Jashtë ngrenë, piramidën
e turpit
Me ulërima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,
Të mos hyjë zhurmë e tokës, pluhuri
i saj.
Shkretëtirë grimcash, parrullash.
Saharë plenumesh. Të kërcet
Në dhëmbë kuarci i frazave,
Të vdekura qysh nga viti '40.
Jashtë ngrenë piramidën e turpit
Të murtajës, të hoxhës së
zi.
Ndërsa unë pranë oxhakut të studios
i vetëm mbi varrin e tij.
I thellë ky varr duhet të jetë
Që piramidën ta gëlltisë krejt,
Që prej gropës së tij të mos dalë
As hoxha, as fantazma e vet.
Mih e gërmo ditë e natë
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihës do ta nderroja
Prej kohësh emrin poet.