Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Ismail Kadare
 

Ismail Kadare

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

Ju po shikoni kete autor Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave (analizë)

Libri "Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave" e jep realitetin e kohës dhe të njerëzve të saj prapa metaforave të tilla të gatshme si "pallati i ëndrrave", nëpunësit dhe interpretuesit e tyre, ëndrra kolektive dhe individuale, ëndrra fatsjellëse dhe rrezikndjellëse, ëndrra e rëndomtë dhe bash-ëndrra. Të gjitha këto Kadaresë ia ofroi mekanizmi i ndryshkur i shtetit të fuqishëm të perandorisë otomane në fundin e tij . Karakteri shumëkohësh i "Nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave", përkundër karakterit shumëkuptimësh të një vargu veprash të tjera të Kadaresë, lidhet me raportin themelor që qëndron në boshtin e romanit: raporti i individit me shtetin, më saktë raporti i individit që ka ambicjen të integrohet në strukturat shtetërore dhe që e gënjen mendja se do të fuqizojë veten prej fuqisë së pushtetit, por në të vërtetë, duke e parë nga brenda këtë ngrehinë të përbindshme, ai njeh dobësinë dhe pafuqinë e tij, sheh peshën mbytëse të strukturave gjigande të makinës perandorake, e cila ndryshon vetëm nga përmasa fizike, por jo nga mënyra e të ushtruarit të artit të shuarjes së identitetit njerëzor.
Kadareja i ka dhënë karakterin e një konflikti të përjetshëm marrëdhënies pushtet/individ. Çdo përpjekje e individit për t'u matur me shtetin, për të depërtuar në brendësi të tij dhe për ta marrë me të mirë, është e dështuar. Individi në çfarëdo raporti që ta vendosë veten me shtetin, mbetet i kërcënuar prej tij. Fati i Ebu Qerimit, që e përjeton si shtegtim nëpër ferr kalimin nga një pjesë e "pallatit të ëndrrave" në tjetrën, ndonëse është i përkrahur nga një klan i fuqishëm që kontrollon e administron pushtetin, siç ishin Qyprillinjtë, është gjithnjë i kërcënuar dhe pikërisht për këtë arsye shërben si një paralajmërim për fatin e shtetasve në përgjithësi. Rruga e mbërrities tek thelbi i "Nëpunësit..." ka qenë e ngatërruar dhe plot keqkuptime, të shmangshme e të pashmangshme.

Mungesa për një kohë mjaft të gjatë e shtetit kombëtar krijoi tek shqiptarët nderimin ndaj tij; kjo ishte krejt e nënkuptueshme: në përgjithësi gjërat e munguara lindin respekt, lakmi, adhurim, deri hyjnizim. Për Shqipërinë e Pasluftës, të gjendur përballë detyrës së ngutshme për të çrrënjosur monarkinë e për të ndërtuar një shtet me bazë të gjerë popullore, siç u nis në krye, ky ishte një shans i madh. Por ky shans mbeti vetëm një ëndërr.

Në marrëdhëniet midis individit dhe shtetit, që pasqyrojnë shkallën e qytetërimit të një shoqërie, në vend e në emër të nderimit hyri përulja, në vend e në emër të respektit hyri lakmia dhe arrivizmi -Ky ka qenë një nga deformimet më të thella dhe një shkallmimi i vërtetë i vlerave dhe i karaktereve njerëzore. Për fat të keq u desh plot një gjysmë shekulli për ta kuptuar këtë. Shkrimtari e pati parathënë një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Por edhe këtij shansi iu kalua përbri.

"Nëpunësi i Pallatit të Endrrave" u dha goditjen e parë këtyre marrëdhënieve krejtësisht të shtrembëruara midis të drejtës së njeriut dhe të drejtës së shtetit. Ai e ktheu përrnbys, kokëposhtë, piramidën shtetërore. Ishte hera e parë që nomenklatura e ndereve denoncohej si shkallëzim i fajit dhe i përgjegjësive; që hierarkia e lavdisë karakterizohej si hierarki e turpit; që vlerat e vërteta njerëzore kërkoheshin jashtë korpusit kryesor të piramidës së shtetit, jo brenda saj. Ndoshta kjo ishte arsyeja që kritikët nxituan të shmangnin çdo paralelizëm me kohën, duke zbuluar, madje, për çudi të çudirave, se "Tabir Saraj" paskësh qenë një institucion i vërtetë i administratës perandorake, kështu që "Nëpunësi..." nuk mund të ishte tjetër, përveçse një vepër historike, një kronikë e funksionimit të tij. Me qëllim historia dhe jeta bashkëkohëse, dita dhe tradita, ndryshe nga herët e tjera, u vështruan pa ndonjë lidhje midis tyre. Përfundimi do të ishte i rrezikshëm.
Kontestimi ishte hamletian. Duhej të ishe krenar për qenien në një nga zyrat e hierarkisë së lartë të shtetit apo, përkundrazi, duhej të ishe kokulur?
Një invers i tillë i përjetimit të statusit të nëpunësit s'ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Pyetja "karrierë apo kalvar", që paraqiti Kadare përmes fatit të Nëpunësit të Tabir Sarajit, qëndronte tashmë si një paralajmërim orakulli: "O ju që hyni në këtë shërbesë, a e dini fatin tuaj? Hiqni dorë nga iluzionet, ose, përndryshe, hiqni dorë nga vetja. Ajo që ju e quani rrugë e ngjitjes nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh. Nëse keni vendosur të mos ndaleni as pas këtij njoftimi, atëhere mos prisni famën, por çpersonalizimin, mos prisni lirinë por syrgjynin. Ju nuk i takoni më vetes!"
Me "Nëpunësin..." Kadareja nyjëtoi atë ide që ai vetë më pas do ta quante "faj kolektiv". Tabir Saraji funksionon pikërisht mbi bazën e shoqërizimit të përgjegjësive. Por, ndërkaq, ekziston edhe një shkallëzim krejt i qartë i tyre. Faji i shtetit të panënshtruar ndaj ligjit është kolektiv vetëm në kuptimin që bashkon në përgjegjësi të drejtpërdreitë e të tërthortë njerëz në pushtet e jashtë tij, ideatorë e ekzekutorë, aktivistë e jallan- shahitë, konformistë e servilë. Por më tej faji ndahet sipas një rregulli krejt të përcaktuar. Për të zezën e vet, administrata shtetërore krijoi e ligjëroi emërtesën e mburrjes e të karshillëkut, që do të shërbente më pas për një kallëzim të pagabueshëm të pjesëmarrjes në faj.
Gjyqësia e Kadaresë u vërtetua nga koha si një gjyqësi e mençur. Rreptësia ndaj atyre që shpërdoruan respektin e popullit ndaj pushtetit, mirëbesimin e tij, ishte më se e nevojshme dhe ndëshkimet krejt të merituara. Shkrimtari sulmoi bastionin më të rëndësishëm të shtetit, majën e piramidës së tij. Ai çmistifiloi enigmën e asaj që quhet "arsye shtetërore", në emër të së cilës mbulohen turpet dhe fëlliqësitë më të mëdha të kësaj bote. Ai shembi kultin e rangut, mitin e zyrës e të nëpunësit, idoltarinë e fryrë të "atyre që janë lart". Dhe aty ku fillon shembja e idhujve të rremë, aty ka nisur emancipimi.


1936

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi
Kronikë në Gur
Përbindëshi
Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Qyteti pa Reklama

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003