
---------------------------------------------------------


1936

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi
Kronikë në Gur
Përbindëshi
Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Qyteti pa Reklama

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003