Kështjellat u ndërtuara ose
të rindërtuara në Shqipëri gjatë
kësaj periudhe i ruajnë edhe sot karakteristikat
kryesore të dikurëshme.
Sikurse më parë edhe tani çdo qytet
kishte kështjellën e vet. Por duke u zgjeruar,
qytetet dolën jashtë mureve të kështjellës,
ku u ngritën lagje të veçanta. Tani
qytetet ndaheshin zakonisht në dy pjesë:
në kalanë ose qytetin e sipërm dhe
në varoshin ose qytetin e poshtëm.
Kështjellat në shumicën e rasteve
ishin ndërtuar mbi majën e një kodre
të rrethuar pjesërisht nga shkëmbij
natyrorë, pjesërisht nga mure të lidhura
me llaç. Këtu ndodhej selia e qeveritarit,
shtëpitë e fisnikëve dhe ndërtesa
të tjera. Tipe më interesante të kështjellave
të kësaj kohe paraqesin ato të Shkodrës,
Beratit, Krujës, etj. Kështjella e Shkodrës
me gjithë rrënimet dhe rindërtimet
që ka pësuar gjatë shekujve të
sundimit turk, i ruan akoma gjurmët e strukturës
së saj të brendëshme e të jashtme
që ka pasur në shek. XIV. Muret e rrethimit
të kështjellës janë përforcuar
me tetë kulla mbrojtëse. Veç kësaj
ato janë rrethuar me nga një hendek të
gjerë e të thellë. Kështjella
kishte vetëm një hyrje të siguruar
me tri porta, midis të cilave kishte oborre dhe
koridore të përforcuara. Zona brenda mureve
ishte e ndarë në tri pjesë; në
pjesën e mesme ndodhej kisha katedrale kushtuar
Shën-Stefanit, patronit të qytetit. Në
pjesët e tjera ndodheshin godinat kryesore zyrtare
bashkë me shtëpitë e funksionarëve
dhe fisnikëve si edhe ndërtesa banimi, magazinat
dhe sternat e ujit. Një strukturë pak a
shumë të tillë ka edhe kështjella
e Beratit, muret e sotme të së cilës
janë rindërtuar në fillim të shek.
XIII prej Mihal Engjëll Komnenit, despotit të
Epirit. Hyrja e kështjellës është
siguruar me një sistem mbrojtës që
përbëhet nga kulla katërkëndëshe
dhe dy porta, midis të cilave ka oborr dhe korridore.
Në pjesën e brendëshme të kështjellës,
ndodhet edhe sot akoma një nga lagjet e qytetit.
Në varosh ndodheshin shtëpitë e shtresave
të gjëra të popullit, punishtet dhe
dyqanet e zejtarëve. Veprimtaria kryesore ekonomike
e qytetit dhe e krahinës që varej prej tij,
përqëndrohej në qytetin e poshtëm.
Nga një here, si p.sh. në Shkodër,
edhe qyteti i poshtëm ishte i rrethuar me mure
mbrojtëse.
Gjatë shek. XIII-XIV e ndërtuan edhe kështjella
më të vogla. Të tilla janë sidomos
që kështjellat që u ndërtuan në
grykat e lumejve të Shqipërisë, si
në Spinaricë (në grykën e Vjosës),
në Pirg (në grykën e Semanit), në
Bashtovë (në atë të Shkumbinit),
në Rodon (gryka e Ishmit), Shëngjin (gryka
a Drinit), etj. Qëllimi i këtyre kështjellave
ishte të mbronin skelat tregëtare që
e formuan këtu si pasojë a rritjes së
marrëdhënieve tregëtare të Shqipërisë
me viset e ndryshme të Adriatikut. Nga këto
kështjella, ajo që ruhet sot në gjendje
pak a shumë të mire është kështjella
a Bashtovës. Planimetria e saj është
katërkëndëshe, me nga një kullë
të rrumbullakët në të katër
skajet dhe midis tyre nga një kullë katërkëndëshe.
Muret e trasha, të cilat janë të lidhura
me llaç, kanë sipër tyre bedena dhe
janë përshkuar në shumë pika,
sikurse edhe kullat, me frëngji, për të
lehtësuar mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin
ndërtesa banimi, depo ushqimesh e municionesh.
Rojet banonin nëpër kullat.
Një tjetër tip kështjellash qenë
ato që u ndërtuan në formë kullash
në viset malore nga feudalët shqiptarë.
Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike,
nga ana arkitektonike ato ishin të thjeshta.
Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në
Guribardhë (Mat), në kalanë e Lekës,
në kullën e Turanit (Korçë)
etj.