Faqja Kryesore  >> Historia  >> Arberia
 

Historia e Shqipërisë - Arbëria

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Thema e Durrësit në shek. XIII

Me largimin e ushtrive normane (1108), sundimi bizantin u rivendos vetëm në krahinat e Shqipërisë së mesme e të jugut. Tokat e Shqipërisë veriore prej Drinit e përpjetë mbetën akoma për disa kohë nën sundimin e feudalëve serbë të Zetës.

Sulmet e normanëve dhe rreziku që këto sulme mund të përsëriteshin, e shtuan rëndësinë e themës së Durrësit për mbrojtjen e Ballkanit nga ana e perëndimit. Tani kur Bizanti kishte humbur zotërimet e veta në Itali dhe një varg krahinash në Azi të Vogël. Ballkani kishte marrë një rëndësi të veçantë për të. Prandaj strategëve të Durrësit i u ngarkua detyra të drejtonin politikën bizantine në Italinë e jugut dhe ndaj shtetit të Dioklesë. Në shek. XII edhe pozita e strategut të Durrësit u rrit, ai tani mbante titullin "dukë i gjithë perëndimit".

Në fillim të shek. XII grindjet e brendëshme që plasën në Diokle i dhanë mundësi Bizantit të nënshtronte deri diku feudalët serbë. Duka i Durrësit i futi ata përsëri nën vartësinë e vet. Në këtë mënyre krejt Shqipëria hyri përsëri nën sundimin bizantin.

Pak më vonë, filloi të rritej fuqia e feudalëve serb të krahinës së Rashës, rreth Novipazarit të sotëm. Me sulme të vazhdueshme ata u përpoqën të shkëpusnin nga thema e Shkupit tokat pjellore të Kosovës por u thyen më në fund nga duka i Durrësit, Joan Komneni.

Rreth mesit të shek. XII Shqipëria pësoi përsëri një inkursion nga normanët. Më 1143, flota e Rozherit të Siçilisë, mbretit të normanëve plaçkiti dhe shkretoi një varg qytetesh të bregdetit shqiptar. Por, me ndërhyrjen e ushtrive të themës, ajo u tërhoq përsëri në Itali.

Gjatë sundimit të perandorit Manuel Komneni (1143-1180), kufijtë e Bizantit u zgjeruan edhe më tej. Në vitin 1160, pas fitoreve të korrura kundër Hungarisë, Manuel Komneni nënshtroi tokat e Zetës dhe të Rashës, dhe e shtriu sundimin bizantin deri thellë në Dalmaci, deri në qytetin Spalato. Tokat e Shqipërisë veriore bashkë me qytetet e Dalmacisë jugore formuan tani një themë më vehte, themën e Dalmacisë, në krye të së cilës qëndronte një dukë me qëndër në Shkodër dhe më vonë në Kotor.

Me gjithë fitoret ushtarake, Bizanti nuk mundi ta vendoste plotësisht sundimin e vet në tokat e Ballkanit. Përkundrazi lufta e shpeshta e lodhën perandorinë dhe e zhytën përsëri në një krzë politike. Kjo u duk menjëherë pas vdekjes së Manuel Komnenit (1180), kur në Bizant plasën grindje për trashëgimin e fronit midis familjeve feudale bizantine.

Arbëria

Ngritja e qyteteve
në shek. XII
Thema e Durrësit
në shek. XIII
Grindjet Kishëtare
në shek. XII
Arbëria në fund
të shek. XII
Principata e Arbërisë
Despotati i Epirit
Kryengritjet e arbëreshëve të shek. XII
Arbëria në vitet 1260-1270
Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve
Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Arbëria nën Sundimin Serb
Kryengritjet e Malësorëve Shqiptarë
Qytetet në shek. XIV
Anarkia Feudale
Komunet Qytetare Autonome
Principata e Durrësit
Principata e Shkodrës
Despotati i Artës
Arsimi
Kështjellat
Arkitektura
Piktura


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003