Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Anarkia Feudale

Lulëzimi i ekonomisë feudale që u krye gjatë shek. XIV, solli forcimin e mëtejshëm të bujarëve arbëreshë dhe rriti peshën e tyre në jetën politike të vendit. Disa nga këta feudale e ndjenë vehten aq të fortë sa filluan të shikonin të mundshme shkëputjen nga vartësia e kryezotit të huaj. Bile tani kur synimet e tyre për t'i rritur edhe më tepër zotërimet feudale ranë në kundërshtim me interesat e kryezotit të huaj, kjo vartësi u bë një pengesë.

Në forcimin e pozitave të feudalëve një rol të rëndësishëm luajjtën edhe qytetet. Me zhvillimin e zejtarisë dhe tregëtisë shtri ndikimi ekonomik i qyteteve përtej kufijve të tyre. Kjo ndihmoi në zhvillimin e marrëdhënieve monetare të mallrave në fshat dhe në lidhjen gjithnjë më të ngushtë të ekonomisë natyrore me tregun. Krahinat dikur të veçuara filluan të lidheshin pas një qyteti që u bë qëndër e një tregu më të gjerë lokal. Qytete të tilla si Durrësi, Shkodra, Kruja, Berati, Lezha, Drishti, etj. futën në rrjetin e ndikimit të tyre edhe vetë feudalët që i kishin zotërimet e veta rreth e rrotull këtyre qyteteve. Prandaj feudalët e fuqishëm synonin t'i pushtonin këto qytete edhe për të përvehtësuar të ardhurat që ato nxirnin. edhe për të forcuar pushtetin politik mbi krejt zotërimet feudale.

Pas mezit të shek. XIV në Shqipëri raporti politik i forcave ndryshoi shumë shpejt në favor të feudalëve arbëreshë. Me vdekjen e Stefan Dushanit (1355) Perandoria Serbe, e cila kishte përfshirë në kufijtë e vet gjithë Shqipërinë, u dobësua shumë shpejt për shkak të kontradiktave të saj të brendëshme. Dobësimi i saj u dha rast feudalëve arbëreshë të çliroheshin nga presioni i huaj dhe të ndërmerrnin një varg veprimesh luftarake kundër qyteteve si dhe kundër feudalëve fqinj për të zgjeruar zotërimet e tyre feudale. Këto lufta të brendëshme shpërthyen kudo në Ballkan, u tronditën edhe më tej Perandorinë Serbe, shpejtuan shembjen e saj dhe daljen më vete të një morije zotërimesh feudale të mëdha e të vogla, të pavarura dhe vasale. Në të njëjtën kohë edhe qytetet e vendit, ndonëse mbetën nën vartësinë e qeveritarëve serbë, të cilët u bënë sundimtarë më vehte, u përpoqën të forconin të drejtën e vetadministrimit të tyre. Por ato u ndodhën menjëherë nën presionin e feudalëve arbëreshë dhe shumë shpejt ranë në dorën e tyre. Kështu Shqipëria u zhyt gjatë gjysmës së dytë të shek. XlV në një anarki feudale.

Kjo anarki, a cila a shpreh në një varg luftash të gjata midis vetë feudalëve si edhe midis feudalëve dhe qyteteve, me gjithë dëmet që i shkaktoi vendit, shënonte një hap përpara për zhvillimin politik të Shqipërisë. Feudalët e mëdhej, duke nënshtruar qytetet, i bënë ato qëndra të rëndësishme politike të zotërimeve të tyre. Brenda pak vjetëve zotërimet e vogla feudale u përpinë nga ato të mëdhatë. Kështu nga një copëtim i vendit në një
shumicë domenesh u kalua në krijimin e tri principatave të mëdha, një në Shqipërinë e mesme me qendër në Durrës, një tjetër në Shqipërinë veriore me qendër në Shkodër dhe një tjetër në krahinat e jugut me qendër në Artë.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003