Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Shtegtimet e Shqiptarëve

Kthimi i tokave-bashtinë të antarëve të fiseve në pronësi o private në kurriz të pronës së përbashkët solli si rezultat kthimin, gjatë këtyre shekujve të fundit, të një numuri të madh katundesh në fshatra dhe dobësoi lidhjet fisnore midis pjestarëve të tyre. Këto lidhje u dobësuan edhe më tepër me procesin e diferencimit shoqëror që ndodhi në gjirin e bashkësive fshatare dhe me lindjen në to të marrëdhenieve feudale. Fshatarët e varfër, duke mos e patur më ndihmën e dikurshme të bashkësisë, filluan të largoheshin nga fshati dhe të kërkonin toka në vende të tjera. Toka filluan të kërkonin edhe krerët e pasur të fshatrave, të cilët me forcimin e pronës private përpiqeshin t'i zgjeronin edhe më tepër bashtinat e tyre të mëdha. Veç kësaj popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara që shtuar në një masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan fenomenin e shtegëtimit të shqiptarëve nga viset malore në luginat dhe fushat e vendit, bile edhe jashtë teritorit të Shqipërisë, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme.

Shtegëtimet u kryen me forma të ndryshme. Herë malsorë të veçuar ose në grupe, herë fise të tëra shtegëtuan, diku në mënyrë paqësore diku në formë dyndjesh me dhunë. Ka mundësi që shtegëtimet e shqiptarëve të kenë filluar qysh në shekujt e mëparshëm (shek. IX-X), por në këto nuk i kemi të dokumentuara; pjesërisht nga se shtegëtimet, sidomos shtegëtimet paqësore, nuk u kanë tërhequr vemendjen kronistëve të kohës, si rrjedhim për këto shekuj burimet dokumentare për gjendjen e brendëshme të Shqipërisë janë jashtëzakonisht të varfëra. Dokumente të viteve 1021-1022 bëjnë fjalë për disa shtegtime popullsish drejt teritoreve të Greqisë, në të cilat mund të kenë marrë pjesë edhe malsorë shqiptarë. Këto shtegëtime vazhduan pastaj për një kohë të gjatë në të gjithë shekujt e mëvonshëm.

Shtegëtimet drejt luginave dhe fushave të vendit u lehtësuan edhe ngaqë në këto vise kishte, ndonëse në një masë të kufizuar, fshatra të banuara me popullsi shqiptare. Por, gjatë këtyre shtegëtimeve, shqiptarët ranë në konflikt me feudalët e vendit kur malsorët u shkaktonin atyre dëme, si dhe me fqinjët sidomos me zhupanët serbë, të kthyer në feudalë. Kështu, ndërsa më parë, gjatë regjimit të bashkësive fshatare, fqinjësia shqiptaro-sllave qe një simbiozë paqësore, tani, me çthurjen e bashkësive dhe me lindjen e marrëdhënieve feudale, ajo u kthye në një burim grindjesh të vazhdueshme dhe konfliktesh të shpeshta për toka dhe për të nënshtruar njëri tjetrin. Feudalët serbë, të cilët në shek. XI formuan në teritoret kufitare të Shqipërisë në tokat e Malit të Zi shtetin e tyre, përpiqeshin jo vetëm të ruanin tokat e veta por edhe t'i zgjeronin këto në kurriz të fshatarëve e malsorëve shqiptarë. Shqiptarët, nga ana e tyre, synonin tani t'i dëbonin, për t'u kthyer në vendbanimet e tyre të dikurëshme. Si rezultat i shtegëtimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banime shqiptare kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarë në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare.

Gjurmë të këtyre shtegëtimeve dhe konflikteve sidomos të konflikteve që ndodhën në shekujt e mëvonshëm midis çetave të malsorëve shqiptare nga njera anë dhe feudalëve serbë të cilët kishin pushtuar luginat dhe kullotat e malsorëve nga ana tjeter, janë pasqyruar si në letërsinë popullore shqiptare, ashtu edhe në atë të sllavëve të jugut. Ato përbëjnë temën e kengëve epike shqiptare të kreshnikëve, të cilat, me ndryshimet që pësuan më vonë, sidomos gjatë shekujve të parë të sundimit turk, këndohen edhe sot me lahutë, prej malësorëve të Shqipërisë veriore.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003