Nëpunësit e të gjithë
sektorëve pa përjashtim, por sidomos ata
të Seleksionimit, dridheshin nga fjala "verifikim".
I kishin treguar se qëllonte shpesh që ëndërrparësi,
me të dëgjuar ndonjë ngjarje reale,
dërgonte letër në Tabir Saraj, duke
pretenduar profetizimin e ngjarjes me anë të
ëndrrës së tij. Atëherë kërkohej
ëndrra, gjendej me anë të numrit të
regjistrimit të saj në Recepsion, nxirrej
nga Arkivi dhe, në qoftë se ajo ishte vërtet
ashtu, kërkoheshin fajtorët që ajo
s'qe marrë parasysh. Fajtorë mund të
ishin interpretuesit, që nuk e kishin zbërthyer
drejt kuptimin e sinjalit, po mund të ishin seleksionuesit,
që e kishin nxjerrë ëndrrën të
pavlefshme dhe në këtë rast faji i
tyre quhej edhe më i rëndë, sepse gabimi
i interpretuesit, që nuk arriti ta shpjegonte
drejt sinjalin, ishte më i falshëm në
krahasim me gabimin e seleksionuesit, që nuk
gjeti në ëndërr asnjë sinjal.
Punë e mallkuar, tha me vete Ebu Qerimi, i habitur
edhe vetë nga ky gast rebelimi i ndërgjegjes
së tij. Megjithatë, në dreq të
vente. Ai shkroi fjalën "e pavlefshme"
mbi njërën nga fletët, por te tjetra
përsëri u step. Padashur, ngaqë s'dinte
ç'të bënte me atë fletë
që i mbeti në dorë, nisi të rilexonte
tekstin e shkruar në të: "Një
shesh i braktisur, pranë këmbës së
një ure; një lloi djerrine nga ato ku hedhin
mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, copërave
të thyera të lavamanëve një vegël
e vjetër muzikore, e paparë ndonjëherë,
që binte vetvetiu midis asaj shkretie, dhe një
dem, i egërsuar, siç duket, prej tingullit
të asaj vegle, shkrofëtinte te këmba
e urës."
Punë artistësh, tha me vete Ebu Qerimi,
ndonjë muzikant i pakënaqur, i mbetur pa
punë. Ai nisi të shënonte fjalën
"e pavlefshme" sipër fletës. Kishte
shkruar vetëm "e pa", kur sytë
i shkuan te rreshtat e parë që i kishte
kapërcyer dhe ku shënohej emri i njeriut
që kishte parë ëndrrën, data dhe
profesioni i tij. Për çudi , i zoti i
ëndrrës nuk ishte muzikant, po shitës
lulelakrash, nga kryeqyteti. Ç'më polli,
tha me vete Ebu Qerimi, pa i hequr sytë nga fleta.
Të dilte një bakall i mallkuar dhe të
ngatërronte mendjen! Ishte dhe nga kryeqyteti
dhe e kishte lehtë të ankohej. Ebu Qerimi
i shoi me kujdes shkronjat e shkruara sipër fletës
dhe e kaloi ëndrrën në të vlefshme.
Idiot, murmuriti edhe një herë me vere,
duke e vështruar për herë të fundit
me bisht të syrit fletën e ëndrrës,
sia vështrohet nieriu që i bëhet një
favor pa e merituar. Ngieu penën në bojë
dhe, pa i lexuar për së dyti, shkroi fjalën
"e pavlefshme" mbi disa fletë të
tjera. Kur vrulli i zemërimit i ra, e frenoi
prapë veten. I kishin mbetur akoma edhe tetë
ëndrra, nga ato që në shikimin e parë
i kishin nxjerrë si të pavlefshme. I pa
me qetësi, një nga një, dhe, me përjashtim
të njërës që e kaloi në të
vlefshme, të tjerat i la aty ku ishin. Duhej
të ishte tepër i trashë që të
mos kuptoje në to sherret në familje, kapsllëkun
apo mungesën e grave.
