Ti qave dhe më the me zë
të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Athere lotëve të tu s'ua vura veshin
Të desha, pa e ditur se të desha.
Veç një mëngjes të beftë
kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk,
Athere kuptova ç'kisha humbur,
Ç'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Më rrezëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re...
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qè.
Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën
shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.