Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Despotati i Epirit

Tokat që shtrihen prej lumit Vjosë në veri deri në gjirin a Prevezës në jug dhe prej maleve të Pindit, në lindje deri në detin Jon në perëndim, e ruanin akoma në kohën e mesme emrin e tyre të lashtë Epir, dhe vazhdonin të bënin pjesë në themën e Nikopojës. Popullsia e kësaj theme ishte e përzierë. Në krahinat veriore mbizotëronte
popullsia shqiptare kurse në viset jugore ajo greke. Në shek.XIII këtu kishte edhe popullsi sllave dhe vllahe. Marrëdhëniet feudale ishin zhvilluar veçanërisht në viset jugore dhe në fushat a pasura të bregdetit. Pjesën më të madhe të fshatarëve

në këto krahina e përbënin parikët. Në viset malore të veriut dhe të lindjes kishte akoma fshatarë të lirë. Klasa sunduese e Epirit përbëhej prej feudalëve, pronarë të mëdhej tokash, të cilët ishin kryesisht me origjinë greke, pjestarë të familjeve të

aristokracisë së madhe feudale të Bizantit. Një nga këto ishte familja e fuqishme e Engjël-Komnenëve (Angelos-Komnenos),që kishte grumbulluar në duart e veta toka të mëdha në Epir.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine më 1204, feudalët e Epirit morën masa të shpejta për të siguruar pushtetin e tyre. Feudali më i madh i vendit, despoti (princi) Mihal Engjëll Komneni, që ishte nip i perandorit të fundit bizantin, zhduku strategun e themës në Nikopojës dhe e shpalli vehten sundimtar duke marrë në dorë pushtetin shtetëror në Epir. Ky, me emrin Mihal i I, sundoi këtu prej 1204 deri më 1216. Qëndër e këtij shteti të ri u bë Arta në gjirin e Prevezës. Qytet tjettr me rëndësi i despotatit (principatës) ishte Janina.

Brenda despotatit, Mihal Engjëlli u mbështet te feudalët e vegjël të Epirit, jo vetëm grekë, por edhe arbëreshë, vllahë e sllavë. Këtyre feudalëve, Mihali u shpërndau toka në formën e pronieve duke i detyruar të kryenin si vasalë të tij shërbimin ushtarak me njerëzit e tyre.

Më 1205 Mihali i I e zgjeroi teritorin e vet në Greqinë e mesme duke luftuar kundër baronëve frëngj që ishin vendosur këtu. Por pushtimi i Durrësit, Vlorës, Korfuzit dhe synimet që kishte Venediku edhe mbi tokat a Epirit krijuan një rrezik në kufirin verior të despotatit. Prandaj Mihali përkrahu Dhimitrin, sundimtarin a Arbërisë. kundër Venedikut, dhe krijoi lidhje me Papatin dhe Raguzën. Me 1210 Mihali a bashkua përsëri me Venedikun, mbasi papa përkrahte armikun a tij perandorin latin të lindjes, kundër të cilit ai hyri në luftë. Por kjo gjendje nuk vazhdoi shumë. Duke përfituar nga pakënaqësia e bujarëve vendës, Mihali mundi t'i shkëpuste Venedikut më 1213 qytetin e Durrësit dhe Korfuzin dhe më në fund edhe serbëve Shkodrën (1215). Nën mvartësinë e Epirit hyri dhe principata e Arbërisë që gjindej nën sundimin e Grigor Kamonës. Despotati i Epirit përfshiu kështu brenda kufijve të vet pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme.

Më 1216 Mihali i I u vra në Berat dhe vendin e tij e zuri i vëllai, Theodhor Engjëll Komneni (1216-1230). Ky zhvilloi një varg luftash për të futur nën sundimin e vet teritoret a Bizantit dhe për të rimëkëmbur kështu Perandorinë Bizantine.

Më 1217 Theodhori korri një fitore të rëndësishme që tronditi shtetet perëndimore. Perandori latin i Bizantit, Pjetër dë Kurtëné, i shoqëruar nga 160 feudalë dhe 5000 kalorës, duke udhëtuar për në Kostandinopojë, i shtyrë nga Venediku, u perpoq ta merrte me rrethim Durrësin. Si nuk e mori dot ai vazhdoi udhëtimin, por në luginën e Shkumbinit, Theodhori e shpartalloi ushtrinë frënge. Perandori latin ra rob dhe shumë feudalë mbetën të vrarë. Më vonë despoti Theodhor luftoi kundër bullgarëve, u mori atyre Ohrin, Perlepin, Shkupin, Prizrenin, Pelagoninë (Manastirin) dhe u shtri në Maqedoni. Më 1223 ai pushtoi Selanikun, dëboi së andejmi mbretin frëng dhe aty u kurorëzua prej kryepeshkopit të Ohrit, perandor i Bizantit. Theodhori e vazhdoi fushatën drejt lindjes dhe shtiu në dorë me lehtësi mjaft qytete. Më 1225 mori Adrianopeiën dhe pas pak arriti në afërsitë e Kostandinopojës.

Por në synimet a tij Theodhori ndeshi në kundërshtim jo vetëm të Perandorisë Latine të Bizantit por edhe të Mbretërisë Bullgare. Ne betejën që u zhvillua më 1230 pranë fshatit Klokotnica ushtria e Theodhorit u shpartallua krejtësishit. Ai bashkë me arhondët e vet ra rob në duart e mbretit bullgar, Ivan Asenit të II, i cili e verboi dhe e mbajti të burgosur për disa vjet. Tokat e Maqedonisë e të Shqipërisë hynë nën sundinun e bullgarëve. Viset e tjera të pushtuara nga Theodhori u copëtuan dhe mbetën përkohësisht nën sundimin e djemve dhe nipërve të tij. Njëri nga këta, Mihali i II (1230-1266), qendroi si sundimtar në tokat e mëparëshme të Despotatit të Epirit. Për më tepër se dhjetë vjet Mihali i II, duke qenë shumë i dobët, nuk ushtroi ndonjë veprimtari të rëndësishme.

Dobësimi i Perandorisë Latine të Lindjes dhe grindjet që shpërthyen pas vdekjes së Ivan Asenit II në Bullgari, i dhanë rast si perandorit të Nikesë, Joan Vatacit. ashtu dhe despotit të Epirit, Mihalit të II Enjëll Komnenit, të zgjeronin sundimin e tyre dhe të luftonin për të rimëkëmbur, secili nën kurorën e vet, Perandorinë Bizantine. Duke lënë mënjanë Kostandinopojën, Joan Vataci kaloi në Ballkan, pushtoi më 1216 Selanikun dhe një varg qytetesh të tjera në Maqedoni dhe u gjend kështu ballë për ballë me rivalin e vet Mihalin e II. Midis tyre filluan luftime të ashpëra të cilat, me disa ndërprerje, vazhduan për gati 20 vjet.


Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003