Orari zyrtar s'po mbaronte që s'po mbaronte.
Megjithëse i dhimbnin sytë, Ebu Qerimi tërhoqi
disa fletë nga dosja e ëndrrave të
papërpunuara dhe i vuri përpara. Kishte
përshtypjen se lodhej më shumë duke
bërë sikur lexonte, sesa po të lexonte
vërtet. Zgjodhi ato fietë që i kishin
tekste më të shkurtra dhe, pa e parë
fare adresuesin lexoi njërën prej tyre:
"Një mace e zezë kishte kapur në
gojë hënën dhe po vraponte e
ndjekur nga turma. Gjithë udhës nga ikte,
dukeshin gjurmët e hënës së plagosur"
Ja kjo ishte vërtet një ëndërr
që ia vlente barra qiranë të merreshe
me të. Para se ta kalonte te të vlefshmet
Ebu Qerimi e lexoi edhe një herë. Ishte
vërtet një ëndër serioze, me të
cilën kishte qejf të merreshe. Ebu Qerimi
mendoi se, sidoqoftë, puna e interpretuesve,
pavarësisht se ishte tepër e vështirë
dhe delikate, ishte e këndshme, sidomos kur kishe
të bëje me ëndrra të tilla. Atij
vetë, megjithëse i lodhur, i lindi dëshira
të interpretonte ëndrrën. Madje kjo
gjë s'iu duk aspak e zorshme. Përderisa
hëna ishte simbol i shtetit e i fesë, kuptohei
që macja e zezë ishte një forcë
armiqësore qe vepronte kundër tyre. Një
ëndërr e tillë i ka të gjitha
shanset për t'u shpallur kryeëndërr,
mendoi Ebu Qerimi. Ai shikoi adresuesin. Ishte nga
një qytet i largët i krahut evropian të
shtetit. Andej edhe ëndrrat vijnë më
të bukura, mendoi Ebu Qerimi. Ai e lexoi atë
për të tretën herë dhe iu duk
akorna më e bukur dhe me kuptim. Një gjë
e mirë ishte se ëndrra, veç të
tjerash, kishte edhe turmën, e cila me siguri
do ta arrinte macen e zezë për t'ia shkëputur
hënën prej dhëmbëve. Me siguri
ajo ka për të përfunduar ndonjë
ditë si bashëndërr, tha ai me vete
dhe e vërejti gati me buzëqeshje fletën
e zakonshme ku qe shkruar ëndrra, si njeriu që
sheh një vajzë tani për tani të
zakonshme, por që ai e di se e pret fati i një
princeshe.
Ebu Qerimi ndjeu për çudi një lehtësim.
Ai mendoi të lexonte edhe dy-tri fletë të
tjera, por i la përgjysmë, sepse nuk deshi
të prishte përshtypjen e mirë të
ëndrrës me hënë. Ai ktheu kokën
nga xhamat e mëdhenj, pas të cilëve
po binte muzgu. Tani nuk donte të merrej më
me asgjë. Donte vetëm që të mbaronte
orari zyrtar. Megjithëse drita sa vente po dobësohej,
kokat e nierëzve vazhdonin të rrinin të
përkulura mbi dosje. Ai ishte gati i sigurt se,
edhe sikur të binte nata dhe terri i përjetshërn,
ato koka nuk do të ngriheshin që andej,
pa rënë zilja e mbarimit të punës...
----------------------------------
Në librin "Ftesë në studio"
vetë autori e ka shpjeguar shumë qartë
synimin e nëpunësit. Përmes tij ai
shtresoi (stratifikoi) fajet dhe shkallët e sundimit
të së keqes. Katet e Tabir Saraiit dhe nivelet
e nëpunësisë së tij janë
njësoj si rrathët e ferrit dantesk. Të
tentosh ngritjen në këto nivele do të
thotë të lakmosh ndëshkimin. Seleksionimi
i ëndrrave apo i shpirtrave është nga
simbolikat më të goditura që janë
përdorur në traditën e prozës
shqiptare.
----------------------------------------------------------------