Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Kryengritjet dhe Dyndjet e malësorëve Shqiptarë

Dyndjet e malsorëve që kishin filluar qysh në shekujt e mëparshëm, morën përpjestime të mëdha gjatë sundimit të Stefan Dushanit i cili i lejoi dhe i nxiti të vendoseshin në tokat e shpopulluara të Greqisë. Në mënyrë individuale malsorët shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre dhe kërkonin punë nëpër qytete. Një shumicë e madhe malsorësh, me gjithë kundërshtimin e guvernatorëve të vendit, zbritën nëpër fusha. Ata bashkë me bagëtitë e tyre u shtrinë në veri deri në dyert e Raguzës e në brrylin e Danubit, kurse në jug u vendosën deri në Epirin e jugut e Thesali. Dalëngadalë ata arritën deri në Atikë dhe More duke u hedhur edhe në disa ishuj të detit Egje, si në Eube, Hydra, Specia, Paros etj. Pjesa më e madhe e tyre u vendos në tokat e feudalëve grekë e frëngj. Popullsitë arbëreshe mbushën tokat e shkretuara të Greqisë dhe ndihmuan në ngritjen e ekonomisë së rrënuar të vendit. Qysh nga shek. XIV ata vazhdojnë të banojnë akoma në ato vende. Por nën presionin e gjatë të helenizmit, shumica e tyre e ka humbur gjuhën shqipe. Qindra fshatra të Greqisë, ku ata kanë banuar ose banojnë akoma sot, mbajnë emra shqip si Lops, Luaras, Bardha, Kodra, Kulla, Ferrëza, Shpellëza, Shkallëza, Qyteza, Kurora, Hekali, Qafadrizi, Klementi, Malizi etj.

Disa herë dyndjet e malsorëve merrnin forma të armatosura dhe drejtoheshin kundër qeveritarëve feudalë ose qyteteve, i sulmonin dhe i plaçkisnin. Më 1330, malësorët e Shqipërise së mesme u ngritën kundër guvernatorit zullumqar bizantin Nikolla Hanza, të cilin e rrethuan brenda në Berat, por nuk e kapën dot. Një kryengritje tjetër shpërtheu më 1335 në po këto krahina, por përsëri malësorët u detyruan të tërhiqeshin përpara epërsisë së ushtrive bizantine. Më 1336 shpërtheu një kryengritje e furishme e cila u përhap nga perëndimi deri në afërsitë e Vlorës e Durrësit, ndërsa nga lindja deri në Kostur. Kronisti bizantin, Joan Kantakuzeni, i cili na jep lajmet e kësaj kryengritje, thotë se malsorët arbëreshë pushtuan dhe shkatërruan kështjellat e Beratit, Kaninës, Skraparit, Tomorit dhe Këlcyrës. Për të shtypur kryengritjen, këtë radhë u nis vetë perandori bizantin, Androniku i III, i cili thirri në ndihmë mjaft mercenarë turq. Kryengritja u shtyp vetëm me ndëhyrjen e mercenarëve turq të stërvitur në luftime nëpër male të ashpëra, të cilët kryen mbi arbëreshët barbarizma të mëdha. Ushtria bizantine shtiu në dorë një plaçkë të madhe, të përbërë kryesisht prej bagëtish të trasha, dhensh, dhish e kuajsh.

Dyndjet e malësorëve dhe kryengritjet e tyre nuk u ndërprenë. Kur morën vesh vdekjen e perandorit, Androniku i III, më 1341, shkruan Kantakuzeni, arbëreshët që banonin në Thesali, rreth 12 mijë frymë, ngritën përsëri krye, sulmuan qytetet dhe bastisën disa prej tyre. Po në atë kohë ngritën krye gjithashtu malësorët arbëreshë të rrethit të Beratit dhe të Pogonianit afër Janinës, të cilët sulmuan Beratin dhe qytetet e Akarnanisë. Por këto kryengritje, si dhe ato të fshatarëve bujkrobër, u shtypën me ashpërsi.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003